Transparenca e vërtetë e kësaj qeverie është bërë që para 2013-ës(video)
Opozita akuzoi së fundmi se disa firma që i përkasin deputetëve socialistë kanë fituar para publike përmes tenderave, apo edhe pa tendera. Kreu i opozitës dhe edhe shifra. Qeveria, që ka përditësuar grafikisht faqen “transparenca.al” duke bërë me të zezë krahun e opozitës, jep versionin e vet që është në thelb si më poshtë: “Përgjigje për akuzat e opozitës: a) Prej vitit 2009, kompania “Eurogjici” ka një kontratë shërbimi me OSHEE-në, për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare.
De Biasi preferohet si trajner edhe për përfaqësuesen italiane
Për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare janë afruar trajnerë të famshëm. Kështu na thanë para disa ditësh zyrtarë të FSHF-së, por pa zbuluar emra. Një sulm në shpinë për trajnerin aktual Gianni De Biasi, i cili edhe sikur Armand Duka të arrijë ta dëbojë nga përfaqësuesja jonë e ka një vend të sigurtë. Gjatë emisionit “Football Night” në “Sky Sport Italia” De Biasi ka deklaruar se kontrata e tij me përfaqësuesen shqiptare rinovohet automatikisht deri në vitin 2017. Kjo pasi rezultati që arriti me kualifikimin e përcakton këtë gjë.
Graziano: Islamizmi nuk është kërcënim, por një mundësi
“Fetë si një instrument politik, janë ato me të cilat unë merrem, edhe pse jo të gjitha fetë ndodhen në të njëjtin nivel”. Kështu shprehet Manlio Graziano, një analist dhe historiani i njohur italian, i cili erdhi në Tiranë për të folur mbi veprën e tij të fundit: “Lufta e shenjtë, e shenjta aleancë”. Vepra e analistit italian ka ardhur në shqip nga Ardian Beshajt, si një botim i shtëpisë botuese “Saras”.
Avioni duke u ulur në aeroportin e Sidneit, goditet nga rrufeja
Arben Seferi, ish-drejtues i CEZ, vihet në ndjekje penale
Arben Seferi dhe dy vartës të tij, në kohën kur drejtonte CEZ Shpërndarje, është vënë në ndjekje penale nga Prokuroria e Tiranës.
Venezuelasi thyen rekordin e njeriut me këmbët më të mëdha në botë
Një 20-vjeçar nga Venezuela, Jeison Orlando Rodriguez Hernandez, mban tani rekordin për këmbët më të mëdha në botë. Secila nga këmbët e tij ka masën mbi 40.64 cm nga thembra deri te këmbët dhe Hernandez vesh këpucë të porositura në Gjermani, siç raporton New York Post. Mjekët konfirmuan se këmbët e mëdha Hernandezit i janë shkaktuar nga një gjëndër tepër aktive e hipofizës. Kjo i ka ndodhur që kur ka qenë fëmijë, gjë e cila e ka “traumatizuar”.
Arritjet stilistikore të kryeministrit dhe shalqiri me provë..
Kanadaja zgjodhi një kryeministër që u komentua gjerësisht si një 43 vjeçar seksi dhe karizmatik për ambicjet kryesisht femërore të elektoratit kanadez. Paraqitja e jashtme e ndihmoi të kapte një sukses të paparashikuar, që shumë analistë ia dedikojnë stilit të tij.
Kate Middletonn, Jackie Chan dhe Presidenti kinez. Një ceremoni në Buckingham Palace(foto)
Vizita e Presiodentit kinez, Xi Jinping në Londër po shoqërohet me ceremoni dhe pritje të nivelit më të lartë. Përveç rëndësisë si vend, vizita pritet të shoqërohet me marrëveshje që arrijnë 30 miliardë stërlina. Dhe me këtë rast, shfaqja e njerëzve kryesorë është lajm më vete, Në Buckingham Palace Xi dhe e shoqja Peng Liyuan, u pritën edhe nga Duka i Camridge, Princi William dhe e shoqja, Dukesha Kate Middleton. Në pritje ka qenë edhe aktori i njohur Jackie Chan. Gjithçka perfekte në dukje, e ku Middleton tërheq përherë e më shumë vëmendjen e medias.
Një histori(jo dhe aq e sajuar) me qen dhe pushtetar
Ai e ka preferuar përherë fshatin, gjelbërimin kundrejt qytetit. Të paktën për të ngrysur ditën e për t’u gdhirë. Pas P., ku kalonte me miq e shokë, i erdhi radha S. Një fshat më i mënjanuar e në rrëzë të malit. Netët e para ishin të qeta, po të heqim faktin që nuk e dimë mirë, se çfarë kanë përjetuar fshatarët. I pari i vendit ishte një banor mes tyre. Por problemet nuk vonuan të shfaqeshin. Dhe nuk kishin të bënin me njerëzit, por me kafshët. Po, ngjan e çuditshme, por kështu është. Tregojnë se një natë u dëgjua një e bërtitur. Gati një ulërimë.
Druri ka dalë nga Xheneti/“Mësuesja e shkollës në Bushat, të kthehet në punë”
Mësuesja Nevila Duraj u largua nga puna sepse u filmiay duke qëlluar një nxënës në shkollën “Gjon Ndoci” në Bushat. Por sot, nëna e fëmijës thotë se mësuesja ka të drejtë ta qëllojë nxënësin kur bën prapësi. Ndaj ajo duhet të kthehet në punë: “Fëmijën tim kur e kam çuar në shkollë i kam thënë mesueses se fëmija kur bën zhrumë, s’mëson, një shpullë me ja dhanë fëmijës, ça ka se e rreh mësuesja, se i jep një shuplakë? Për mua ajo është një mësuese shumë e mirë. Sa për mua si prind për mua ajo që tani fillon mësimin.
