Zbulim: Borëbardha dhe shtatë xhuxhët ishin pellazgë

Postuar në 23 Tetor, 2015 18:22

Herë pas here në faqet e gazetave shqiptare ofrohen gjurmë të reja të pakontestueshme të përparimit (sidomos të sotëm) dhe lashtësisë së kulturës iliro-pellazge. Më 18 tetor Gjergji Thanasi bëri publik zbulimin e fakteve arkeologjike që vërtetojnë se personazhet homerike dhe ajo çka njohim si ‘mitologji greke’ në të vërtetë kanë trajta shqiptare. Këtë fakt Thanasi e vëren te një basoreliev që riprodhon ‘rrëmbimin e Helenës’, ku, sipas zbuluesit, «plisi-qeleshja-kësula pellazgo-ilire-shqiptare është një dëshmi e pashmangshme» e ilirizmit.

500 milionë dollarë, shlyerja e detyrimeve që la trashëgim qeveria Berisha

Postuar në 23 Tetor, 2015 18:07

Shlyerja e detyrimeve që qeveria Berisha nuk ua kishte shlyer kompanive dhe individëve deri në shtatorin e vitit 2013, ka arritur kuotën 500 milionë dollarë (llogaritur me kursin e këmbimit të shtatorit 2013). Deri në 1 janarin e 2015-ës, ishin shlyer rreth 350 milionë dollarë detyrime të vjetra. Ndërsa sot Ministria e Financave njoftoi se në 9 muajt e parë të vitit u shlyen edhe 150 milionë dollarë të tjera.

Bashkia e Tiranës, borxhet kapin shifrën e 35 milionë dollarëve

Postuar në 23 Tetor, 2015 17:52

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Ekonomik të Tiranës u prezantua buxheti dhe paketa fiskale e bashkisë, që më pas do të kalojnë për miratim edhe në Këshillin Bashkiak. Duke sjellë në vëmendje gjendjen në të cilën ndodhet bashkia dhe projektet që pritet të zhvillohen, kryebashkiaku i Tiranës diskutoi mbi shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, krijimin e zonave të lira ekonomike dhe zhvillimin e një partneritet publik – privat për investime të ndryshme, si shkollat.

Teatri me pronarët dhe paralajmërimi për tensione sociale nga “përfaqësuesi i unitetit të kombit”

Postuar në 23 Tetor, 2015 17:50

Bujar Nishani, president i Republikës ka zhvilluar sot një takim, “të gjerë dhe konsultues” me përfaqësues të pronarëve. Të cilët siç njoftohet në faqen zyrtare të Presidencës, përfaqësojnë shoqata që shtrihen “nga Konispoli në Shkodër”. Takimi është iniciuar nga presidenti, i cili kujdeset kështu – ndonëse jo me dekorata kësaj radhe – për pronarët që kërkojnë pronën. Por çfarë thuhet në njoftim?

Një deputete hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovë, shtyhet seanca

Postuar në 23 Tetor, 2015 17:21

Tanimë duket sikur është bërë një normë. Ende pa filluar seanca, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli. Gazin lotsjellës e ka hedhur deputetja Donika Kadaj-Bujupi. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dha një orë pushim. Gjendja ishte në prag të eskalimit, para Kuvendit të Kosovës, pasi aktivistët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur hodhën bocë me ngjyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, boca këto që kanë çliruar edhe tym.

Siguria e të dhënave afër zeros. Një video ku tregohet thyerja e portalit të QKL-së

Postuar në 23 Tetor, 2015 16:38

“TemaTv” ka publikuar sot një video të një hakeri që pretendon sesi ndërhyhet në të dhënat e arkivuara në serverat dixhitale të tyre. Sipas video në fjalë rezulton se mbrojtja e të dhënave në Shqipëri, ndonëse investimet nuk kanë munguar, është thuajse inekzistente. “Vetëm pak orë para se të niste një aktivitet i quajtur Hack Day Tirana, i organizuar nga Ministria e Inovacionit, pikërisht për këtë shqetësim publik, vjen edhe sfida.

Shoe - addicted, një garë e çmendur me këpucë me taka

Postuar në 23 Tetor, 2015 15:36

Sarenza, faqja online dedikuar vetëm të "çmendurave" pas këpucëve ka 10 vjet që publikon garën 3X80 mes femrave që veshin këpucë me taka...8 cm. 24 skuadra morën pjesë sivjet. Shihni garën që ishte edhe një festë: 

“Jaguarët”, kryeministria: Do merren me qira. Kursehen 1,519,062 euro për katër vjet

Postuar në 23 Tetor, 2015 15:25

Qeveria ka reaguar sot përmes “transparenca.al” për të sqaruar të vërtetën e tenderit për “Jaguarët” e rinj që do të vihen në dispozicion të saj. Pas deklaratës së deputetit Edmond Spaho, në faen online është pëcjellë ky sqarim:

Video/Kryebashkiaku flet për vetëmbrojtjen dhe nxjerr një pistoletë në lidhje direkte

Postuar në 23 Tetor, 2015 15:16

Ngjarja e fundit në Itali ku gjykata dënoi me burg një qytetar që kishte vrarë një hajdut që kishte hyrë në shtëpinë e tij, ka krijuar tensione. Ka nisur debati për vetëmbrojtjen dhe kryebashkiaku Gianluca Buonanno, që është edhe europarlamentar, ka treguar një pistoletë në lidhje direkte me “Sky News”. Një gjest që nuk është pritur aspak mirë:

Elisabeta Canalis në formë të shkëlqyer vetëm një muaj pas lindjes së vajzës

Postuar në 23 Tetor, 2015 14:36

Pages

Subscribe to ResPublica RSS