Deputeti Tom Doshi dy herë i dënuar, publikohen faksimilet
Gazeta “Dita” në artikullin kryesor të saj shkruan sot se deputeti Tom Doshi rezulton dy herë i dënuar. Ne pjeset nga një vendim i dënimit të dytë të deputetit Doshi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Durrësit shkruhet edhe që Doshi është dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Vendimi mban numrin 18 dhe është i datës 25 maj 1990. Ngjarja ku është përfshirë Doshi është një plagosje e rëndë me thikë. Nga vendimi publikuar sot ne gazeten “Dita” mësohen dhe rrethanat e ngjarjes.
Hetimi i CEZ, si votuan deputetët dhe cilët munguan
Me 54 vota kundër maxhoranca ka rrëzuar dje kërkesën e Partisë Demokratike për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit që mundëson hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ-it. Kërkesa e demokratëve mori vetëm 50 vota pro dhe 12 vota abstenim. Votimi ka ndarë në dy pjesë Grupin Parlamentar të LSI-së. Ndërsa kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, që është akuzuar nga opozita për përfshirjen në aferën e CEZit, ka votuar pro për hetimin ndërkombëtar. Ilir Meta dhe 8 deputetë të LSI-së bashkuan votat me demokratët për të miratuar projektligjin e opozitës.
Ja çdo të thotë rastësi
PA FJALË: Kjo është 57-vjeçarja më seksi që keni parë veshur me Balmain (FOTO)
Pa dyshim qe Kris Jenner eshte 57-vjecarja me seksi qe mund te keni pare e per me teper me Balmain, marke qe perdoret me se shumti nga vajzat e reja dhe trendi.
Kris eshte shfaqur ne kete menyre per te pare sfliladen e te bijes Kendall.
Humbi 100kg dhe ja si duket tani (FOTO)
Humbi 100 kg dhe ja si duket tani.
Historia e kesaj vajze fillimisht nuk ishte shume e besueshme, duke qene se nje dobesim kaq drastik le dhe pasoja ne trup si lekure e varur, nderkohe qe trupi i saj nuk kishte asnje difekt.
Megjithate eshte sqaruar se per nje rezultat te tille ishte e nevojshme nderhyrja kirurgjikale, por ja si dukej perpara nderhyrjes.
“Doktor, pse votove kundër hetimit të huaj për CEZ?” “Dëgjo, Ilir... Unë të garantoj zotëri, se me këta prokurorë ufo që kemi vënë, zëre se na hetojnë të huajt”
Bojaxhi: LSI është gangrena e politikës shqiptare
Në emisionin Top Story në Top Channel, Gjergj Bojaxhi, i cili mori 5.4% të votave në Tiranë, deklaroi se LSI është gangrena e politikës shqiptare. Ai argumentoi se kjo parti përfiton nga kushdo është në pushtet dhe votat e saj i siguron nëpërmjet sistemit të klientelizmit dhe patronazhit. Ai theksoi se jo çdo njeri i LSI-së është i gangrenizuar, por partia si stukturë është një gangrenë politike.
Re.Pu.
Për Obamën, Putinin dhe Assadin...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë për “Fox Business”, ku flet për zhvillimet në botë. Rama nuk i ka shmangur as disa konsiderata për presidentin rus si dhe për Obamën, që e “ka mbrojtur” edhe nga sulmet e republikanëve.
Më poshtë intervista:
-Kryeministri i Shqipërisë na ka nderuar me praninë e tij. Mirëserdhët zoti Kryeministër.
Faleminderit.
-Çfarë situate!
Edhe nëse konsumoni duhan me dritare hapur fëmijët kanë pasoja të rënda
Edhe perse ju e mbani dritaren hapur kur pini duhan serish femijet Jane shume te rrezikuar ndaj tymit. Demet qe shkaktohen ne mushkerite e tyre, jane thuajse njesoj !
Era e kthen pas tymin, edhe ne sediljet e pasme!
Mjeket konfirmojne se cdo dite e me shume, shtohen vizitat e femijeve qe Kane probleme me mushkerite vetem prej gjithçkaje te lartpermendur!
Paradoksi, hartat e teksteve greke “njohin” Maqedoninë
Greqia dhe Maqedonia janë prej vitesh në një marrëdhënie të tendosur diplomatike për shkak të mosmarrëveshjeve për emrin, duke mbajtur pozicione “lufte” mes tyre.
Greqia ka shfrytëzuar peshën dhe pozitat e saj politike për të bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa qeveria e Shkupit me amatorizmin e vet i ka fryrë ndjenjave nacionaliste duke u munduar t’i bashkangjisë ish-Republikës Jugosllave historinë e një kombi që rrjedh nga maqedonët e lashtë.