“Mistral”, luftanijet moderne që francezët prodhuan për Rusinë dhe po ia shesin Egjiptit (foto)

Postuar në 24 Shtator, 2015 11:14

Qeveria e Egjiptit ka rënë dakord për të blerë dy anije luftarake tip “Mistral”, të prodhuara nga Franca fillimisht për Rusinë. “Presidenti francez Francois Hollande dhe homologu egjiptian Abdul Fattah al Sisi ranë dakord mbi parimet dhe afatet e blerjes së anijeve”, thuhet në një njoftim të pallatit Elize. Në vitin 2011, Rusia nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.2 miliard euro për dy luftanijet, secila prej të cilave mund të mbajë 16 helikopterë, 4 pista uljeje dhe 13 tanke.

Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit, Nishani i mërzitur nga sherret, Rama mjaftohet me një kartolinë

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:57

Është bërë traditë që paria politike të jetë në pararojë të urimeve për Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit. Edhe këtë vit presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës uruan që pa gdhirë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Edi Rama u mjaftua me një kartolinë, ndërsa kryetari i opozitës përcolli një mesazh sa fetar aq edhe politik, duke bërë thirrje për ndërmarjen e akteve që i shërbejnë të mirës shoqërore në kushtet e një ekonomie të tronditur dhe në rrënim.

Bilanc tragjik nga fluksi i madh i pelegrinëve në Mekë; 310 vetë të vdekur e 450 të plagosur

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:52

Zyrtarë të Arabisë Saudite bëjnë të ditur se të paktën 310 persona kanë gjetur vdekjen gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mekë dhe po ashtu, 450 persona të tjerë janë plagosur nga shkelja mbi njëri-tjetrin. Një problem i tillë është i përvitshëm në Mekë, gjatë ceremonive të Kurban Bajramit, për shkak të dyndjes së peligrinëve në vendet e shenjta. Mbi 1 milion pelegrinë ndodhen aktualisht në Mekë dhe numri pritet të arrijë në 2.2 milionë deri fundjavën e ardhshme.

TMERR : Cara & Kate Moss pozojnë si pornostare të vërteta (FOTO)

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:38

Ose jane cmendur ose kerkojne me shume vemendje nga sa kane.
Modelja Cara Delevingne, dhe e preferuara e saj Kate Moss pozuan si pornostare te verteta.

Duhet theksuar se Cara eshte perfshire edhe me 'teper ne rol'.

FOTOGALERI: Të visheni plotë stil & sharm si Tulisa!

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:28

Vetem nje jave pasi u arrestua per drejtim automjeti ne gjendje te dehur, Tulisa eshte shfaqur e veshtir plote stil dhe sharm.

Kengetarja britanike e dashur nga shume njerez dhe e urryer nga me shume te tjere, beri nje nderthurje te bukur mes modernes dhe klasikes.

Cirku me nenin 6 të kuponit tatimor. Spoti antiligjor dhe imponimi i Ramës për të miratuar propozimin e tij që u rrëzua në Komision

Postuar në 24 Shtator, 2015 10:17

Projektligji për procedurat tatimore u miratua me shumicë dje në parlament, por ajo që suprizoi në votim ishte tërheqja e Komisionit të Ekonomisë, ose më saktë të deputetëve të PS-së nga anulimi i nenit të propozuar nga Rama ku "Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos paguajë për vlerën e mallit ose shërbimit të marrë, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor".

Sulm kamikaz gjatë faljes së Kurban Bajramit; 12 viktima në Jemen

Postuar në 24 Shtator, 2015 09:15

Gjatë faljes së Kurban Bajramit, ka ndodhur kjë sulm kamikaz me bombë, në një xhami në Sana, kryeqyteti i Jemenit. Sipas raportimit të BBC, nga ky atentat në xhaminë al-Balili kanë vdekur 12 persona. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe shumë persona të tjerë. Kryeqyteti i Jemenit është goditur kohët e fundit nga një seri sulmesh me bombë nga ISIS-i.

Kulmi Xhelozisë : Çfarë e detyroi të bëjë Kylie Jenner të dashurin e saj!

Postuar në 24 Shtator, 2015 09:01

Kylie po qe eshte xheloze per te dashurin Tyga dhe shume madje, duket Sikur e do pas vetes ne cdo moment!!
Tyga mesohet se do te mbante nje koncert ne Brazil ku do te performonte prane balerinave seksi, por qe e anulloi minutat e fundit!
Menaxheret fajsojne per gjithcka Kylie Jenner dhe xhelozine e saj te semure!

Emigrantët, udhëtimi i rrezikshëm nga Turqia në Greqi me anije

Postuar në 24 Shtator, 2015 08:50

 Videoja është filmuar nga BBC. Mesatarisht, gjashtë njerëz vdesin çdo ditë në kalimin, me më shumë se 481,000 njerëz që e kanë bërë këtë udhëtimin deri më tani. 

Futet në lojë padia civile ndaj Ismailajt, kërkohet kthimi i 4.8 milionë eurove

Postuar në 24 Shtator, 2015 08:41

Në kohën që po përflitet kalimi i shumave të mëdha të përfituara nga DIA në kompani afër Ilir Metës, lidhur me skandalin e mbledhjes së borxheve të CEZ, del në skenë një tjetër variant për destinacionin e parave. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është duke përgatitur një padi civile ndaj Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë ‘Debt International Advisory’ (DIA) për t'i kthyer shumën prej më shumë se 4.8 milionë euro, që ka zhvatur gjatë kohës që ka vjelë borxhet e kompanisë ceke.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS