Paradokset e qeverisë. E jep me koncesion dhe investon 20 mln dollarë në Rrugën e Kombit
Ministria e Ekonomisë programon të investojë gjatë dy viteve në vijim të paktën edhe 21 milionë dollarë. Revista “Monitor” shkruan se programi i qeverisë për investime në këtë aks ngjan paradoksal, pasi Ministri i Transporteve ka lajmëruar se, do të firmosë kontratën e koncesionit për këtë rrugë gjatë këtij muaji.
Kuvendi i Kosovës, me provë si shalqinjtë e Divjakës: “Do ta provojmë të mblidhemi prapë sot, mbase del mirë”
KQZ, Zgurit dhe Jorgaqit u mbaron mandati. U ra shorti 3 vjeçar. A do t’i mbajnë PS e PR?
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të rinovohet me dy emra që do zëvendësojnë Edlira Jorgaqin dhe Klement Zgurin, njofton GSH. Dy anëtarëve u mbaron mandati si pasojë e një mekanizmi “rinovues” të miratuar në 1 nëntor 2012. Pikërisht këtë datë, tre vjet më pas, u takon dy partive që i kanë propozuar ata, respektivisht Partisë Republikane dhe asaj Socialiste, që të propozojë në Kuvend dy emrat e rinj ose të njëjtët.
Rritet tensioni për refugjatët, bllokohet rruga e Ballkanit
Janë rritur tensionet në mesin e mijëra emigrantëve, që po drejtohen për në veri nëpërmjet shteteve të Ballkanit, ndërsa rruga e tyre për në Europën Perëndimore është bllokuar nga kontrollet e reja. Kroacia i ka kërkuar fqinjit të saj verior, Sllovenisë, të pranojë 5 mijë emigrantë çdo ditë, por Sllovenia ishte dakord vetëm për gjysmën e këtij numri. Një zyrtar tha për BBC se Kroacia nuk do të ketë më dhoma në kampet e saj tranzit brenda disa ditësh. Autobusët e mbushur me njerëz u drejtuan për në Serbi në 19 tetor.
Letra e Haxhisë për djalin e Remzi Hoxhës: Babanë tënd e kanë hedhur në det
Izet Haxhia, ish-badiguardi i presidentit Berisha i arratisur në Turqi, ka reaguar sot në gazetën Dita, ku prononcohet sa herë ka diçka për të thënë. Haxhia ka shkruar një letër për djalin e Remzi Hoxhës, Ardian Hoxhën që po ndërmerr një nismë peticioni për zbardhjen e vendndodhjes së trupit të të atit. Haxhia shkruan se pasi humbi jetën nga torturat e njerëzve të SHIK-ut Sefgjini e Koldashi, trupi i Remzi Hoxhës është hedhur në det nga autorët. Duket se në këtë mënyrë çdo kërkim i mëtejshëm është i pamundur.
Zbardhet plagosja me armë e kambistit ne Fier, në pranga Kreshnik Berisha dhe një bashkëpunëtor
Policia ka zbardhur grabitjen me armë të kambistit Artur Çepele të premten në Fier. Njëri nga autorët dhe një bashkëpunëtor i tij u vunë në pranga në operacionin e koduar “Porosia”.
Oregon, rikthehen 52 vjet më vonë librat e prapambetur të bibliotekës
Bibliotekarët e Portland State University në Oregon më në fund kanë në duar librat e prapambetur një gjysmë shekulli, pasi kishin bërë kontrolle për gjetjen dhe rikthimin e tyre. Media e Oregonit (http://bit.ly/1RMoPct) thanë se dikush kish vendosur dy libra që ishin marrë në vitin 1963, shoqëruar me një shënim anonim, me shkrim dore. Bibliotekari i Universitetit Joan Petit thotë se librat janë aq të vjetër sa anëtarët e stafit nuk dinë se çfarë të bëjnë me ta.
Vegël e re muzikore
Monumenti i shtetit të Nju Jorkut ngjyroset si djathi i verdhë amerikan
Pavijoni i shtetit të Nju Jorkut, një relike gjysmë shekullore e Luftës së Vjetër në Flushing Meadows Corona Park, është në kërkim të një frymëmmarrjeje të freskët pas ngjyrosjes së një shtresë të re me bojë të verdhë, karakteristikë e ngjyrës së djathit amerikan. Ajo përfshiu piktorë profesionistë, të cilët u përkushtuan prej më shumë se 8000 orë dhe 1,600 litra bojë për të lyer rrethin e kësaj relikeje, thanë zyrtarët të enjten. Me dekada e lënë pa restauruar, ndryshkur nga boja, ky objekt historik mori një faqe të re në një platform 100 metra katrorë sipërfaqe.
Prodi: "Kemi bërë të njëjtat gabime në disa çështje"
Ish-Kryeministri Romano Prodi rrëfen kujtimet e tij nga vizita në vitin 1997; marrëdhëniet me Shqipërinë dhe politikanët; një leksion për Europën lidhur me krizën e emigracionit dhe mbi rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
