Shpjegimi i kryeministrit për kriminalizimin e shpifjes, keqkuptime dhe keqinterpretime

Postuar në 12 Nëntor, 2015 10:05

Kryeministri ka sqaruar se çfarë ka parasysh me propozimin për rikthimin e shpifjes dhe fyerjes si vepër penale që dënohet me burg. Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se shpifja do të jetë vepër penale për politikanët që paguhen me taksat e popullit dhe jo për gazetarët.
"Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!”- shkruan Rama.

Demokracia në veprim! Qeveria greke solidarizohet me grevën e sindikatave

Postuar në 12 Nëntor, 2015 09:07

Greva, që organizohet nga nga konfederata e përgjithshme e punonjësve grekë si dhe unioni sindikal i sektorit publik, ka për qëllim të shprehë kundërshtimin ndaj masave të reja të qeverisë,të cilën sindikalistët e akuzojnë për mosmbajtje të premtimeve elektorale. Unionet sindikale u kanë bërë thirrje qytetarëve për të organizuar tubime dhe marshime proteste në të gjithë vendin.

Video/Kjo është të kesh fat

Postuar në 12 Nëntor, 2015 03:30

Video/Toka merr frymë...nga era

Postuar në 12 Nëntor, 2015 00:07

Bingo! Kina zbulon depozita ari nën det me një vlerë prej 16.4 miliardë dollarë

Postuar në 11 Nëntor, 2015 23:27

Kina është vendi i parë që zbulon depozita ari nën tabanin detar. Pas tre vjetësh kërkimesh, depozitat u zbuluan 1.2 milje nën nivelin e detit në afërsi të ishujve Sanshan, provinca e Shandong në Kinën Lindore.  Vlerësohet se depozitat e gjetura arrijnë në 16.4 miliardë dollarë dhe bëhet fjalë për 1 600 tonë. Në maj, Kina i propozoi Indisë iniciativa të përbashkëta për kërkimin e metaleve të çmuar në tabanin e oqeanit Indian. 

Stonhenge i Sirisë. Një strukturë guri pa një përgjigje përfundimtare

Postuar në 11 Nëntor, 2015 23:04

Rujm el-Hiri në arabisht, ose Gilgal Refaim në hebraisht, përkatësisht Grumbulli i Gurëve i Maces së Egër dhe Rrotat e Gjigandëve, është një strukturë e lashtë guri në Lartëisë Golan në Siri, e cila konsiderhet si Stonehnge i Lindjes së Mesme. Daton 5000 vjet më parë, pra në një moshë me strukturën e famshme në Angli dhe u vu re nga izraelitët pasi kapën Lartësitë në vitin 1967. Gërmimet nxorën në pah se fjala ishte për një nga strukturat më të mëdha prej guri, për të cilën ende sot nuk ka një teori përfundimtare.

Intervista/Hakerimi i faqeve te institucioneve nxjerr zbuluar qeverine

Postuar në 11 Nëntor, 2015 22:10

Në kufijtë e lirisë!

Postuar në 11 Nëntor, 2015 21:49

Mësuam se i pari i vendit ka kërkuar dënimin me burg të shpifësve dhe ofenduesve të ofiqarëve të lartë shtetërorë. Argumenti është ky; “pështjellimi që denoncime të tilla shpifëse shkaktojnë në opinionin shoqëror është i tillë që cënon maksimalisht dhe mbi të gjitha ndjenjën e sigurisë dhe të besimit që shteti nëpërmjet përfaqësuesve të tij më të lartë shtetërorë përçon dhe ka për detyrë të përçojë te qytetarët”.

Një koncesion që nuk i mbarojnë kostot, Kryeministri: “Tarifa e skanimit në dogana për fasonët do të paguhet nga shteti”

Postuar në 11 Nëntor, 2015 17:24

Falimentimi i praktikave shtetërore të konçesionimit me gjasë nuk ka precedentë gjëkundi tjetër. Konçesioni i skanimit në dogana, një skandal i turpshëm, për të cilin kjo qeveri ul sytë e bën sikur nuk kupton, pa zhvilluar hetimin tatimor, po prodhon kosto të reja. Kështu, vërtet kontrata në tërësi u ul me 100 milionë dollarë, por qeveria që sot bën sikur nuk ka çgfarë të bëjë, arriti të rishikonte kontratën sërish pas problemeve që pati me pagesat e dyfishta të subjekteve.

Revoltë ndaj qeverisë, PD: “Edi Ramës, dy vjet i mbajti boja. Pastrimi nis prej tij”

Postuar në 11 Nëntor, 2015 17:12

Nuk ka mbetur më çfarë të negociohet me qeverinë aktuale. Me sa duket reforma në drejtësi, dekriminalizimi, kanë qenë pjesë dytësore e axhendës kryesore të opozotës: protestat. Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për ngritje në protestë masive kundër qeverisë. “Ju bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste madhështore qytetare. Ne mbështesim pa asnjë kufizim, ne mbështesim tërësisht protestën e  ligjshme të studentëve.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS