Nishani në shërbim të dyshes Berisha-Meta: Letra paralajmërim për Ramën, s'ka rrezik destabilizimi

Postuar në 01 Tetor, 2015 10:01

Nishani në sinkron me Presidenti Nishani ka dhënë sqarimet e tij lidhur me letrën e Spartak Brahos, për një skenar destabilizimi të vendit, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka është një lojë e kryeministrit Rama për të goditur Ilir Metën.

Ja dhe një qen që di të luaj në piano

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:51

Pajisje përgjimi e kamufluar në gur. Idetë e izraelitëve nuk shterojnë

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:48

Ky gur është një gur, por nga “gërmimi” i fakteve ka rezultuar të jetë një pajisje përgjimi e sofistikuar e kamufluar në një gur. Guri është gjetur në qytetin Bani Hayan, në jug të Libanit dhe ishte i lidhur me kabëll elektrik, katër bateri dhe një kamera. Një pajisje përgjuese e vendosur aty nga izraelitët. Dhe raportohet se nuk është hera e parë. 

Deklarata e Trump: Pas fitores migrantët sirianë do t’i dërgoj në shtëpi

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:24

Donald Trump, kandidati në zgjedhjet paraprake mes republikanëve për presidencën amerikane, deklaroi sot se do të kthejë mijëra refugjatë sirianë drejt vendit të origjinës nëse ai zgjidhej në postin e kreut të shtetit, në muajin nëntor. Këto deklarata të Trumpit u trasmetuan në stacionin televiziv amerikan CNN. Ndërkohë AFP thotës se Rusia ka njoftuar një ditë më parë se aviacioni i saj ka nisur ndërhyrjen ushtarake ajrore në Siri ndaj grupit të Shtetit Islamik. Trump ka vlerësuar se kjo intervistë mund të ishte e vlefshme.

Dëshmia e Vojsava Ismailajt: Pata presion nga shteti

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:00

Thuajse një orë ka zgjatur dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Policinë e Tiranës. Sektori i Antikorrupsionit në Policinë e Tiranës filloi dje marrjen në pyetje të personave, emrat e të cilëve ishin përmendur në letrën që Spartak Braho u dërgoi krerëve të shtetit. Gjatë dëshmisë së saj në Policinë e Tiranës, Vojsava Ismailaj shoqërohej nga avokati Vladimir Meçi. Ajo u fut në ambientet e Policisë rreth orës 16:30 dhe doli rreth një orë më pas.

Koalicioni PS-LSI dhe sëpata e autokratit

Postuar në 01 Tetor, 2015 02:32

Në vitin 1991, në një nga librat e tij, Noam Chomsky, filozofi dhe komentatori  famshëm politik amerikan, është përpjekur të argumentojë rrezikshmërinë shumë më të madhe të autokratizmit krahasuar me korrupsionin. Shkruante se SHBA ishin pjekur për një lider fashist dhe se demokracia kish shpëtuar vetëm për faktin që një lider i tillë nuk kishte dalë.

Reagon Ilir Meta: Unë nuk jam “godfather”, thjesht bëj oferta që nuk mund të refuzohen!

Postuar në 01 Tetor, 2015 00:58

Zgjidhet misteri i Amfipolit, varri monumental është i Hefestionit, mikut të ngushtë të Aleksandrit (Foto)

Postuar në 01 Tetor, 2015 00:35

Zgjidhet më në fund misteri i varrit monumental  të zbuluar në Amfipoli në Greqi, ky dyshohej se ishte varrosur Aleksandri i Madh.  Ai u ndërtua për nder të Hefestionit,  mikut të ngushtë të Aleksandrit. Këtë projekt të madh Aleksandri ia ngarkoi arkitektit të tij, Deniokratit. Sipas studiuesve tani nuk ka më asnjë dyshim se varri monumental i përket periudhës helenistike.

Video/Rusia publikon pamjet e sulmeve ajrore

Postuar në 01 Tetor, 2015 00:24

Ankesa e një gjermani largon romët nga liqeni

Postuar në 30 Shtator, 2015 21:38

Bashkia ka gati një plan për largimin e romëve nga Liqeni Artificial dhe do ta vërë në zbatim javën e ardhshme. Shkak sipas Vizion Plus janë ankesat e banorëve si dhe ngjarjet e pakëndëshme që kanë ndodhur ditët e fundit dhe në veçanti dhunimi i një shtetasi gjerman që kishte tentuar të shuante një zjarrë të ndezur nga romët.

Vizion Plus thotë se nëse institucionet shtetërore, nuk ndërhyjnë me masa konkrete, rastet e dhunës mund te përsëriten e po ashtu kjo zone e Parkut Kombëtar shume shpejt mund t’i ngjaje Sharrës se dikurshme.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS