Bono befasohet nga Penelope Cruz dhe Javier Bardem. Të papërmbajtshëm në skenë

Postuar në 16 Tetor, 2015 13:35

U2 kanë fansa në të gjithë botën. Por grupi irlandez, sikurse edhe spektatorët janë befasuar kur aktorja Penelope Cruz dhe aktori Javier Bardem kanë hyrë në skenë dhe kanë shoqëruar bandën me performimin e tyre gjatë një koncerti në Barcelonë. Cruz e kthyer në bjonde është shfaqur më elegante se ndonjëherë.

Nishani ligjëratë para studentëve: Në gjyqësor ka gjyqtarë që nuk kanë lidhje me sistemin

Postuar në 16 Tetor, 2015 13:04

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mbajti sot një ligjëratë përpara studentëve për reformën në drejtësi. Ai theksoi rëndësinë që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse dhe për këtë reformë të merret edhe mendimi i botës akademike. Kreu i Shtetit tha se reforma në drejtësi është e rëndësishme për integrimin e vendit ne BE, duke theksuar se duhet të fokusohemi tek e ardhmja. Kreu i Shtetit ka kërkuar transparencë përmes një procesi krahasimor “Duhet transparencë përmes një procesi krahasimor.

The Prophet!

Postuar në 16 Tetor, 2015 12:25

Albin Kurti në një shkrim autorial thotë me naivitetin e një adoleshenti politik se nuk arrin ta kuptojë pse gjithë kjo histeri e panik kundër gazit lotsjellës në Parlament.

“Gazi ynë lotsjellës më 8 tetor 2015 në Parlament ishte i përmasës së vogël dhe një i vetëm. Të tillë ne i kemi ngrënë në protesta me mijëra sish, ndërkaq po ashtu me qindra asi që janë në mbushje më të mëdhenj e shumë më të rrezikshëm. Pra, nuk pati kurrfarë sulmi masiv me gaz lotsjellës nga ana jonë…”

Kjo është “E shëmtuara Beti”. Në fakt nuk është e shëmtuar aspak...

Postuar në 16 Tetor, 2015 12:18

Ana Maria Oroza Arsitizabal, është një aktore kolumbiane që luajti në serialin “Beti e shëmtuara”. Seriali u adaptua edhe në ShBA, por disa foto të revistën “SoHo” zbulojnë se Beti, pra Arsitizabal, duket krejt ndryshe. Një transformim i vërtetë, ku shfaqet një “Beti” joshëse.

Shkodër/ Një mësuese rreh nxënësin, e regjistrojnë

Postuar në 16 Tetor, 2015 12:13

“Mësuesja më rrahu se nuk kisha bërë detyrat e shtëpisë”. Kështu ka thënë E.U, nxënësi i shkollës 9­vjeçare “Gjon Ndoci” në Bushat, i cili në këtë video rrihet nga mësuesja. Videoja, postuar nga faqja “Jeta osh qef”, është filmuar rreth një vit më parë në shkollen “Gjon Ndoci”, Bushat, Shkoder. “News 24” raporton se mësuesja është Nevila Duraj dhe ajo ka pranuar për televizionin se ngjarja ka ndodhur një vit më parë e për këtë nuk kanë dijeni prindërit dhe as nuk është kontaktuar nga Ministria e Arsimit.

Turqia - ku po shkon ky vend?

Postuar në 16 Tetor, 2015 11:56

Në Turqi situata nuk është e qetë. Sulmi në Ankara i përkeqësoi edhe më shumë gjërat, përballë një qeverie që po drejton me kokfortësi. Në një intervistë për DW, eksperti i Lindjes së Mesme Michael Lüders, jep disa mendime për të kuptuar atë që po ndodh aty.

Obama i thotë “jo” tërheqjes së ushtarakëve amerikanë nga Afganistani në fundin e 2016-ës

Postuar në 16 Tetor, 2015 11:52

Sipas AFP presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi qëndrimin e një kontigjenti prej më shumë se mijëra ushtarë amerikanë në Afganistan edhe pas vitit 2016. Obama e cilësoi këtë prani ushtarake ende të domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë forcave afgane ende mjaft të brishta. Qeveria afgane ka përshëndetur këtë vendim. Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka përgëzuar nga ana e tij vendimin e palës amerikane në rrjetin Twitter duke pohuar se vendi i tij do të qëndronte më shumë se kurrë i vendosur në forcimin e marrëdhënieve në luftën kundër terrorizmit.

Reforma në Drejtësi/ PD-ja i drejtohet Venecias me mendimet e ekspertëve të vet

Postuar në 16 Tetor, 2015 10:53

Partia Demokratike ka shpërndarë sot opinionin e ekspertëve të saj për reforën në Drejtësi që burojnë nga ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë. Materiali, i përgatitur nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, merr në shqyrtim pikat e propozuara nga shumica një për një dhe parashtron vërejtjet e veta, drejtuar këto Komisionit të Venecias dhe selive diplomatike në Tiarnë.

Raunig flet për dosjet e Sigurimit të Shtetit: Hapja e tyre ka natyrë delikate, e kaluara e dhimbshme ka nevojë të dëgjohet

Postuar në 16 Tetor, 2015 10:29

Gjatë një aktiviteti për rolin e medias, përfaqësuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig tha se hapja e dosjave të ish-shërbimit sekret në Shqipëri ka një natyrë delikate. Sipas tij edhe pse e kaluara është e dhimbshme, përsëri është e nevojshme të dëgjohet. “Mundësia që plagët që nuk janë shëruar të gjakosen sërish përbëjnë rrezik. Edhe pse nuk është e lehtë të flasim për një të kaluar të dhimbshme, shoqëria ka nevojë të dëgjojë historitë e të mbijetuarve dhe të kuptojë përmasat e shkeljeve të bëra gjatë regjimit të kaluar.

Qytetarë të vyer, nxënës të shkelqyer, një reklamë që irriton

Postuar në 16 Tetor, 2015 10:14

Bashkia e Tiranës ka vendosur të përhapë dhe të inkurajojë modelin pozitiv në hapësirën publike, duke vendosur fotot e nxënësve më të mirë të shkollave të kryeqytetit. Bashkë me emrat e tyre. Dhe bashkë me një nënshkrim: “Qytetarët më të vyer të Tiranës janë edhe nxënësit më të shkëlqyer të saj”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS