Xhamitë e Shqipërisë

Postuar në 24 Tetor, 2015 21:16

Xhamitë e Shqipërisë janë pak të trajtuara për vlerën e tyre arkitektonike dhe historike. Disi më larg vëmendjes së gjerë në sensin e vlerësimit si trashëgimi e përbashkët. Më e njohura për pjesën më të madhe padyshim që është xhamia në qendër të Tiranës. Mirëpo besimi islam është besim i shumicës së shqiptarëve dhe ka një histori qindra vjeçare në territorin shqiptar. Për të hedhur dritë në një fushë ku ka ende shumë për të thënë kemi intervistuar z. Aleksandër Meksi, që është ndër njohësit më të mirë të monumenteve.

Vritet në Siri kreu i Al Nusras

Postuar në 24 Tetor, 2015 18:50

Media të ndryshme po raportojnë se kreu i organiztës islamike Jabhat Al Nusra, Abu Suleiman al-Masri është vrarë në luftimet afër fshatit Tal-al-Karsani, në periferi të Halepit. Grupi është përballur me ushtrinë siriane e cila ka nisur këto ditë një ofensivë të gjerë me synij rimarrjen e qendrës strategjike në fjalë. Al Nusra lufton si kundër forcave të presidentit Bashar al Assad, ashtu edhe kundër Shtetit Islamik. Nisur nga situatat e reja të krijuara me ndërhyrjen ruse, ka disa burime që po raportojnë për vendosjen e komunkimit mes Al Nusras dhe ISIS. 

Probem me rrugët kombëtare, shtyhet tenderi për Durrës-Kukës, Tiranë-Elbasan 7 vjet e s’mbaron

Postuar në 24 Tetor, 2015 18:23

Probleme ende të pazgjidhura me rrugët e mëdha kombëtare. Sipas një kronike të trasmetuar nga “Vizion Plus” fituesi i tenderit për koncesionin e rrugës Durrës – Kukës do të përzgjidhet në bazë të ofertës së tarifës që kompania do të vendosë për qytetarët, te cilët do të kalojnë ne këtë rrugë. Tenderi u shty edhe me dy javë të tjera për shkak të kërkesave që kishin bërë 4 kompanitë ofertuese pasi nuk kishin bërë ende gati vlerësimin financiar.

Nga buron entuziasmi i Gramoz Ruçit për dekriminalizimin dhe mundi i kotë për të dërguar infermierë në Gjermani

Postuar në 24 Tetor, 2015 18:19

Suksesi i bisedimeve në vilën 31 dhe entuziasmi i Gramoz Ruçit për arritjen e marrëveshjes  për dekriminalizimin është nga ato shfaqje demode të politikës që gjejnë terren në ambjentin e brendshëm sa kohë që publiku  mbetet i kuadratuar në ato çka i servir shpura e qeverisë dhe opozitës.

Pse na pëlqen Kardashian dhe Lopez?

Postuar në 24 Tetor, 2015 16:11

Psikologët në universitetin Bilkent në Turqi vendosë para 300 meshkujve fotografi me të pasme femrash marrë nga kënde të ndryshme. Këndi 45.5 gradë u preferua, sepse i tregon më të mëdha, pra më tërheqëse. Pra sekreti i Lopez dhe Kardashian mund të ketë edhe një shpjegim më të thellë se thjesht moda... 

Kylie Jenner, vetëm...në shkretëtirë

Postuar në 24 Tetor, 2015 16:05

Shqiptarët në Podiumin Evropian të Konsumit të Fasules

Postuar në 24 Tetor, 2015 15:56

“Lufta është vrasje, përjashto rastin kur jeta e një kombi vihet në rrezik”. Me këto fjalë e përkufizonte luftën Mustafa Kemal Ataturk, një strateg lufte me origjinë shqiptare dhe themelues i Turqisë Moderne. Por ushtarëve përveç guximit për t’u përballur me armikun u duhet edhe ushqim. Njeriu që hyri në histori jo vetëm si një ushtarak, por edhe si një politikan i shkëlqyer, luftoi në të dy kampet duke mbijetuar pikërisht falë një ushqimi që do t’ju lerë me gojë hapur. Pjata e preferuar e Ataturk ishin fasulet e bardha. I pëlqente aq shumë sa mund t’i konsumonte dhe disa herë në javë.

Crawford i kthehet Ramës: Nuk burgosesh në SHBA nëse s'merr kuponin tatimor

Postuar në 24 Tetor, 2015 15:45

Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, i është kundëpërgjigjur kryeministri Edi Rama i cili një ditë më parë tha se: “të shohin se çfarë ndodh në SHBA nëse nuk merr kuponin tatimor”. Sipas Crawford, në SHBA nuk të burgosin për kuponin tatimor. “Nuk di të ketë ndonjë shtet tjetër ku burgosesh nëse nuk merr kuponin tatimor. Ne jemi ndër të parët që kemi kërkuar luftë kundër informalitetit, por nuk duhet bërë me represion. Deri tani rezultatet kanë qenë negative”, tha Crawford, sipas “News24”. 

Dikur Shirley Eaton ishte bukuria fatale e Bond. Sot, 78 vjeç, po e risjell atë kujtim...

Postuar në 24 Tetor, 2015 15:32

Sean Penn...mjekër dhe flokë. Mezi njihet...

Postuar në 24 Tetor, 2015 15:28

Pages

Subscribe to ResPublica RSS