Lady Gaga tmerrësisht e frikshme në fotot e fundit (FOTO)
Lady Gaga gjithnjë ka patur neje stil të cuditshëm por këtë herë nuk është tek veshja sa është tek pjesa e fytyrës.
Gaga dukej vërtetë e frikshme, përveç faktit që vetullat i përshtati me ngjyrën e flokëve, duket sikur fytyra e këngëtares ka pësuar një transformim! Ç’ti ketë ndodhur vallë?
Ardian Fullani shpallet i pafajshëm
Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Prokuroria ka këkruar pesë vjet burg për Fullanin, që sërish do të ulej për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por gjykata vendosi lirimin nga akuza e shpërdorimit të detyrës. Ai u arrestua vitin e kaluar, në muajin shtator, pas skandalit të vjedhjes në BSH të një shume prej 713 milionë lekësh.
Kush po e vret idealizmin e kurdëve? A po krijohen shkaqe që Turqia të hyjë ushtarakisht në Siri?
97 të vrarët që përgjakën Ankaranë në "Marshimin e Paqes" ishin mbështetës të partisë prokurde të Demokracisë së Popujve. Içetin Çevik, fotoja e të cilit ka bërë xhiron e botës është një mësues që ishte zhvendosur në Ankara pasi vajza e tij kishte studimet në kryeqytetin turk.
Ben Affleck nuk shkon me fëmijët në vende të shtrenjta, por ja si i kënaq (FOTO)
Për vetë faktin se është një person publik dhe i pasur mund të mendoni se ai shkon në vendet më popullore dhe të shtrenjta për të kënaqur fëmijët, por gaboheni. Ben Affleck kaloi disa ore me dy fëmijët e tij, shoqëruar dhe nga dado duke shëtitur. Të tre ishin veshur sportive, dhe shijuar momentet në praninë e njëri-tjetrit.
Komisioni i Ekonomisë. Kodi Penal masa me burgim për mashtrim në doganë
E fundit ishte dhoma amerikane e tregtisë ajo që tërhoqi vëmendjen se fokusimi tek masat represive po shkakton efekt të kundërt tek biznesi shqiptar. Por sot Komisioni i ekonomisë po diskuton ndryshimet në kodin penal, në të cilin parashikohen masa të rrepta ndëshkimore. Zv.ministrja Beqiraj raportoi masat e ndëshkimit të parashikuara në këtë pr.ligj, ku bëri të ditur se mosdeklarimi i saktë ose i rremë në doganë dënohet me 7 vite burg. Zv.ministrja deklaroi se ashpërsimi i masave, të parashikuara në këtë pr.ligj bëhet në kuadër të luftës kundër informalitetit, njofton Monitor.
Merita është e këtij njeriu
Shqipëria nuk do të ishte në finalet e europianit, Francë 2016 nëse në pankinën e kombëtares nuk do të ishte Xhani De Biazi. Italiani besoi që në fillim se ekipi mund t'ia dalë të kualifikohet në një kompeticion të madh mjafton që në fushë të mos luanim vetëm me zemër, por edhe me tru siç ai vetë e ka përsëritur disa herë. Sepse për të luajtur futboll nuk mjaftojnë vetëm muskujt, dëshira dhe talenti, por mbi të gjitha inteligjenca. Dhe ajo që De Biazi injektoi tek ekipi i tij ishte disiplina taktike për të marrë maksimumin e rezultatit duke shfrytëzuar potencialin e grupit.
Fier, 550 familje dhe 150 biznese të përmbytura
Në qytetin dhe rajonin më të prekur nga përmbytjet, Fier, Shtabi i Emergjencës është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar rreth situatës së shkaktuar nga reshjet. Sipas Emergjencave Civile, në prefekturën e Fierit nga reshjet e shiut janë përmbytur 550 familje dhe 150 biznese, ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte. Shtabi njofton se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, situata është normalizuar, ujërat janë tërhequr dhe Gjanica është rikthyer në shtratin e vet.
Çfarë fati, një qytetar i rastësishëm merr dhuratë dorezat e Etrit Berishës
Ja një presidencë që punon 24/7. Urgjent Nderi i Kombit të dielën në darkë për Kombëtaren!
Të vetmit në rajon në Euro 2016. Danezët akuzojnë për trukim
Kombëtarja e futbollit kthehet sot në mesditë nga Armenia, ndërkohë që ajo merr me vete dhe një “trofe” tjetër: Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që është kualifikuar për Euro 2016, bashkë me Rumaninë nga ana tjetër e gadishullit. Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi… nuk janë kualifikuar. Kështu kuptohet edhe më mirë pse fitorja shqiptare ka shkaktuar çudi në mediat ndërkombëtare. UEFA dergoi kartolinen zyrtare online, (foto), ndërsa trajneri danez Morten Olsen, i dëmtuari direkt i ndeshjes së djeshme, deklaroi se gara e Jerevanit ishte e trukuar!
