Ja çfarë kurojnë: Çajrat më të mirë për shëndetin tuaj!
Çaji është ai që asnjë person nuk duhet ta ndajë nga vetja për as edhe një ditë.
Ndërkohë që disa të tjerë janë në dieni të këtij informacioni por e konsumojnë me 3 lugë sheqer e pa pikë dobie.
Së fundmi këshillohet çaji mentes, çaji i limonit dhe xinxerfilit ju ndihmojnë me diarrenë dhe gazrat, çaji i jasminit sugjerohet nga kinezët sidomos për femrat gjatë shtatëzanisë, ndërkohë që çaji jeshil është anti-stres.
FOTOGALERI: Këta qenër janë argëtuar më shumë se disa njerëz për pushime!
Epo ndodh edhe kështu, që qentë të shëtisin botën pasi pronarët e tyre i adhurojnë dhe i marrin me vete kudo.
Ja disa raste ku i zoti nuk ndahet nga qeni edhe kur bën alpinizëm.
Mesazh i fortë i ambasadorit Lu: Reforma në drejtësi ka kundërshtarë të fortë
Në kulmin e debatit për reformën në drejtësi ambasadori amerikan Donald Lu dha një mesazh të fortë për riskun që ekziston që kjo reformë të dështojë. Gjatë një tryeze të organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi, Lu tha se me anë të kësaj reforme nuk duhen lejuar politikanët, prokurorët e gjyqtarët e korruptuar të fitojnë. “Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar ku më të pasurit e blejnë drejtësinë”,- tha Lu. Sipas ambasadorit amerikan të korruptuarit nuk duhen lejuar të fitojnë pasi ata me shumë gjasa do ta kundërshtojnë këtë reformë.
FOTOGALERI: Ai momenti kur Rita Ora tregon edhe të brendshmet në publik.
Adhuruesja e modës Rita Ora ndoqi shfaqen e përgatitur nga Vera Wang në New York Fashion Week, madje erdhi me look ndryshe.
Këngëtarja shqipëtare kombinuar me të zeza është parë me një fustan aq transparent sa që edhe të brendshmet dukeshin ‘sheshit’, megjithatë Rita pozoi pa e vrarë shumë mendjen.
Ndërkohë që në rreshtin e saj qëndronte ulur dhe Kylie Jenner (motra e ish të dashurit Robert Kardashian), të cilën e injoroi, dhe nuk i foli për asnjë sekond.Ai momenti kur Rita Orës tregon edhe të brendshmet në publik.
Eklipsi i super Hënës vjen më 27 shtator: sa i rrallë është spektakli qiellor?
Nëse ju ndodh që t’i ngulni sytë në qiell për disa orë para mesnatës së 27 shtatorit, ju mund të shihni një hënë të kuqe gjigante. Mos u alarmoni. Nuk ndodh asnjë gabim me Hënën. Siç bën me dije “Christian Science Monitor”, në fakt, ju do të jeni dëshmitarë të një ngjarjeje të rrallë qiellore: një super Hëne që përkon me një eklips hënor. Të dy fenomenet e krijuara do të jenë fort intriguese nga lart në qiell.
Ky mund të jetë avioni spiun i Forcave Ajrore Amerikane
Forcat Ajrore të SHBA pasi kanë hequr nga përdorimi avionin e famshëm spiun U-2, po përgatiten ndërkohë të nxjerrin pasardhësin e tij. Sipas “The Verge”, studiuesi Lockheed Martin ka zbuluar se si mund të jetë pasardhës i U-2. Është quajtur TR-X dhe mund të jetë gati në fillim të 2025. Imazhi që ju shihni u mundësua nga Lockheed në një konferencë të shoqatës së Air Force këtë javë.
Rama e pranon: Jemi në krizë, drejtësia e korruptuar po mban peng ekonominë
Kryeministri Rama u ka shtuar një tjetër argument arsyeve që sipas tij po mbajnë peng ekonominë e vendit. Përveç modelit të ri ekonomik që sipas tij kërkon kohën e vet të japë efektet e dëshiruara dhe uljes së çmimit të naftës si pasojë e rritjes së prodhimit vendas, një tjetër arsye është drejtësia e korruptuar.
Kriza e së majtës, koalicioni dhe Edi Rama
Nuk ka asnjë parlament në botë sot që të ketë çështje themelore të diskutimeve të tij largimin e anëtarëve që vijnë nga bota e krimit. Aq e rëndë është gjendja, sa çdo deklaratë e ambasadës amerikane, misionit të BE-së dhe çdo zyrtari të huaj ka në qendër vetëm pastrimin e Parlamentit nga këta njerëz. Në fakt, akuzat e opozitës se kryetari i PS, Edi Rama mblodhi gangsterë e kriminelë dhe i përfshiu në “skuadrën e rilindjes”, disa duke i promovuar në konferenca shtypi, disa duke i mbrojtur publikisht, po provohen të vërteta.
Elvis Roshi drejt dorëheqjes!
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pritet të jetë zyrtari i radhës nga mazhoranca që do të deklarojë dorëheqjen nga funksioni i tij. Burime pranë tij thanë për "ResPublica" se Roshi po shyrton mundësinë e lënies së mandatit të kryebashkiakut të fituar në zgjedhjet e qershorit.
Kjo për shkak të presionit në rritje të ndërkombëtarëve për pastrimin e administratës dhe politikës nga personat me të shkuar të dyshimtë. Roshi ka qenë objekt i akuzave të vazhdueshme nga opozita si një person që për shkak të problemeve me ligjin ka ndryshuar identitet.
Koncesionari i Rinasit heq dorë nga ekskluzviteti i fluturimeve
Qeveria shqiptare premton se në krye të dy javëve do të njoftojë heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur në një intervistë për “A1Report” se është rënë dakord me koncesionarin dhe me këtë hap edhe aeroporti i Kukësit do të vihet në funksionim. “Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare.