“Provat flasin që ne njerëzit jemi vetëm në këtë galaktikë”

Postuar në 25 Shtator, 2015 20:03

Jemi vetëm. Këtë thonë provat e deritanishme. Njeriu nuk ka të ngjashëm në galaktikën rruga e Qumshtit dhe për aq sa është vëzhguar deri më tani, nga 10 miliardë planete të ngjashëm me Tokën, në përmasa dhe në rajone që mundësisht janë të jetueshëm. Por...vetëm heshtje. Ish-drejtuesi i misionit Kepler të NASA-s, William Borucki, ka qenë këto ditë në Hong Kong, ku merr çmimin “Shaw”, paratë e të cilit do t’i dhurojë për luftën kundër ndryshimeve klimetarike.

Para negociatave vendimtare, Rusia ul çmimin e gazit për Ukrainën

Postuar në 25 Shtator, 2015 19:08

Para hapjes së negociatave nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Rusia ka ulur zyrtarisht çmimin e gazit të shitur në Ukrainë. Palët shpresojnë të arrijnë në një marrëveshje duke mundësuar livrimin e ndërprerë që prej tre muajsh. Në afrim të dimrit, konsumi i gazit nga Ukraina do të rritet, ashtu si dhe në vendet evropiane që i tremben një çrregullimi të furnizimeve të tyre me gaz nëpërmjet territorit ukrainas sepse Kievi disponon aktualisht rezerva të pamjaftueshme.

Shënim: Çfarë është duke pritur Adriatik Llalla?

Postuar në 25 Shtator, 2015 18:35

Kanë mbetur edhe pak ditë për t’u mbyllur shtatori, të cilin kryeprokurori Adriatik Llalla e shpalli muajin e arrestimeve të zyrtarëve të lartë. Por deri më tani, raportet e policisë dhe prokurorisë flasin për ndalime apo arrestime të personave që akuzohen për dhunë në familje, grabitje, vjedhje, mbjellje lëndësh narkotike apo drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Shënim: Laguna e Patokut dhe “dekriminalizimet” e bujshme me urdhër të... peshkut

Postuar në 25 Shtator, 2015 18:30

Sherri i lagunës së Patokut që kishte në qendër një liçensë peshkimi mund të kishte shkuar shumë më keq, edhe me viktima. Por palët në histori, deputeti socialist Armando Prenga dhe i vëllai, dhe fisi Cali që ka patur një liçensë prej 10 vjetësh në këtë lagunë, deri tani janë ndarë me të plagosur dhe me çështje gjyqësore. Zhvillimi i fundit është vendimi i Gjykatës Administrative që rikthen shfrytëzimin e lagunës së Patokut për peshkim, firmës së familjes Cali.

Braçe nxjerr dokumentat dhe akuzon Berishën e Boden: I falën CEZ 35 milionë euro (faksimile)

Postuar në 25 Shtator, 2015 17:55

Ish-­ministri i Financave Ridvan Bode, deklaroi se vendimi për uljen e çmimit të shitjes së energjisë nga KESH te CEZ, nga 2.8 lekë në 2.3 lekë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së Bankës Botërore. Kjo për vitin 2011. Por deputeti socialist Erjon Braçe ka publikuar faksimilet, me të cilat thotë se ky çmim është zbatuar për 5 muaj me radhë në vitin 2012. Sipas Braçes vetëm për këtë 5-mujor, CEZ­it i janë falur 35 milion euro.

“Drejtimi i Duhur”, në kthesë 180 gradë në Dibër

Postuar në 25 Shtator, 2015 17:37

Njësoj si në vitin 2007 edhe tani aleanca PS-LSI po dëshmon se funksionon gjysmë për gjysmë. LSI-ja ka bashkuar votat me PD-në edhe në qarkun e Dibrës, duke marrë kështu drejtimin e tij. Në votimin e zhvilluar nga 17 këshilltarë, përkatësisht të bashkive të Burrelit, Klosit, Bulqizës dhe Peshkopisë, fitues ka dalë kandidati i LSI-së, Hajri Lazi. Në garë ishin edhe Qazim Gjoni i PS-së dhe Sabri Lazi i PD-së. Kandidati i LSI-së mori 10 vota, ai i PS-së, 7 vota dhe ai i PD-së, zero vota.

Emigrantët, Orban mbyll kufirin hungarezo-kroat për një periudhë të pacaktuar

Postuar në 25 Shtator, 2015 17:35

Agjensia e lajmeve AFP raporton se kryeministri hungarez, Viktor Orban ka njoftuar sot se do të mbyllte për një afat të pacaktuar kohor kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë, pikë tranzit kalimi e emigrantëve që udhëtojnë çdo ditë në këtë udhëkalim drejt perëndimit të Evropës. “Fluksi i migrantëve nuk ka për t’u ulur, ne kërkojmë të pengojmë kalimin e refugjatëve”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Vjenë.

Robotët spiunë po mbërrijnë

Postuar në 25 Shtator, 2015 17:08

"Miku me ryshfet", armiku i shoqërisë shqiptare

Postuar në 25 Shtator, 2015 16:26

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe miku dhe ryshfeti përshkruhen si më poshtë :

- Ai me të cilin kemi miqësi; ai që na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë; një i njohur, me të cilin kemi lidhje të ngushta, njeri i afërt .

- Para ose diçka tjetër që i jepet falas nën dorë një nëpunësi ose punonjësi në detyrë që të bëjë një punë a një shërbim jashtë ligjit.

40% e shtatzënive te shqiptarët rezultojnë të padëshiruara

Postuar në 25 Shtator, 2015 15:57

Vetëm 13% e çifteve në Shqipëri përdorin kontraceptivë duke vijuar të përdorin metodat tradicionale për t’u mbrojtur nga shtatzanitë e padëshiruara. Ndonëse kontraceptivët ofrohen falas nga qendrat shëndetësore, përdorimi i tyre mbetet i ulët dhe ky fakt është vënë në dukje edhe nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Shtatzanitë e paplanifikuar ndodhin çdo vit tek femrat që nuk përdorin asnjë nga metodat kontraceptive, ose si rezultat e përdorimit jokorrekt të kontracepsionit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS