Mustafa: Ushtria e Kosovës, s’mund të kushtëzohet formimi i saj me vendet e rezervuara

Postuar në 12 Shtator, 2015 10:30

“Koha.net”, në një raportim të sajin shkruan se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë sqarime në lidhje me vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetet joshumicë të Kosovës dhe raportin e kësaj çështjeje me formimin e FAK-ut. Ai thotë ta ketë kundërshtuar vazhdimin e këtyre vendeve sa ka qenë në opozitë, ndërsa thotë se edhe sot, pavarësisht çmimit, do ta kundërshtonte një gjë të tillë.

Habia e mediave greke me Ramën: E pabesueshme, ka 200 milionë Euro pasuri

Postuar në 12 Shtator, 2015 09:32

Ka bërë çudi edhe në shtypin e huaj pasuria e Edi Ramës, e cila është publikuar nga materiali kofidencial i OSBE-së. Mediat greke e kanë cilësuar si “të pabesueshme” pasurinë e Kryeministrit Rama. “Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke iEfimerida.

Jibo, roboti i parë familiar

Postuar në 12 Shtator, 2015 08:53

Institute i Technology në Massachusetts, po eksperimenton me një robot social në kushtet e shtëpisë. Jibo, do të jetë robot parë në familje. Ai mund të këndojnë dhe të kërcejë. Ai do tu përshëndesi dhe do tu kujtojë për të marrë nënën tuaj në telefon. Por potenciali i Jibos shkon përtej punëve shtëpiake.

 

 

Rënia e çmimit të naftës do ulë prodhimin rus dhe amerikan, probleme me furnizuesit që nuk janë pjesë e OPEC-ut

Postuar në 12 Shtator, 2015 08:27

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se rënia e çmimit të naftës do të ulë prodhimin rus dhe amerikan gjatë vitit 2016. Kjo do të shkaktojë rënien më të rëndësishme të furnizuesve të naftës, që nuk janë pjesë e OPEC-ut. Një rënie 6-vjeçare e çmimeve të naftës do të shtyjë furnizuesit joanëtarë të OPEC-ut të ofrojnë më poshtë se 0,5 milionë fuçi në ditë duke ulur prodhimin e përgjithshëm deri në 57,7 milionë fuçi në ditë, bëri të ditur Agjencia e Energjisë në daljen e saj mujore.

Raporti i BSH: Remitancat, emigrantët dërguan 305 milionë euro për 6 muaj

Postuar në 12 Shtator, 2015 08:06

Në tremujorin e dytë të këtij viti kanë hyrë në ekonominë shqiptare 360 milionë euro. Sipas një shkrimi në “Gazeta Shqiptare” dy zërat që kanë injektuar më shumë para në ekonomi janë remitancat dhe investimet e huaja direkte. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, ku mësohet se dërgesat nga emigrantët në periudhën prill­maj­qershor janë rritur me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

NASA për Plutonin: “Një botë e ndërlikuar si Marsi”

Postuar në 12 Shtator, 2015 07:46

E pasur, shumë e pasur, një botë plot me aspekte të jashtëzakonshme dhe formacione sipërfaqësore. Imazhet e reja të Plutonit të dërguara nga horizonte të reja të NASA-s entuziazmojnë astronomët. Planeti xhuxh vazhdon të sjellë të papritura: nga fotot shfaqen zona që duken të mbuluara me dunat, lumenj azoti që rrjedhin nga malet dhe fushat, luginat dhe krateret. Sipas ekspertëve që ndjekin misionin, “sipërfaqja e Plutonit është aq komplekse sa dhe ajo e Marsit”.

"Doktor, atë të Koços e fute mirë, se unë se them dot", "200 milionë ka deklaruar edhe Koço te Fevziu. Mos mendojnë që ai mban lekët e tua?" "Dhe do bënte shkrim në gazetë? E fute bukur atë"

Postuar në 12 Shtator, 2015 01:46

Kalifornia miraton ligj për të drejtën e vdekjes së asistuar për pacientët terminalë

Postuar në 12 Shtator, 2015 01:31

Ligjvënsësit në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë miratuar së fundmi një ligj që legalizon vetëvrasjen e asistuar të të sëmurëve terminalë. Ligji u lejon të sëmurëve, të aftë mendërisht, për të cilët dy doktorë bien dakord zyrtarisht, se kanë vetëë 6 muaj jetë, të kërkojnë recetën për dhënien fund të jetës. Akti është kundërshtuar nga grupet fetare, përfaqësues katolikë sidomos, që mbajnë përherë qëndrime kundër ndërhyrjes njerëzore në ndërprerjen e procesit jetësor. Fjala e fundit i takon Guvernatorit Jerry Brown që mund ta aprovojë, ose të vërë veton.

Dekriminalizim taze, kandidati i PS-së: Sapo dola nga burgu, mandati i deputetit më takon mua!

Postuar në 11 Shtator, 2015 23:58

Video/Momenti i rënies vinçit në Meka, ku vdiqën 87 vetë

Postuar në 11 Shtator, 2015 23:44

Pages

Subscribe to ResPublica RSS