Mot i keq
Motoja “ të bëjmë shtet”. Tatimorët në punë jashtë orarit, s’ka pushim në fundjavë
Orar pa orar në punë për të bërë Shqipërinë. Nën moton “të bëjmë shtet” drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka urdhëruar të gjithë punonjësit tatimorë të dalin në punë jashtë orarit si dhe të kryejnë shërbim të zgjatur në fundjavë me qëllim përmirësimin e bilanceve të shtetit.
Gazeta Shqiptare raporton se 400 tatimorë kanë rreth dy muaj që punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, pa marrë asnjë pagesë shtesë për orët jashtë orarit dhe ato të ditëve të pushimit.
Pretendimet territoriale, importuesit refuzojnë eksportet kineze në Vietnam
Eksportuesit kinezë të frutave duhet të ndryshojnë ambalazhin e tyre nëse duan të rifillojnë shitjet në Vietnam, njofton agjensia DPA referuar autoriteteve vendase. “Importuesit do të refuzojnë eksportet kineze të frutave në Vietnam”, deklaroi Pham Trung Vinh, zëvendësdrejtor i doganave në provincën Quang Ninh. Autoritetet e kësaj province fqinje me rajonin e njohur kinez të Guangxisë refuzuan një ngarkesë të madhe me mollë shtatorin e kaluar pasi në arkat prej kartoni ishte shkruar “Ishujt Diaoyu i përkasin Kinës”, në dy gjuhë, në atë angleze dhe kineze.
Opozita nuk po qeveris mirë!
Është bërë një traditë që muajt e parë të rotacionit politik, opozita sillet si qeveria dhe anasjelltas. Pjesa më e dukshme është Kuvendi dhe daljet publike, sidomos daljet në konferenca shtypi.
Të ardhurat tatimore të shtatorit, 1% më shumë se vjet, 23% më shumë se parvjet
Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, rezulton se të ardhurat tatimore në muajin shtator ishin rreth 28 miliardë lekë. Të ardhurat tatimore përfshijnë taksat doganore, vendore, nacionale, të sigurimeve shoqërore/shëndetsore, si dhe akcizat e tatimet e ndryshme.
Në krahasim me shtatorin e vjetshëm, të ardhurat tatimore ishin 1% më të larta. Ndërsa në krahasim me shtatorin e parvjetshëm, ato ishin 23% më të larta.
Në periudhën janar-gusht, të ardhurat tatimore ishin rreth 224 miliardë lekë, ose 4% më shumë se vjet dhe 19% më shumë se parvjet.
Çfarë tregon kjo foto?
Astronauti 51 vjeçar Scott Kelly ka postuar në Twitter këto foto të realizuara prej tij nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Nga 400 km distancë, Saharaja duket me ngjyra të tjera dhe mahnitëse.
Shqiptarët mund të ikin nga Shqipëria Edi, por ne, nuk ka reformë të na largojë nga Partia
Vëzhgohet për herë të parë një sistem planetar i shkatërruar
Çfarë ndodh kur një sistem planetar shkatërrohet? Pra kur orbitimi i trupave qiellorë me periodë të qartë lëvizin rreth një ylli? Shkencëtarët kanë së fundmi një përgjigje konkrete, praktike. Kjo pasi misioni Kepler ka zbuluar pikiërisht një të tillë. WD 1145+017, një xhuxh i bardhë në yjësinë e Virgjëreshës, 571 vjet dritë larg nga Toka, është ylli, sistemi i të cilit tani nuk ekziston më. Drita e emetuar prej tij ndërpritejçdo 4.5 orë pasi “para” tij kalonte një trup.
Ofensiva e ushtrisë siriane(video)
Transparenca e vërtetë e kësaj qeverie është bërë që para 2013-ës(video)
Opozita akuzoi së fundmi se disa firma që i përkasin deputetëve socialistë kanë fituar para publike përmes tenderave, apo edhe pa tendera. Kreu i opozitës dhe edhe shifra. Qeveria, që ka përditësuar grafikisht faqen “transparenca.al” duke bërë me të zezë krahun e opozitës, jep versionin e vet që është në thelb si më poshtë: “Përgjigje për akuzat e opozitës: a) Prej vitit 2009, kompania “Eurogjici” ka një kontratë shërbimi me OSHEE-në, për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare.
