Edhe makinën mund ta porosisësh në Amazon

Postuar në 18 Nëntor, 2023 16:02

Amazon hyn në biznesin e makinave. Nga viti i ardhshëm, gjiganti i shitjeve online do t’u japë mundësinë prodhuesve të makinave të shesin automjetet e tyre përmes faqes së saj. E para që do të provojë të shesë makinat e saj online është koreano-jugorja Hyundai.

Në shitje, klientët e Amazon do të gjejnë edhe produkte makinash, si pjesë këmbimi.

Drejt një referendumi të dytë? Qeveria skoceze publikon dokumentin për anëtarësim në BE

Postuar në 18 Nëntor, 2023 15:29

Skcio-ja njofton se qeveria skoceze ka publikuar një plan për anëtarësim në Bashkimin Europian. Dokumenti parashikon një Skoci të pavarur dhe teknikisht presupozohet përdorimi i nenit 49 për anëtarësim “të lehtë dhe të shpejtë”.

Megjithatë diskutimi për këtë çështje lidhet me pavarësinë e vendit si dhe implikimet me kufirin anglez dhe pjesëmarrja në një treg të përbashkët. Kryeministri Rishi Sunak ka deklaruar se çështja e pavarësisë së Skocisë u vendos në vitin 2014 me referendumin e atij viti dhe se nuk ka më vend për një referendum të dytë.

Koncesioni i sterilizimit, masë sigurie për ish-ministrin Beqaj

Postuar në 18 Nëntor, 2023 15:23

SPAK ka caktuar sot masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Vendimi lidhet me dosjen e sterilizimit, e cila është aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Krahas detyrimit për paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore, Beqajt i ndalohet edhe largimi jashtë vendit. 

Tre muaj më parë, SPAK zgjeroi hetimet për dosjen e sterilizimit, duke përfshirë edhe ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, për koncesionin e sterilizimit.

Çernobilët e panjohur të Rusisë

Postuar në 17 Nëntor, 2023 22:08

Vendimi i Rusisë për të dalë nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore, marrëveshja historike e vitit 1996 që krijoi një konsensus global kundër shpërthimeve bërthamore për qëllime ushtarake dhe paqësore, ka ngritur frikën nëse Moska po shqyrton seriozisht rifillimin e testeve të saj bërthamore.

Mbi 100 të tilla, të cilësuara shpërthime bërthamore "paqësore", janë kryer në epokën sovjetike, port ë dhënat për to nuk janë të qarta për shkak të mungesës së monitorimit të vendeve ku shpërthimet nuk shkonin sipas planit.

Historia e njerëzimit në ADN-në e morrave

Postuar në 17 Nëntor, 2023 18:27

Një pjesë e historisë njerëzore, siç është përhapja ende e debatuar e njerëzve të parë në kontinentin amerikan, është shkruar në ADN-në e shoqëruesve tanë 'besnikë', me të cilët kemi jetuar për mijëra vjet: morrat.

Konkluzioni del nga një studimi i kryer nga Universiteti i Floridës dhe i botuar në revistën “Plos One”, i cili analizoi 274 variacione gjenetike të vëzhguara te morrat nga 25 vende të ndryshme.

Memorandum për hekurudhën e shpejtë Beograd-Nish-Shkup

Postuar në 17 Nëntor, 2023 17:32

Duket se Ballkani i Hapur është reduktuar në një kornizë dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e ku protagonisti publicitar, Shqipëria, mungon. Kështu, sot njoftohet se kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski kanë nënshkruar një memorandum mbi bashkëpunimin në transportin hekurudhor. Dokumenti parashikon ndërtimin e linje të shpejtë që do lidhë Beogradin dhe Shkupin, përmes Nishit.

KE u heq vizat edhe serbëve të Kosovës

Postuar në 17 Nëntor, 2023 14:31

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Kjo do t’u njohë të drejtën për të udhëtuar pa viza shtetasve serbë që jetojnë në Kosovë dhe nuk duan të mbajnë pasaporta të lëshuara nga autoritetet e saj.

Borrell: Një horror nuk justifikon një horror tjetër

Postuar në 17 Nëntor, 2023 13:23

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka kërkuar Izraelit të vetëpërmbahet në operacionet kundër Hamasit, të cilat po u marrin jetën civilëve palestinezë të Gazës. Gjatë vizitës së tij të parë në Izrael, Borrell tha se sulmi i 7 tetorit nuk duhet të shërbejë si justifikim për masakra të tjera.

Shkarkohet kreu i IKMT-së

Postuar në 17 Nëntor, 2023 12:56

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj, është shkarkuar nga detyra. Ismailaj largohet nga drejtimi i IKMT-së tetë muaj pasi pasoi në këtë detyrë Dallëndyshe Bicin. Vendimi për shkarkimin e tij motivohet me performancën e ulët dhe ankesat e shumta nga qytetarët dhe bizneset për veprime arbitrare.

Vrasjet e civilëve në Afganistan, gjeneralët britanikë fshehën provat

Postuar në 16 Nëntor, 2023 21:27

Një nga gjeneralët më të lartë në Britaninë e Madhe dyshohet se fshehu provat se si ushtarët e Shërbimit Ajror Special (SAS) ekzekutonin të arrestuarit në Afganistan. Gjenerali Gwyn Jenkins, i cili është aktualisht oficeri i dytë më i lartë në forcat e armatosura britanike, thuhet se ka marrë raporte të detajuara me shkrim të bisedave midis ushtarëve që përshkruanin vrasjet pa gjyq të afganëve në vitin 2011, pretendon BBC, duke cituar një investigim të programit të saj, Panorama.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS