Lajm shokues për Serbinë, BE i kërkon njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës
Në raportin e saj “lajmi.net” shkruan se Serbia të mërkurën në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës. Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projektplatformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuricit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës, transmeton “lajmi.net”.
Ekipi i kombëtares serbe pritet pa entuziazëm në Beograd
Fierza bie në 271 metër, KESH do të importojë me fondet e veta
Mungesa e gjatë e reshjeve ka ndikuar në uljen e nivelit të rezervës hidrike në basenin e HEC-it të Fierzës. Niveli i ujit është 271.8 metër, kuotë kjo e njëjtë me mesataren shumëvjeçare në këtë periudhë. Sipas “Monitor”, burimet në Ministrinë e Energjetikës pohojnë se, situata është tërësisht në kontroll dhe se gjithçka po shkon sipas programit. Programi ekonomik i KESH për 2015 kishte bërë parashikim që gjatë vitit të importohej një sasi energjie elektrike për të ruajtur kuotat. Gjatë këtij viti, deri më tani, nuk është bërë import por vetëm eksport.
NATO e gatshme të mbrojë Turqinë, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga rusët
NATO-ja tha se është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për të mbrojtur këtë vend aleat pas shkeljes së hapësirës ajrore turke nga aeroplanët rusë që bombardonin në Siri. Ndërkohë, Britania e qortoi Moskën për shkallëzimin e luftës civile në Siri e cila ka lënë 250 mijë të vrarë. Zyrtarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende po analizojnë inkursionin rus në hapësirën ajrore të Turqisë pranë Sirisë veriore, ndërsa shefat e mbrojtjes të vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior po takohen në Bruksel ku kriza në Siri dominon rendin e ditës.
Shqipëri-Serbi, përmbledhja e ndeshjes në 6 minuta
Si ta kthesh dhimbjen në forcë
Do ta shihni botën me një sy tjetër: Fotot më të bukura të globit!
Pas ketyre fotove do te nisni ta shihni boten me nje sy tjeter . Ne kete album shfaqen gjith bukurite e planetit, per me teper çdo foto eshte shkrepur ne momentin e duhur.
Fustani më elegant për një mbrëmje (FOTO)
Kjo eshte nje nga prerjet me elegante per nje femer, sidomos nese deshiron qe te duket plote sharm.
Ky fustan do te ishte i pershtatshem per nje darke, apo nje pasdite ne teater.
Edhe pse sportive, gjoksi Kelly Brook duket sikur po shpërthen (FOTO)
Pra nuk e kane fajin ato fustanet e ngushta, apo kanotieret, gjoksi i Kelly Brook eshte vertete shperthyes.
Modelja ka reklamuar atletet e reja, te cilat jane pelqyer shume.
0:2/Serbia merr fitore të pastër në Elbasan(foto)
Kolarov dhe Llajiç kanë mbyllur ndeshjen me Shqipëri - Serbi, e vlefshme për Europianin, në katër minutat e fundit të saj. Madje në shtesë. Ekipi serb ka marrë kështu një fitore të pastër në Elbasan Arena kundër Shqipërisë, në një nseshje ku përfaqësuesja jonë u paraqit shumë dobët. Në stilin e lojës tradicionale të mbrojtjes me heqje topi, me boshllëqe në mesfushë, pa energji dhe fantazi për të ndërtuar aksione, kombëtarja shqiptare ka lëshuar veten në fund. Dy golat e serbëve erdhën edhe si rezultat i formës më të mirë fizike.
