Hapja e dosjeve të Sigurimit nis me pedagogët e Universitetit të Tiranës. Nuk përfshihen pedagogët e universiteteve private
Pedagogët e Universitetit të Tiranës do të kontrollohen nëse kanë qenë apo jo pjesë, ose bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. “Profesorët qe rezultojnë me dosje, do te humbin vendin e punës qe mbajnë sot ne fakultete. Nisma është marre nga rektori Dhori Kule ku si model per aplikimin e kësaj procedure ka Gjermaninë. Ende nuk dihet se si do te pritet ky vendim nga pedagoget e Universitetit te Tiranës. Një pjese e tyre kane refuzuar te komentojnë para kamerës. Por a ka sot pedagoge qe i kane shërbyer sigurimit te shtetit?
“Një ligj që sjell falimentin e biznesit dhe korrupsionin e punonjësve të Tatimeve”
Një ligj që rrezikon të falimentojë biznesin. Kështu e cilëson ligjin e ri për procedurat tatimore, Dhoma Amerikane e Tregëtisë, që përmes një deklarate ka përcjellë shqetësimin e biznesve e që përfaqësohen me këtë Dhomë. “Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit.
PD: Fituesi i tenderit të OSHEE-së, u shpall i tillë edhe pse kishte ofrtë me 740 milionë lekë më shumë
Partia Demokratike vijon të mbajë në vëmendje akuzat për tenderin e rikonstruksionit të godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas deklaratës që ka lexuar sot zëdhënësja Orjela Nebijaj, OSHEE-ja ka rritur fondin limit të tenderit për një ditues të paracaktuar, që është klient i Edi Ramës, kryeministrit. Sipas PD-së, prova për këtë është fakti se ofertuesi i dytë, ka dhënë një shumë prej 3.8 miliardë lekë, ku përfshinte shërbimet dhe fitimin.
Butoni Dislike në Facebook nuk është ai që mendoni
Facebook më në fund ka prezantuar më në fund përgjigjen e tij për t’u apeluar njerëzve për butonin antipatik “distike”, në formën e gjashtë ikonave të reja të quajtura “Reactions.”
Ambasadorja Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet të bëhet, e panegociueshme
Ambasadorja Romana Vlahutin ka bërë të qartë se Reforma në Drejtësi është thelbësore dhe kusht i panegociueshëm për Integrimin e vendit. Ambasadorja e Bashkimit Europian gjatë një vizite në Korçë deklaroi se po përpiqemi shumë t'i shpejgojmë politikës se parësore janë interesat kombëtare. “Në mënyrë absolute që po, sigurisht. Ju e dini që kemi tashmë ato që quhen 5 prioritete kyçe. Tre prej tyre kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, apo shtetin e së drejtës, reforma në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit.
Dixhitalizohet Dorëshkrimi i Elbasanit
Robert Elsie njofton në faqen e tij, se Dorëshkrimi i Elbasanit – “teksti i hershëm shqip i dorëshkrimit të ungjijve (biblike) të Elbasanit (viti 1761) nga Gregori i Durrësit, shkruar në një alfabet të posaçëm, ndodhet tani në internet në një version të modernizuar”! Dixhitalizimi është shoqëruar edhe me transliterim dhe përkthim anglisht. Dorëshkrimi konsiderohet si vepra më e vjetër e letërsisë ortodokse shqiptare. Në të është vënë në punë një alfabet i veçantë, me parimin një grafemë për një fonemë. Ka 59 faqe , ku përfshihen përkthime biblike.
Pse NASA dhe ESA po përpiqen të rrëzojnë një asteroid
Zyrtarët e hapësirës evropiane dhe amerikane kanë nisur planet për të shmangur asteroidet larg nga Toka, me shpresën e mirë për mbrojtjen e planetit dhe për të kuptuar formën, mënyrën sesi lëvizin asteroidet. “NASA dhe ESA po formojnë një ekip hapësinor për të parandaluar Armageddon”. Projekti, i quajtur Misioni Asteroid dhe Ndikimi e Vlerësimi Devijues (AIDA), u njoftua për herë të parë në vitin 2012. Por kjo nuk ndodhi deri këtë vit kur zyrtarët shpallën një objektiv për studimet e tyre: një asteroid binar afër Tokës të quajtur 65803 didymos.
Thuaj që jemi live..
Aa, jemi live?
Stërvitja e Arnold Schwarzenegger për zonën e kraharorit
Një nga aktorët me të mirë të botës Arnold Schwazenegger, ka trupin ideal.
Për arritjen e tij ai ka punuar për vite të tëra. Kështu stërvitet ai për zonën e kraharorit.
Fillon teatri: “Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar”
Pasndeshja me Serbinë është rimarrë si argument për të theksuar sjelljen qytetare të tofozëve. “Humbën në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe si popull. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist, nuk është sulmuar asnjë asnjë lojtar serb.