Berisha letër OSBE-së: "Raporti, kolektor ujërash të zeza". "RD" ka tri ditë që i referohet

Postuar në 14 Shtator, 2015 16:12

Leter publike drejtuar shkelqesise se tij, ambasadorit te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, zotit Florian Raunig!
"I nderuar zoti ambasador,

Intervista/Kadare: "Të hapen dosjet. E vërteta për rastin "Kuteli"

Postuar në 14 Shtator, 2015 16:00

Shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë përgjigjet për të gjitha “akuzat” e drejtpërdrejta bërë nga trashëgimtarët e Mitrush Kutelit, paraqitur në botimin më të fundit “Netë moldave”. Kadare për herë të parë tregon si është përkthyer në frëngjisht vepra e Kutelit, por mbetur e bllokuar, e pabotuar nga familjarët. Shkrimtari pohon se Kuteli nuk është dënuar si oficer fashist, por për çështjen e Kosovës. “Rasti Pasko”, fabrikimi i sajesave nga njerëz të krimit, ende midis nesh. Shkrimtari i njohur ka folur në mënyrë ekskluzive për gazetën “Standard”.

Shënim: Afrimi i të fortëve si zgjedhje e vullnetshme e Ramës. Kush duhet dekriminalizuar?

Postuar në 14 Shtator, 2015 14:47

Partisë Socialiste i janë dashur personazhe të fortësh në zgjedhje, sepse nuk kishte mënyrë tjetër për t’u përballur me të fortët e PD-së për të ruajtur votat. Kjo është një e vërtetë e pranuar nga socialistët, e pohuar disa herë së fundi. Dhe kur flasim për ‘të fortë’, nuk është thjesht fjala për individë që preferojnë dhunën kundrejt dialogut, por për elementë me të kaluar e të tashme kriminale, si penale edhe ekonomike.

Reportazh/ Kur shtegtojnë krillat

Postuar në 14 Shtator, 2015 14:18

Nuk po flas për romanin e Dostojevskit, por për shtegtimin e shpendëve që quhen “krilla” dhe që në vjeshtë dhe në pranverë vizitojnë lagunat tona bregdetare.
Tani në vjeshtë lagunat tona mbushen me shpendë migratorë, duke filluar që nga derdhja e Bunës deri në lagunën e Nartës në Vlorë. Por më e populluar dhe më e veçantë është Laguna e Divjakë-Karavastasë. Këtu është streha e specieve më të rralla në Ballkan dhe më e mbrojtura gjatë stinës së dimrit. Krillat, flamingot, çafka të ndryshme, rosa, pata e plot specie të veçanta strehohen gjatë të ftohtit evropian në këtë lagunë.

Pagesat me thesar për LSI-në, vjen reagimi i Manjanit: “Po ky është kulmi i transparencës more. Sepse ne e kemi mbytur turkun brenda vetes. Po ku merrni vesh ju, turkoshakë”

Postuar në 14 Shtator, 2015 13:43

Meidani: Rama minimumi të kërkojë falje për futjen e të fortëve në parlament dhe PS

Postuar në 14 Shtator, 2015 13:31

Ish sekretari i përgjithshëm i PS dhe ish presidenti Meidani, ka reguar sot në Panorama me një shkrim mbi depërtimin e të fortëve në PS. Rexhep Meidani beson se kryetari Rama duhet të kërkojë falje për këtë dukuri, më e pakta. “Sipas statutit të PS-së, nëse përzgjedhja do të realizohej nga anëtarët e partisë me anë të diskutimit e përzgjedhjes prej tyre në bazë (dhe më tej “kolaudim-votimit” në strukturat drejtuese të partisë) apo, akoma, me anë të zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”, përgjegjësia kryesore do të ishte e vetë anëtarësisë së partisë”, thotë Meidani.

Holandezët alarmohen nga rritja e mafies shqiptare. “Janë gati gjysma e të kërkuarve të Interpolit”

Postuar në 14 Shtator, 2015 13:20

Grupe të vogla por shumë ambicioze të krimit. Kështu i quan gazeta holandeze “De Telegraaf” grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët, që kanë mundur të përfitojnë para të mëdha kryesisht me trafik droge. Gazeta shkruan gjithashtu se shqiptarët atje janë të përfshirë në një sërë vrasjesh brutale, ende të pazbardhura dhe në tregtinë e kokainës.

FOTOGALERI: Nxirrni mallin! Adriana Lima u kthye!

Postuar në 14 Shtator, 2015 12:49

Na kishte marr malli per Adriana Limen, e cila qe kur u divorcua u veçua nga puna.
Por modelja eshte kthyer me bombastike se kurre, ne passarelë. E me pas ne tapetin e kuq ku reklamoi market Mabelline.

Feminiteti “porn - femëror” dhe portalet shqiptare*

Postuar në 14 Shtator, 2015 12:46

Tendenca ngulfatëse e postmodernizimit për ta tubuar edhe përmbajtjen e kulturës të popullarizuar, tekstet e saja, si relevante, përmes analizës së formës e ashtëquajtur –“kulturë mediatike e shoë bizit” , tani edhe në portalet online, tregon (apo) vërteton hapur pa të voglin dyshim se parimi universal i vizualizimit po e mbulon fotografinë e identitetit bashkëkohor gjinor.

FOTOGALERI: Ja kush është muza e Kylie Jenner!

Postuar në 14 Shtator, 2015 12:32

Kylie Jenner tani nuk eshte me adhuruesja me e madhe e veshjeve te Kim. Kylie duket se kete here po frymezohet nga motra e saj e preferuar Khloe Kardashian.
Krahas faktit qe ngjajne, ne New York Fashion Week ato kishin te njejten ngjyre flokesh.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS