Reforma në drejtësi, a po shkojmë drejt një presidenti kukull?
Debati teknik per reformën në drejtësi ka nxjerrë në pah një tjetër diskutim përveç morisë së çështjeve që palët nuk bien dakord. Roli dhe kompetencat e presidentit të Republikës që me ndryshimet që pritet t'i bëhen ligjit në kuadër të paketës për drejtësinë bëhen relative.
Pra në varësi të votave me të cilat ai zgjidhet do të jetë më i fortë ose më i dobët. Në draftin që Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend si pjesë e propozimeve për reformën në Drejtësi, kjo është një ndër pikat që pritet të shkaktojë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Franca, gati sulmet ajrore kundër ISIS-it në Siri
Agjensia e lajmeve AFP raporton se Franca do të zhvillojë sulme ajrore kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS) në Siri në javët e ardhshme. Lajmin e njoftoi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean Yves Le Drian. I intervistuar nga “radio France Inter” dhe i pyetur se kur, avionët bombardues francezë, që zhvillojnë që prej 8 shtatorit fluturime mbi Siri për grumbullim informacioni, do të fillojnë bombardimet, ministri francez u përgjigj se bombardimet do të fillojnë “në javët në vijim, sapo të jenë mirëidentifikuar objektivat”.
Plazhet shqiptare në YouTube - Shqipëria “Verë 2015” - Jalë & Dhërmi
Implantet e trurit, goditje suksesi për të rritur kujtesën
Diçka e ngjashme me Matrix, jemi duke hyrë në një epokë ku ka të ngjarë të rrisim kujtesën me disa goditje në tru. Një duzinë njerëzish të cilët iu nënshtruan dorëzimit të impianteve të trurit për goditje në shënjestër të mendjes së tyre, rezultoi në përmirësim të kujtesës në testet e provuara. Këtë e bëri të ditur autoriteti shkencor i DARPA në një konferencë në St.Louis javën e kaluar.
Studimi: Gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë informal
Tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48 % në informalitet. Një studimi i publikuar nga “Monitor” vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 46 %. Shifrat alarmante për të punësuarit e padeklaruar i ka dhënë Banka Botërore në një studim të posaçëm të publikuar kohët e fundit për tregun e Punës në Shqipëri. Raporti e “Sfidat e tregut të punës në Shqiperi, i publikuar në maj 2015, ka të dhënat nga viti 2011 deri në 2013 dhe 2014.
Rusët propozuan largimin e Assadit nga pushteti që në shkurt të 2012-ës. U refuzua nga Perëndimi
Ajo që bota po dëshmon sot në Siri, e më tej, pasojat e saj në Medhe ku po mbyten qindra njerëz, ndërkohë që miliona kanë lënë shtëpitë, është edhe përgjegjësi e fuqive perëndimore. Kryesisht SHBA-sëm Britanisë së Madhe dhe Francës. Loja e tanishme e këtyre fuqive për të bllokuar Rusinë në përpjekjet e veta ushtarake në Siri ka humbur çdo legjitimitet, sa kohë kasaphana siriane mban firmën e tri shteteve demokratike në fjalë.
FOTOGALERI: Modelet e ‘shëndosha’ sfilojnë në passarelë!
Epo erdhi momenti që të shohim forma të vërteta në passarelën e New York Fashion Week. Mjaft na pa syri të sfilojnë femra nga 20 kg.
Shumica janë shfaqur me të brendshme! SHIJONI FOTOT!
Nesër në Pezë plas mishi, kënga, pilafi e rakia. Mirë, po sikur këto ishin vese të ballistëve?!
Kur Sali Berisha dhe Koço Kokëdhima bëhen bashkë
As njëri dhe as tjetri nuk e prisnin të bëheshin bashkë. Por të detyruar nga rrethanat dhe një raport që i rendit të dy në listën e politikanëve me fije të errëta , Sali Berisha dhe Koço Kokëdhima kësaj radhe janë bërë bashkë.
Ata mendojnë njësoj për raportin që hedh dyshime mbi pasurinë e tyre dhe mënyrën sesi ata dhe rrethi i tyre familjar e kanë përfituar. Madje njëri prej tyre është i idesë se OSBE duhet të largohet nga Shqipëria. Sali Berisha e postoi vetë në facebook indinjatën e tij, ndërsa Koço Kokëdhima e shpalli si kërkesë në gazetën “Shekulli” largimin e OSBE-së.