Izraeli nis operacion të kufizuar tokësor në Gaza
Izraeli ka nisur një ofensivë të kufizuar tokësore në Gaza duke inauguruar një strategji veprimi që është kundërshtuar shumë.
Trupa të këmbësorisë dhe tanket janë dërguar në veri të Rripit të Gazës dhe në krye të ofensivës është caktuar brigada Givati dhe divizioni i 162-të i blinduar ka qenë pjesë e mbështetjes për atë që mediat izraelite e quajnë “faza tjetër e luftës”.
Amerika ka nevojë për gjak të ri
Arnold Schwarzenegger po promovon librin e tij në Londër. 76-vjeçari i filmave aksion synon të motivojë njerëzit me një libër me shtat kapituj: “Bëhu i dobishëm: Shtatë këshilla për jetën”.
17 miliardë lekë borxhe ndaj Sigurimeve
Borxhi i bizneseve ndaj Institutit të Sigurimeve, ka arritur në 17 milardë lekë në fund të vitit 2022.
Në raportin e auditimit të Kontrollit të lartë të shtetit, për periudhën 2021-2022, trendi i detyrimeve të prapambetura në Institutin e Sigurimeve Shoqërore shkon drejt rritjes, borxhe të cilat i përkasin mbi 109 110 subjekteve debitorë.
Në raport thuhet se 58% e debitorëve janë subjekte juridikë dhe 38% biznese të vogla.
Krizë mes Izraelit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së
Izraeli ndodhet aktualisht në një krizë të dyfishtë që përfaqëson në të vërtetë sinjalet se bota ku jetojmë nuk miraton më unanimisht vendimet e aleatëve të tij. Përveç problemeve me situatën e sigurisë dhe Hamasin, ka një lloj tensioni diplomatik në prag të një krize për shkak të disa deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres i cili duke folur për krizën e tanishme, ndër të tjera deklaroi se:
Vaksina e tumorit kalon me sukses testet e para
Vaksina e kancerit ka arritur suksesin e parë. Uğur Şahin dhe Özlem Türeci, bashkëthemeluesit e BioNTech, kanë bërë të ditur se vaksina e tyre e kancerit ka arritur të ndalojë rritjen e tumorit dhe të zvogëlojë madhësinë e tij. Testet klinike kanë përfshirë një grup prej 44 pacientësh me kancer, te të cilët është vënë re një reduktim i tumorit në masën 30% në të paktën 59% të rasteve.
Erdogan propozon konferencë ndërkombëtare për konfliktin në Palestinë: Hamasi, organizatë çlirimtare
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar një konferencë ndërkombëtare paqeje për të trajtuar konfliktin izraelito-palestinez.
Evolucioni i kërpudhave, tani jetojnë edhe në organizma të gjallë
Kërpudhat e gjinisë Mycena, të njohura ndryshe si kërpudhat bonnet, është zbuluar se jetojnë jo vetëm në pemët dhe bimët e kalbura, por edhe nga pemët dhe bimët e reja, të shëndetshme. Kjo do të thotë se ato kanë bërë një hap evolucionar që sfidon mënyrën si e kemi kuptuar deri tani rolin ekologjik të kërpudhave.
Malltezi, Gaçi...Po me shkeljet e paprecedenta në Bazën e Sarandës kush shkon në burg?
Sekuestroja e sipërfaqes së fituar në bregdet nga investitori strategjk Artan Gaçi, sinjalizon se mundet që të jemi në kushte cilësisht të reja, kur paditë për abuzimet me pronën të shndërrohen në procedime penale. Pavarësisht rezultatit të procedimit duhet thënë se sekuestroja e ka një efekt: atë financiar dhe besueshmërinë publike të investitorit.
SPAK vë nën sekuestro investimin strategjik të Artan Gaçit
Prokuroria e Posaçme SPAK ka vënë nën sekuestro 5512 m2 truall në zonën e Palasës në Himarë, e cila i është dhënë ish-deputetit socialist Artan Gaçi, në cilësinë e investitorit strategjik.
Trualli mbi të cilin po ndërtohet një resort turistik është tashmë nën sekuestro preventive, pasi bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme është nën hetim për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Hetimi lidhur me pronën vjen pas kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Belerit, ndaj Artan Gaçit dhe kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
Qeveria e Kosovës bie dakord për diskutimin e Planit të ri europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se kryeministri i vendit Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht propozimit perëndimor për një plan të ri të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.