"Edvin, thuaj që nuk të lashë unë ta bëje Rilindjen". "Nuk ka nevojë Doktor, se e kanë kuptuar të gjithë që mua thjesht nuk më eci"
Dyshimi në media: Komisioni për projektin e Hyrjes te Liqeni, është mbledhur dhe ka vendosur jashtë Shqipërisë
Gazeta “Sot” shkruan se Komisioni qeveritar që do të përzgjedhë projektin fitues të hyrjes në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, është mbledhur jashtë Shqipërisë. Madje po sipas kësaj gazete, mendohet se është përzgjedhur edhe fituesi. Gazeta citon edhe Sazan Gurin, i njohur gjerësisht si njeri i angazhuar për çështjet mjedisore, e që ka informacione për to. “Prej disa ditësh është përfolur se komisioni do të mblidhej jashtë shtetit. Ka dyshime të forta se komisioni është mbledhur dhe ka përcaktuar projektin fitues.
Një Frat gjerman ndihmon në ndërtimin e një ure dhe të një rruge në Pukë
Një urë dhe një copë rrugë. Pa folur për ujin e pijshëm pa orar, që e kemi ëndërr të pashuar. Kaq pak kërkojnë njerëzit në këtë vend, por sërish askush nuk po ja del që ta çojë në fund këtë pretendim minimal. Rasti më i fundit provon dështimin në këtë drejtim. “News 24” raporton se një prift gjerman, Frat Andreas Walterman ka ndihmuar në gjetjen e fondeve për ndërtimin e urës mbi lumin Fan dhe rrugës në fshatin Kavlina në Pukë. “Ata gjithnjë rrezikonin, madje edhe të vdekurit i mbanin mbi shpinë”, thotë Frat Walterman.
Erdogan: Fushata e Rusisë në Siri, e papranueshme. Rusia po bën një gabim të rëndë
Turqia kundërshton fushatën ajrore të Rusisë në Siri. Presidenti turk. Erdogan, ka deklaruar se mbështetja e Moskës dhe Iranit për Bashar al Assadin është shkaku u terrorit që po përhapet në këtë vend. “Rusia po bën një gabim të rëndë. Hapata e ndërmarra prej saj janë të papranueshme për Turqinë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në aeroportin e Stambollit, pak përpara se të nisej në një vizitë për në Francë.
Mbi spastrimin etnik të muslimanëve të Perandorisë Osmane
Historia është një çështje narrative perceptimi, korniza themelore e të cilës është historia e civilizimit njerëzor. Historianët janë produkt i civilizimeve përkatëse, e kësodore ngjarjet që ata rrëfejnë janë po aq pasqyrim i realiteteve të civilizimit të tyre sa edhe atyre njerëzve historinë e të cilëve ata tregojnë. Kjo ngre çështjen e objektivitetit historik. Kur kanë të bëjnë me civilizime të vdekura – si p.sh. ai Egjiptian ose Minoan – intepretimet e ndryshme të dhëna nga historianët zakonisht nuk shkaktojnë asgjë më shumë se sa thjesht diskutime akademike.
Armët e së ardhmes, më kërcënuese se skenarët apokaliptikë të filmave holloivudianë. Ndryshim i peizazhit gjeofizik e deri tek armë që afektojnë ADN-në
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan për kërcënimin ushtarak dhe strategjik të së ardhmes, që zhvillohet në varësi dhe sipas zhvillimit të armëve te reja. Dhe këto armë ja kalojnë edhe skenarëve apokaliptikë të filmave hollivudianë. “Armët e së ardhmes do të ndërtohen bazuar mbi energjinë, parimet radiologjike, gjeofizike dhe genetike. Do të ketë gjithashtu arme speciale informative që do të ndryshojnë perceptimin e njerëzve”, shkruan “Sputnik” duke iu referuar raportimeve nga Ministria ruse e Situatave Emergjente.
Pas Rusisë vjen radha e Britanisë për të bombarduar në Siri
Ndërhyrja e Rusisë në Siri ka krijuar një terren të ri gjeopolitik, duke detyruar Britaninë të rishikojë qëndrimin e saj për konfliktin në Damask. Kryeministri David Cameron bëri të ditur se do të inkurajojë sërish planin për angazhimin ushtarak të Britanisë kundër Shtetit Islamik.
Cameron deklaroi për Daily Mail se operacionet ushtarake britanike në Siri nuk përjashtohen, duke shtuar se ka arsye që fushatat ajrore të zgjerohen përtej Irakut.
A e dini që ka dhe sallatë me makarona? Shikoni krijimin italian!
Mund të tingëllojë diçka të cuditshme, por ekziston dhe sallatë me makarona. Shikoni si përgatitet ky vakt i shëndetshëm.
Rilindja nisi në portat e Pashait të Janinës
Ku u ngjiz Rilindja jonë kombëtare? Ku u ushqye ajo me kurajën e kundërshtimit dhe të ngritjes ndaj dorës së pushtetit? Nuk shtrohet puna vetëm te kontakti me idetë, por me edukimin dhe traditën e organizimit të rebelimit. Ka disa që së fundmi thonë se Rilindja nisi me katolikët e arbëreshët, por për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ajo nisi në portat e Vezirit të Janinës, Ali Pashë Tepelenës. “Shteti i Ali Pashe Tepelenes do te ishte dhe djepi i rilindjes tone kombetare.
Fustani ideal për një femër të hijshme rreth të 40-ave (FOTO)
Aktorja Kate Winslet është shfaqur në këtë mënyrë elegante dhe të hijshme, por vëmendje më së shumti tërhoqi fustani i sai , dekolteja ishte perfekte!