Ngec Rruga e Arbrit. A janë tërhequr kinezët?

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:48

Kompania kineze “China State Construction” që do të ndërtonte rrugën e Arbrit duhet ta kishte paraqitur brenda shtatorit oferën e saj përfundimtare për projektin e rrugës prej 26.9 kilometrash. Por siç njofton Lapsi.al, oferta nuk dorëzuar dhe firma kineze ka dërguar në Ministrinë e Transporteve vetëm një gjurmë të rrugës, e cila është miratuar.

Ndërkaq “Exim Bank”, banka që ishte ofruar për të financuar rrugën, besohet se është tërhequr nga projekti. Qeveria shqiptare është vënë në dijeni të refuzimit të “Exim Bank”, por nuk ka bërë komente.

Kur të rreh nëna dhe të mbron qeni

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:47

Aksioni antiinfomalitet, pasoja paradoksale tek çmimet në tregje

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:43

Aksioni antiinformalitet që ka përfshirë gjithë vendin ka dhënë pasoja paradoksale në sjelljen e çmimeve në tregje. Në raportimin e tij “Monitor” shkruan se në Tiranë çmimet janë rritur për disa mallra dhe shërbime edhe si rezultat i panikut dhe vështirësive që janë krijuar për furnizime të rregullta, ndërsa në rrethe ka ndodhur e kundërta. Çmimet e bagëtive, shpendëve dhe bulmetit kanë rënë në mënyrë të ndjeshme për shkak se fshatarët nuk po frekuntojnë tregjet nga frika e sekuestrove.

Në mungesë të energjisë elektrike

Postuar në 06 Tetor, 2015 08:53

Rama qetëson ministrat, përjashton mundësinë e ndryshimeve në qeveri

Postuar në 06 Tetor, 2015 08:37

 

Njeriu po i jep formë peizazhit në Tokë. Kjo duket më mirë nga Lart(foto)

Postuar në 06 Tetor, 2015 05:24

Njeriu ndikon mbi mjedisin, mbi klimën. Por ai ndikon edhe me peizazhin e Tokës, duke kontribuuar me veprat e veta, me inxhinierimin e qyteteve dhe ndërtimeve masive. Njeriu i ka dhënë në jo pak hapësirë formë peizazhit dhe kjo gjë mund të kuptohet më mirë kur shihet nga lart.

Sulejmani i Manipulueshëm

Postuar në 06 Tetor, 2015 04:45

Debatit rreth mbishkrimit të sulltan Sulejmanit iu shtua edhe Aurel Plasari, me titullin përkatës para emrit, ndërkohë që Artan Fuga e Edmond Tupja, për të cituar dy të porsabotuar në rubrikën opinione të Panoramës, i vijnë lexuesit pa dekorata. Me sa duket tani gjykohet i domosdoshëm certifikimi i retorikës me rang, që, e monopolizuar nga deputeti në gatishmëri Eduart Ndocaj, rrezikon të banalizohet dhe të shfryjë tullumbacen e Djallit rezervuar osmanëve në liturgjinë e memories sonë kolektive.

21 Janari- Soros, një nga njerëzit që kërkoi ndërhyrjen e qeverisë amerikane

Postuar në 06 Tetor, 2015 01:42

“Washington Post” publikon sot një shkrim që flet për çështjen e e-maileve të Hillari Clinton, çështje e cila po interferon në garën presidenciale amerikane. Një nga mesazhet është edhe ai qe financieri George Sorros i dërgon sekretares amerikane të Shtetit për situatën e ndezur në Shqipëri. Për aq sa na intereson, vlen të thuhet se Sorros kërkon ndërhyrjen energjike të ShBA-së, “vëmendjen urgjente nga nivelet më të larta të qeverisë amerikane”. Dhe në fakt ndërhyrja siç u pa nuk mungoi, sikurse apeli për të ulur palët në diskutime.

CASUAL STYLE: Shkëlqeni vetëm me një palë xhinse dhe këmishë!

Postuar në 05 Tetor, 2015 22:26

Jessica Biel si rrallehere ka shkelqyer me veshjen qe ka zgjedhur. Edhe perse shume thjeshte, aktorja dukej goxha figurante.
Nese keni ndermend t'i pershtateni stilit te saj, kujdesuni që te mbani floket kapur, ne menyre qe te theksoni edhe me teper tiparet tuaja te fytyres.

EKSPERTËT: Ja zgjidhja që të mos hani më thonjtë!

Postuar në 05 Tetor, 2015 21:38

Personat qe hane thonjte shquhen si nervoze dhe e bejne kete veprim vetem per te hequr stresin.
Ekspertet pasi kerkojne te kujtoni me shpesh se tek thonjte ekzistojne shume bakterie, duke qene se duart jane ne kontakt me gjithcka, kane gjetur dhe nje zgjidhje.
Ajo qe duhet te beni eshte te shkoni tek nje profesioniste dhe te lyeni thonjte me ngjyre te kuqe te theksuar. E kuqa do te thote 'STOP', dhe bie ne sy, ne kete menyre ju do te jeni me shpesh te vetedijshem kur fusni duart ne goje.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS