Merita është e këtij njeriu

Postuar në 12 Tetor, 2015 11:52

Shqipëria nuk do të ishte në finalet e europianit, Francë 2016 nëse në pankinën e kombëtares nuk do të ishte Xhani De Biazi. Italiani besoi që në fillim se ekipi mund t'ia dalë të kualifikohet në një kompeticion të madh mjafton që në fushë të mos luanim vetëm me zemër, por edhe me tru siç ai vetë e ka përsëritur disa herë. Sepse për të luajtur futboll nuk mjaftojnë vetëm muskujt, dëshira dhe talenti, por mbi të gjitha inteligjenca. Dhe ajo që De Biazi injektoi tek ekipi i tij ishte disiplina taktike për të marrë maksimumin e rezultatit duke shfrytëzuar potencialin e grupit.

Fier, 550 familje dhe 150 biznese të përmbytura

Postuar në 12 Tetor, 2015 11:23

Në qytetin dhe rajonin më të prekur nga përmbytjet, Fier, Shtabi i Emergjencës është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar rreth situatës së shkaktuar nga reshjet. Sipas Emergjencave Civile, në prefekturën e Fierit nga reshjet e shiut janë përmbytur 550 familje dhe 150 biznese, ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte. Shtabi njofton se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, situata është normalizuar, ujërat janë tërhequr dhe Gjanica është rikthyer në shtratin e vet.

Çfarë fati, një qytetar i rastësishëm merr dhuratë dorezat e Etrit Berishës

Postuar në 12 Tetor, 2015 10:52

Ja një presidencë që punon 24/7. Urgjent Nderi i Kombit të dielën në darkë për Kombëtaren!

Postuar në 12 Tetor, 2015 10:34

Të vetmit në rajon në Euro 2016. Danezët akuzojnë për trukim

Postuar në 12 Tetor, 2015 10:18

Kombëtarja e futbollit kthehet sot në mesditë nga Armenia, ndërkohë që ajo merr me vete dhe një “trofe” tjetër: Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që është kualifikuar për Euro 2016, bashkë me Rumaninë nga ana tjetër e gadishullit. Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi… nuk janë kualifikuar. Kështu kuptohet edhe më mirë pse fitorja shqiptare ka shkaktuar çudi në mediat ndërkombëtare. UEFA dergoi kartolinen zyrtare online, (foto), ndërsa trajneri danez Morten Olsen, i dëmtuari direkt i ndeshjes së djeshme, deklaroi se gara e Jerevanit ishte e trukuar!  

“Hileja” e biznesit, priten dy herë më shumë kupona, por me gjysmën e vlerës

Postuar në 12 Tetor, 2015 09:45

Në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë, ndërkohë që vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht. “Monitor” shkruan se presionit të lartë të administratës tatimore për të përdorur kuponin tatimor, në mënyrë që të deklaronin xhiron reale, bizneset, sidomos ato të vogla, duket se ia kanë gjetur ilaçin.

Putin: Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri

Postuar në 12 Tetor, 2015 08:34

“Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri, ku është duke kryer sulme ajrore kundër, caqeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik”. Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Kjo është përjashtuar”, ka thënë Putin në një intervistë të transmetuar në kanalin shtetëror Rossia­1. Një muaj më parë, ligjvënësit rusë i kanë dhënë Putinit miratimin për të nisur fushatë ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al­Assad, regjimi i të cilit, për më shumë se katër vjet, është duke luftuar fraksione të ndryshme rebele, përfshirë militantët e IS­it.

Industria aeronautike e Britanisë, si montohet një avion pasagjerësh

Postuar në 12 Tetor, 2015 07:54

Gjetje të reja për Epin e Gilgameshit

Postuar në 11 Tetor, 2015 23:48

“Washington Post” njoftonte dje për zbulimin e një fragmeti plotësues të Epit të Gilgameshit, kryeveprën letrare që i kushtohet luftës së njeriut ndaj vdekjes, përballjes me të dhe në fund, njohjes e pranimit të fatalitetit të jetës. Lajmi publikohej fillimisht nga “Ancient History et Cetera” që referon se tabela plotësuese ndodhet në “Sulaymaniyah Museum”. Tabelat janë blerë nga disa kontrabandistë artefaktesh për vetëm 800 dollarë dhe mendohet se janë gjetur në jug të Babel, Iraku i sotshëm.

Ndahet nga jeta aktori Arqile Lici

Postuar në 11 Tetor, 2015 22:23

Në pak ditë bota e teatrit dhe kinemasë shqiptare është goditur nga vdekja e tre aktorëve: Marko Bitraku, Lazër Vlashi dhe së fundi Arqile Lici. Për ata që nuk e njohin kujtojmë se Arqile Lici ka disa role emblematike në Teatrit dramatik të Fierit si dhe në filmin shqiptar. Shumkush mund ta mbaje mend tek komedia “Shoku Niqifor”, në dramën “Dy krisma në Paris”, në filmin "Pesha e kohës", apo në rolin e ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”. Mes viteve 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS