TOM CRUISE: Kjo është rezidenca që mezi priti ta hiqte qafe (FOTO)
Ahh, më në fund Tom Cruise është çliruar përfundimisht!
Aktori arriti të heq qafe rezidencën e tij në Hollywood Hills me shitjen e së cilës ishte marr që fillimin e këtij viti.
Çmimi që vendosi Tom fillimisht ishte 13 milionë dollarë, por nuk ka doli! Blerësit mbetën të kënaqur kur paguan 2 milionë më pak!
SA NDRYSHE DUKEJ:Për herë të parë foto të Kate Moss 18-vjeç!
Nëse e shikoni tani në të 40-at e saj kuptoni se Kate Moss është shëmtuar dhe më shumë prej abuzimit me duhanin, alkolin dhe sidomos me drogën.
Ndërkohë që dikur ishte ndryshe, fytyra e saj shkëlqente dhe nuk kishte asnjë rrudhë! Është publikuar një set fotografik i supermodeles britanike, i cili është realizuar kur Kate ishte 18-vjeç dhe qëndronte pranë një modeli suedez.
Natyrisht bëhet fjalë për Kate Moss, dhe nuk mund të vendoset një çmim i zakonshëm. Secila prej tyre kushton 2.500 dollarë!
"Tomka" në shënimet e Xhanfise Kekos
Fragmente nga ditari
Jim Carrey reagon pas vetëvrasjes të së dashurës !
Komediani Jim Carrey ka reaguar pas lajmit të vetëvrasjes të së dashurës së tij irlandeze Cathriona White, e cila e mori këtë vendim pasi u nda për herë të dytë nga Jim.
Ai thotë:’Jam thellësisht i tronditur dhe shumë i mërzitur, për vdekjen e Cathrionës sime të ëmbël. Ajo ishte me të vërtete e mire, ishte një lule delikate irlandeze shumë e ndjeshme ndaj këtyre që ndodhën. Mbështetja ime shkon ndaj familjes dhe personave të saj të dashur.’
Rrjetet sociale bashkojnë infermieren me pacienten e vogël pas 38 vjetësh
Një grua që pësoi djegie të rënda në fëmijërinë e saj, më në fund ka shansin të falënderojë infermieren e spitalit që kujdesej për të, në sajë të një postimi në rrjetet sociale, duke zbuluar identitetin e infermieres në një fotografi të hershme kur ajo ishte në moshën 38-vjeçare. Amanda Scarpinati thotë se e ka çmuar gjithmonë atë foto kur ish veç një foshnje në krahët e infermieres së re.
Berisha: Ja arat me kanabis të Sajmir Tahirit
“Miremengjes miq, fotografi dixhital denoncon plantacione masive kanabisi ne Smokthine, arat e Sajmir Shullazit!!”- shkruan Berisha në një postim bërë paraditen e sotme në rrjetin social Facebook.
Këtë postim Berisha e ka shoqëruar me një foto, në të cilën sipas tij janë plantacionet me kanabis të Tahirit
Tahiri prej kohësh tashmë është në qendër të akzuave të opozitës për lidhjet me trafikanët e drogës dhe po prej kohësh PD po kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e tij.
Ekzekutohet femra e parë pas 70 vitesh në Georgia
Thirrja e Papa Françeskut nuk i ndaloi autoritetet e Georgias në Shtetet e Bashkauara të ekzekutojnë femrën e parë pas 70 vitesh qëkurse u krye ekzekutimi i fundit për dënimin me vdekje.
Kelly Renee Gissendaner gjeti vdekjen pas injeksionit që iu bë nga autoritetet e burgut të Georgias. Ajo ishte dënuar me vdekje oër vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 1997, krim që e kishte kryer në bashkëpunim me të dashurin e saj.
Kush e ka vizituar Kastriot Ismailajn në burgun e Fierit?
Objekt i veifikimit të pretendimeve që parashtrohen në letrën e Spartak Brahos janë edhe disa vizita që i janë kryer Kastriot Ismailajt në burgun e Fierit dhe kërcënimet që ai të dëshmojë kundër Ilir Metës. Për këtë arsye, pritet që Prokuroria të verifikojë librin e fletëhyrjeve në burgun e Fierit. Panorama raporton se grupi i hetimit pritet të marrë në pyetje edhe biznesmenin me të shoqen. Mësohet se dy javë më parë Kastriot Ismailaj është lëvizur nga burgu i Fierit dhe është sjellë në Tiranë, pasi në Gjykatën e Apelit u mbajt seanca për çështjen e sekuestros së pasurive të tij.
Emri i Maqedonisë, Tsipras bojkoton samitin e Obamës
Greqia dhe Maqedonia janë përplasur edhe njëherë për shkak të diferencave për emrin. Mediat flasin për një incident diplomatik me protagonist kryeministrin grek Aleksis Tsipras, i cili refuzoi të jetë i pranishëm në samitin e thirrur nga presidenti Obama në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Pala greke kishte kërkuar që Maqedonia të prezantohej në këtë samit me emrin e njohur nga OKB, si FYROM, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga organizatorët qe lejuan prezantimin e Shkupit me emrin Republika e Maqedonisë.
