E fortë: Financat dekonspirojnë paratë e rimbursimit që do marrin bizneset
Për kursim dhe efikasitet, punonjës të Ministrisë së Financave kanë menduar që me një email grupi, t’u dërgohet bizneseve fason lista me emrat e kompanive (508 kompani, jo vetem të fasonit), që iu është rimbursuar TVSH e prapambetur deri në datën 30 shtator 2015. Por kjo përhapje e papërgjegjshme informacion ka shkaktuar një reagim të ashpër tek bizneset.
Bletët fluturuese robot, ja si do përdoren në të ardhmen
Bletët robot siç shihen në vitin 2013, shumë shpejt do të arrijnë fluturimin e kontrolluar. Kur ato dhanë zgjidhjen midis fundosjes dhe notimit, këto bletë robot tashmë do të notojnë në çdo kohë. Për shpikjen e tyre, në fillim u shkrua në vitin 2013, në disa mënyra, jo shumë ndryshe nga lloji i sotëm. Bletët sipas shkencëtarëve të Harvardit, nuk kanë ndryshuar shumë. Ato janë ende të lidhura me fuqinë që ato përçojnë, duke furnizuar me energji elektrike, shumë të vogla gjithashtu për t’u vendosur në njësitë kompjuterike dhe në bateri.
Ku po shkohet? Janë dhënë 501 leje për ndërtime HEC-esh. Shoqatat mjedisore kërkojnë moratorium
Shqipëria trashëgoi mbi 80 hidrocentrale nga koha e Enver Hoxhës, kurse aktualisht parashikon të ndërtojë edhe 501 të tjerë. Një shifër që nuk do shumë mend të kuptohet se do rrënonte mjedisin, ose atë që ka mbetur në vendin tonë. Shifra bëhet edhe njëherë publike nga shoqatat mjedisore, të cilat kanë apeluar sot për moratorium. “Një numër maramendës prej 501 HEC-eve pritet të ndikojë negativisht në ekosistemet natyrore, dhe sidomos tek ato me ndjeshmëri të lartë, siç janë zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare.
Nqs LSI-ja garon më vete
Para 1 prillit 2013, Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, deklaroi në një studio televizive se LSI-ja po merrte në konsideratë edhe opsionin e futjes më vete në zgjedhjet e atëhershme parlamentare dhe se nuk i frigej përballjes me dy koalicionet e mëdha. Para disa ditësh, në një artikull tek gazeta Panorama, ai përsëriti pak a shumë të njëjtin mesazh.
Tahiri-Donald Lu, tjetër takim në Ministrinë e Brendshme. A po flitet për Byronë e Hetimit?
Ndërsa emri i tij është “rrethuar me të kuq” mes ministrave të përfolur për t’u larguar nga detyra, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është duke zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në ambientet e Ministrisë. Takimi ka nisur rreth orës 15:20 dhe burime nga ministria thonë se, është duke u diskutuar drafti për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo sepse në takim mësohet se ka përfaqësues edhe nga FBI-ja. Kohët e fundit ky mund të numërohet si takimi i tretë mes ambasadorit dhe ministrit Tahiri.
OSHEE-ja, zyrë partie, apo kompani shtetërore?
Nëse ka një ent shtetëror në Shqipëri, drejtuesit e të cilit i kanë mbushur mendjen vetes se mund të bëjnë çfarë të duan, ky është OSHEE. Sot ai erdhi sërish në vëmendje për një tender 5 milionë euro që i ka shkuar një miku të kryeministrit, si favor për ndërtimin e vilës në Surrel, të dhëna që u përcollën nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Rusia deklaron programin e modernizimit të mjeteve ushtarake deri në vitin 2020
Dita e Forcave Tokësore Ruse kremtohet më 1 tetor. Kjo datë e shënjuar është shoqëruar dhe me shtimin e pajisjeve të reja ushtarake. Sipas programit të ripajisjes së ushtrisë, bëhet fjalë për 5.000 automjete të reja të blinduara dhe 6.000 pjesë armatimi të modernizuara deri në vitin 2020. Armët dhe pajisjet e Forcave Tokësore Ruse mund t’i shihni në këtë set fotosh nga agjencia TASS
Shkarkohet shefi i shërbimit sekret të ushtrisë
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Ylber Dogjanin. Dogjani, me gradë gjeneral, është emëruar në detyrë nga qeveria e kaluar në korrik të vitit 2013. AIM është emri i ri për Shërbimin Informativ Ushtarak. Nuk bëhen të dityara arsyet e shkarkimit.
Emaili drejtuar Hillari Klintonit për 21 janarin shqiptar, proteston Soros: Gjitha sa thuhen për mua, nuk janë të pavërteta!
Viktimat e Pompeit, arkeologët realizojnë imazhe 3D të mbetjeve të 30 individëve
Një grup arkeologësh në Itali, po sjellin në imazhe të reja, 3d, mbetjet e trupave të 86 individëve që humbën jetën gjatë shpërthimit të vullkanit të Vezuvit në vitin 79 p.e.s. Trupat e gjetur në Pompei po skanohen duke përfituar të dhëna të rëndësishme të tipareve, gjendjes shëndetësore, gjinisë, apo edhe çfarë hanin. Deri më tani bëhet e ditur se janë skanuar 30 individë, prej nga ku janë realizuar imazhe 3 dimensionale.