"Ah, si është kjo dynja. Ca e ca kanë problem mbiprodhimin e hashashit, kurse unë prodhimin e pakët të rrushit. Nuk më lanë as fikun dreqi e mori"
Stanislav Petrov, oficeri rus që shpëtoi botën
Në 27 gusht të këtij viti, ish-oficeri i ushtrisë ruse Stanislav Petrov u fotografua përpara shtëpisë së tij. Emri i tij ndoshta nuk thotë shumë, por për disa në perëndim njihet se njeriu që shpëtoi botën. Ky është edhe titulli I filmit që do të shfaqet premierë të premten, ku rrëfehet historia tronditëse e Stanislav Petrov, i cili mori vendimin për të mos shtypur butonin që do të dërgonte raketa bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Saimir Tahiri “sqaron” se AUDI-n e ka shitur, por kishte mbetur në sistem me emrin e tij për një burokraci ashtu...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërhyrë me telefon në “Opinionin” e Blendi Fevziut sot në mbrëmje, për të sqaruar akuzat ndaj për lidhjet e tij personale dhe familjare me trafikantë hashashi, konkretisht kushërinjtë e tij në Vlorë, si dhe për makinën me emrin e tij që qarkullonte nëpër rrugët e Jugut. Këto akuza janë përmendur nga ish oficeri i antitrafiqeve të Fierit, Zagani, çka Tahiri i konsideron thjesht përpjekje për të marrë strehim politik.
Intervista/"Publikimi i raportit të OSBE-së, kriminal. Nuk ishte konfidencial". A po gënjen kryeministri?
Dekriminalizimi mbizotëroi seancën parlamentare edhe këtë të enjte, ku opozita akuzoi mazhorancën dhe kryeministri Edi Rama se po përpiqet ta anashkalojë këtë proces, pas prezantimit të një drafti paralel me atë të demokratëve nga ana e Qeverisë.
Por dekriminalizimi nuk është e vetmja sfidë aktuale e kësaj mazhorance. Informaliteti, reformat dhe ekonomia janë sfida të vështira. Për të folur për të gjitha këto dhe për të tjera çështje të aktualitetit politik, këtë të enjte në Top Story me gazetarin Sokol Balla, ishte i ftuar kryeministri Rama.
Intervista
Një ëngjëll i zhveshur nga Suedia për Victoria Secret
Elsa Hosk është modelja që u është bashkuar “ëngjëjve” të Victoria Secret me një fizik për t’u admiruar. Ajo ka pozuar për revistën GQ, edicioni i Meksikës, duke shfaqur format e saj seksi dhe joshëse.
1 milionë luftëtarë nga Jemeni gati të sulmojnë Arabinë Saudite(?!)
Middle East Monitor, raporton se rreth 1 milionë luftëtarë jemenitë janë mbledhur në kufi me Arabinë Saudite dhe po përgatiten për ta sulmuar. “MEM” i referohet një gazete iraniane, “Kayhan” e cila pretendon se burime nga terreni japin këto informacione. Irani ka interes direkt në konfliktin në Jemen, ku janë angazhuar sauditët, për shkak të komunitetit shiit që jeton aty. Edhe ky përqendrim forcash, nga fise të Jemenit, synon siç shkruan “MEM, të zhvendosë konfliktin nga Jemeni. Një zëdhënës i ushtrisë së Jemenit, Sharaf Ghalib Luqman.
Pse nervozohet Rama nga një raport i OSBE
Një fushatë e qeverisë Rama, direkt dhe indirekt, që kërkon largimin e OSBE-së nga Shqipëria, të sjell ndërmend një peticion të hekurudhës së Durrësit, në kohën kur Berisha ishte president, që kërkonte mbylljen e BBC në shqip se transmetonte lajme kundër pushtetit.
Rama me ndërgjegjie të qetë: Doshin, Ndokën dhe Prengën do t’i kandidoja sërish
Kryeministri Rama ka hequr çdo përgjegjësi nga vetja për përfshirjen në listat e deputetëve të Partisë Socialiste emrave si Tom Doshi, Armando Prenga apo Arben Ndoka, duke thënë se do të bëntë të njëjtën gjë nëse do të kthehej pas në kohë. I ftuar në emisionin Top Story Rama tha se nuk mund të ishte profet për të parashikuar devijimin e deputetëve nga rruga e ligjit.
Agimi i Artë merr përgjegjësinë për vrasjen e aktivistit të majtë
Dy vjet pas vrasjes së aktivitit të majtë Pavlos Fisas, Agimi i Artë ka marrrë përgjegjësinë politike për aktin kriminal të kryer nga një anëtar i saj në 18 shtator të vitit 2013. Kreu i Partisë të ekstremit të djathtë, Mihalis Mihalolakos në një intervistë radiofonike deklaroi se Agimi i Artë merr përgjegjësinë politike për vrasjen e këngëtarit majtist 36-vjeçar, por sipas tij s’ka pse të mbajë asnjë përgjegjësi penale për aktin kriminal të aktivistit të saj.
FOTOGALERI: Nuk e merrni dot me mend sa ndryshon North West me flokë të lëshuara!
U bë thuajse një vit që North West e kemi parë vetëm me flokë të kapura, të rregulluara e të stiluara bukur.
Tani North e pamë me një look të ri, dhe ndryshimi është i dukshëm.