Blinken njofton largimin e Victoria Nuland, nënsekretarja e Shtetit del në pension
Nënsekretarja e shtetit për çështjet politike, Victoria Nuland, do të largohet nga detyra. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se Nuland del në pension në javët e ardhshme.
Nuland lë postin e rëndësishëm në Departamentin e Shtetit, ku luajti një rol kyç në përgjigjen e SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë – në një kohë kur financimi për Kievin ka ngecur në Kongres, ndërsa Rusia përparon në fushën e betejës.
Rreth një e katërta e studimeve shkencore mund të zhduken nga interneti
Një pjesë e mirë e artikujve shkencorë nnuk po arkivohen dhe ruhen siç duhet. Një studim i kryer me më shumë se shtatë milionë publikime dixhitale tregon se sistemet në këtë drejtim nuk ia dalin të mbajnë ritmin me rritjen e rezultateve të kërkimit.
Rezultatet e studimit u publikuan në Journal of Librarianship and Scholarly Communication.
Tërhiqet qeveria, ata që japin dhoma me qira për turizëm nuk do të taksohen si biznes
Qeveria është tërhequr nga propozimi për taksimin e qytetarëve që japin me qira vila apo apartamente përmes platformave si AirBnB apo Booking. Ministria e Financave njoftoi sot se drafti fillestar për turizmin, ku përfshihej regjistrimi i të gjitha njësive akomodues si biznese në QKB, do të ndryshohet.
Abkhazia synon bashkimin me Rusinë
Ministri i Jashtëm abkhaz, Inal Ardzinba, ka deklaruar se ai e sheh të ardhmen e vendit të vet, Republikën e Abkhazisë, në suzanë e Unionit Rusi-Bjellorusi.
Ne kuptojmë se një rrugë drejt një bashkimi është e gjatë dhe vështirë, por një pjesë e madhe e popullsisë sonë e mbështet këtë perspektivë. Kjo është pse ne do të përpiqemi për këtë gjë
citohet ai.
BE ndalon mallrat e prodhuara me punë të detyruar
Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme për të ndaluar hyrjen e produkteve të prodhuara me punë të detyruar në tregun e përbashkët evropian.
Marrëveshja përcakton përgjegjësitë që Komisioni i BE-së dhe shtetet anëtare kanë në identifikimin e kompanive që shfrytëzojnë punëtorët e detyruar dhe ndalojnë produktet e tyre.
Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës në Belgjikë, Pierre-Yves Dermagne, marrëveshja ka për qëllim të prishë modelin e biznesit të këtyre kompanive.
ATSH fton qytetarët të anëtarësohen në PS
Thirrja e kryeministrit Rama për hapjen e anëtarësimeve në Partinë Socialiste pasqyrohet si lajm në faqen e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Duke cituar Ramën, ATSH shkruan se kjo është një mundësi për « ripërtëritjen e familjes së madhe politike të gjithë shqiptarëve duke u bërë pjesë e saj për ta bërë këtë vend krenarinë tonë më të madhe ».
Demokracia greke pas Metapolitefsi-t
Aldo Moron e lanë të vritej amerikanët. Cossiga diktohej nga këshilltarë nga SHBA
Dy të paditur për sigurinë kombëtare në inaugurimin e bazës taktike në Kuçovë
Në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike e NATO-s ishin të ftuar të merrnin pjesë edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olt Xhaçka. Nëse Begaj nuk mund të shmangej për shkak të detyrës. Xhaçka është aty si një dëm kolateral i një politike në sektorin e Mbrojtjes që me vendim gjykate u konfirmua se ka cenuar sigurinë kombëtare.
Z. Xhufi, në Himarën megjithë Labëri, votuan Fredi Belerin Jo Edin. Gëlltite!
