Në lojë është shteti i Malit të Zi

Postuar në 02 Nëntor, 2023 18:18

 

Gjermania paralajmëron myslimanët: Dëboheni nëse kryeni akte antisemitizmi

Postuar në 02 Nëntor, 2023 14:08

Që prej sulmit të 7 tetorit, që shënoi riaktivizimin e konfliktit Izrael-Palestinë, Perëndimi është kritikuar shpesh për pozicionimin hapur përkrah Izraelit. Në disa vende të Europës, protestat pro palestinezëve kanë vënë në provë respektimin nga autoritetet të dy të drejtave themelore: atë të shprehjes dhe lirinë e protestës.   

Në Berlin, protesta pro Izrelit dhe ajo pro Palestinës u mbajtën vetëm pak metra nga njëra-tjetra pak ditë më parë. Dhuna e regjistruar gjatë tyre ka ngritur shqetësimin e qeverisë gjermane për antisemitizëm.

Hileqar dhe i vogël deri në fund

Postuar në 02 Nëntor, 2023 00:16

 

Edi Rama i hapi sytë Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe me propozimin e vet për draft-statutin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe hodhi bazat e një dokumenti europian. Kështu e përcjellin media pranë qeverisë shqiptare sfondin e propozimit të ri europian. Një kokë nga një dokument që mund të jetë gjithçka dhe media e Baton Haxhiut, një lloj kaçaku mediatik i Albin Kurtit, sugjeron gjenialitetin e kryeministrit të Shqipërisë. 

7 tetori mbetet me të panjohura. Irani dhe Turqia shprehin shqetësim për përhapjen e konfliktit në rajon

Postuar në 01 Nëntor, 2023 19:32

Turqia e Recep Tayyip Erdoganit po bën përpjekje dinamike për të imponuar pushimin e konfliktit në Gaza dhe kontrollin e situatës në rajon. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet presidenti turk, i cili ka bërë thirrje edhe për krijimin e një mekanizmi rajonal sigurie për të zgjidhur dhe trajtuar çështjet e sigurisë. Ky është sinjali i parë serioz i kontestimit të hegjemonisë perëndimore në këtë zonë duke sugjeruar alternativa sigurie.

Rutte bashkon pikëpamjet anglo-saksone me Europën Kontinentale

Postuar në 01 Nëntor, 2023 19:24

Kryeministri holandez, Mark Rutte, është një nga favoritët e hershëm për postin e shefit të NATO-s. Në rrugën drejt zyrës së kreut të aleancës ushtarake të Perëndimit, Rutte ka dy pengesa fillestare: rekordin e varfër të Holandës në shpenzimet e mbrojtjes dhe faktin që është mashkull.

Athinë, prindërit patrullojnë për të ruajtur rendin në Kifissia

Postuar në 01 Nëntor, 2023 18:25

Prindërit e fëmijëve në Kifissia të Athinës në Greqi, kanë krijuar një grup patrullimi për t’i ardhur në ndihmë policisë pas rritjes së kriminalitetit të të miturve. Ata kanë krijuar grupin "Kifissia Watch", përmes të cilit organizohen për patrullimin e fundjavës. Fundjava është koha kur numri i të rinjve në rrugët dhe baret e qytetit verior shumëfishohet dhe kjo rrit shqetësimin te prindërit.  

Katër milionë euro, por asnjë investim. Koncesionari i dializës i sjell të gjithë në Tiranë

Postuar në 01 Nëntor, 2023 17:47

Ishte planifikuar që kompania koncensionare e shërbimit të dializës të investonte mbi 4.2 milionë euro në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, e megjithëse kanë kaluar mbi 7 vjet nga firmosja e kësaj kontrate, këto investime nuk janë bërë realitet.

Në një raport për periudhën 2020-2022, Kontrolli i Lartë e Shtetit rendit disa shkelje që vijnë si pasojë e mosrespektimit të kontratës koncensionare, të cilat lidhen edhe me mungesën e shërbimit të dializës për pacientët që vuajnë nga problemet në veshka, nëse nuk janë në stadin më të rënduar të sëmundjes.

Standardet e dyfishta po cenojnë reputacionin e Perëndimit në Lindjen e Mesme

Postuar në 01 Nëntor, 2023 10:57

I dërguari i Egjiptit në Bruksel kritikoi qëndrimin e Perëndimit për luftën Izrael-Hamas, duke e akuzuar atë për një pozicionim pro-izraelit, çka do të thotë se po dëmton reputacionin e tij në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë në rezidencën e tij në Bruksel, kryediplomati i Kajros në kryeqytetin e BE-së, Badr Abdelatty, theksoi gjithashtu se vendi i tij nuk do të pranojë refugjatët palestinezë që ikin nga Gaza.

Në gjyq me BE-në, Parisi kërkon t’i japë terren frëngjishtes

Postuar në 31 Tetor, 2023 23:08

Franca nuk i ka hequr kurrë shpresat se burokratët e BE-së do të flasin frëngjisht. Pavarësisht se në kontinentin e vjetër përdoret masivisht nga folësit jobritanikë një anglishte e thjeshtuar, Parisi synon ta zgjerojë përdorimin e frëngjishtes.

Parisi tani po sulmon bllokun për punësimin e disa punonjësve të rinj bazuar në vlerësimet e bëra në anglisht.

“Evropës ia kemi thënë, Kosovën nuk e njohim!”

Postuar në 31 Tetor, 2023 19:11

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti serb e bëri sërish të qartë këtë qasje.

Vuçiç tha se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe se vendi i di angazhimet e tij dhe po i përmbush ato në përputhje me marrëveshjet, por se është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë, sepse një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e saj.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS