Tahiri-Donald Lu, tjetër takim në Ministrinë e Brendshme. A po flitet për Byronë e Hetimit?
Ndërsa emri i tij është “rrethuar me të kuq” mes ministrave të përfolur për t’u larguar nga detyra, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është duke zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në ambientet e Ministrisë. Takimi ka nisur rreth orës 15:20 dhe burime nga ministria thonë se, është duke u diskutuar drafti për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo sepse në takim mësohet se ka përfaqësues edhe nga FBI-ja. Kohët e fundit ky mund të numërohet si takimi i tretë mes ambasadorit dhe ministrit Tahiri.
OSHEE-ja, zyrë partie, apo kompani shtetërore?
Nëse ka një ent shtetëror në Shqipëri, drejtuesit e të cilit i kanë mbushur mendjen vetes se mund të bëjnë çfarë të duan, ky është OSHEE. Sot ai erdhi sërish në vëmendje për një tender 5 milionë euro që i ka shkuar një miku të kryeministrit, si favor për ndërtimin e vilës në Surrel, të dhëna që u përcollën nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Rusia deklaron programin e modernizimit të mjeteve ushtarake deri në vitin 2020
Dita e Forcave Tokësore Ruse kremtohet më 1 tetor. Kjo datë e shënjuar është shoqëruar dhe me shtimin e pajisjeve të reja ushtarake. Sipas programit të ripajisjes së ushtrisë, bëhet fjalë për 5.000 automjete të reja të blinduara dhe 6.000 pjesë armatimi të modernizuara deri në vitin 2020. Armët dhe pajisjet e Forcave Tokësore Ruse mund t’i shihni në këtë set fotosh nga agjencia TASS
Shkarkohet shefi i shërbimit sekret të ushtrisë
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Ylber Dogjanin. Dogjani, me gradë gjeneral, është emëruar në detyrë nga qeveria e kaluar në korrik të vitit 2013. AIM është emri i ri për Shërbimin Informativ Ushtarak. Nuk bëhen të dityara arsyet e shkarkimit.
Emaili drejtuar Hillari Klintonit për 21 janarin shqiptar, proteston Soros: Gjitha sa thuhen për mua, nuk janë të pavërteta!
Viktimat e Pompeit, arkeologët realizojnë imazhe 3D të mbetjeve të 30 individëve
Një grup arkeologësh në Itali, po sjellin në imazhe të reja, 3d, mbetjet e trupave të 86 individëve që humbën jetën gjatë shpërthimit të vullkanit të Vezuvit në vitin 79 p.e.s. Trupat e gjetur në Pompei po skanohen duke përfituar të dhëna të rëndësishme të tipareve, gjendjes shëndetësore, gjinisë, apo edhe çfarë hanin. Deri më tani bëhet e ditur se janë skanuar 30 individë, prej nga ku janë realizuar imazhe 3 dimensionale.
Nobeli për fizikën jepet për zbulimin e masës së neutrions
Çmimi “Nobel” për fizikën këtë vit i është dhënë japonezit Takaaki Kajita dhe kanadezit Arthur McDonald. Të dy janë marrë me neutrinon, studimin e tij dhe llogaritjen e masës së tij. “Zbulimi ka çuar në konkluzionin, me një rëndësi të konsiderueshme, se neutrinot, të konsideruara për një kohë të gjatë se nuk kanë masë, duhet të kenë një të tillë, edhe pse shumë të vogël”, ka vlerësuar juria.
Mësoni si të kombinoni dy ngjyra në buzët tuaja
Është vërtetë në mode kombinimi i dy ngjyrave në buzë. Mësoni në pak minuta si të arrini kombinimin perfekt.
Premtimi që ka bërë Rihanna për Chris Brown, deri ditën që do të vdesi!
Pasi pozoi revistën ‘Vanity Fair’ Rihanna ka folur për ish-partnerin Chris Brown, i cili e dhunoi fizikisht vitin 2009. Këngëtarja shpjegon përse vendosi që të kthët sërish me të, edhe pas asaj që ndodhi, Rihanna thotë:’U ktheva me të sepse mendova semund ta ndryshoja, edhe përse këtë gjë njerëzit nuk e kuptuan.’
‘Për diçka premtoj, unë do të kujdesem për të, dhe të do më interesojë gjithçka që ka të bëjë me Chris deri ditën që do të vdes’ përfundon ajo.
PROVONI VETEN: A mund të dalloni delen në këtë iluzion optik!
Në foton e parë është mundësia juaj për të gjetur ku është delja. Kjo foto është shkrepur në Kolorado, dhe ka ‘detyruar’ shumë njerëz të hapin sytë mirë për të gjetur delen por jo të gjithë e kanë arritur.
Nëse as ju nuk arrini ta gjeni, foto e dytë e zbulon!
