Vërejtja e Rexhep Qoses: Reformat e Ramës më të shpejta se revolucionet
Akademiku kosovar Rexhep Qosja, në një intervistë për gazetën “Dita” flet për vlerësimin që do i jepte qeverisjes së majtë: “Me ndryshimet e sendërtuara në politikën shtetërore, koalicioni i majtë, shikuar në përgjithësi, ishte kryesisht i suksesshëm”, shprehet Qosja. “Opozita po i qet në shpinë Edi Ramës, plot vagona me plot gënjeshtra. E kuptueshme. Intelektualët me mendje sipërore si Edi Rama dhe Rexhep Meidani në politikën ballkanike pashmangshëm ngarkohen me gurë e kusur”. Gjithsesi Qosja thotë se reformat e Ramës janë pak të shpejta nga “ç’mund të përligjë njëmendësia e Shqipërisë”.
Kissinger mendon se SHBA duhet të vendosë për rolin e saj në Lindjen e Mesme
“Situata aktuale është shenja e fundit e dezintegrimit amerikan në vendosjen e rregullit në Lindjen e Mesme, i prishur që nga lufta e vitit 1973”, shkruan në një opinion të tijin ish-sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger botuar në gazetën “Wall Street Journal”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një strategji të re dhe për prioritetet të tjera në këtë pjesë të botës”, theksoi ai. “Uashingtoni duhet të vendosë për rolin që duhet të luajë në shekullin XXI dhe padyshim që Lindja e Mesme do të jetë prova jonë e parë dhe ndoshta më e vështirë.
Buxheti 2016 sjell përplasjet e para të vendorëve socialistë me Canin
Transferta e pakushtëzuar e fondeve për pushtetin vendor u kundërshtua dje nga drejtuesit e majtë të Bashkive të Durrësit dhe Elbasanit duke sjellë kështu dhe përplasjet e para. “Panorama” shkruan se Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini kanë kërkuar më shumë fonde për pushtetin vendor dhe kundërshtuan mënyrën e llogaritjes të tij. Shkak është pasi kriteri bazë për ndarjen e fondeve vendore do të përdoret koncepti i banorit rezident efektiv për popullsinë, sipas censusit, me 30 për qind të diferencës mes regjistrit të gjendjes civile.
Parlamenti grek miraton buxhetin, Cipras: Përmban masa të tjera të vështira
Parlamenti grek miratoi sot gjatë orëve të para të mëngjesit një tjetër buxhet të shtetit me masa shtrënguese, ku qeveria e re e kryeministrit Aleksis Cipras kishte pasqyruar marrëveshjet e arritura me kreditorët ndërkombëtarë. “Ky buxhet përmban masa të tjera të vështira”, deklaroi dje kryeministri Cipras. Ndërkohë, televizioni shtetëror grek, tregoi pamje të njerëzve të cilët demonstronin jashtë ndërtesës së parlamentit kundër masave të reja shtrënguese.
10 imazhet e jashtëzakonshme e një botë të vogël që na rrethon
Ka shumë gjëra të mëdha, të pabesueshme në këtë botë, që nga kanionet e oqeaneve të mëdha deri te fosilet, të cilat kanë lënë pas dinozaurët. Por shumica e gjërave që përbëjnë botën tonë të gjerë janë të vogla, shumë të vogla madje. Shpesh, këto gjëra fshihen për shkak se janë thjesht shumë të vogla për t’u parë nga syri i njeriut.
Masat ekstreme për ndëshkimin e informalitetit, Malaj: Parlamenti të mos i miratojë
Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, duke folur për “Ora News” deklaroi se parlamenti nuk duhet të miratojë masat ekstreme për ndëshkimin e informalitetit. Sipas Malajt votimi kundër ndihmon edhe qeverinë. “Unë do tu lutesha kolegëve deputetë. Më vjen keq që qeveria pas reagimit nuk i pa vetë masat e ashpra që ka çuar në parlament, por nuk ka asgjë të keqe, nuk ka pse të vazhdojë ky debat. Është parlamenti që ka një mandat më të drejtpërdrejtë. Nuk ka pse të thuhet që parlamenti nuk mbështeti qeverinë e tij, por në disa raste është parlamenti filtri i fundit që nuk duhet ti miratojë ato.
Ushtrime gjimnastikore të vështirësisë të lartë
Polemika me ortodoksët, qeveria i përgjigjet reagimit të Kishës ne portalin e transparencës
Në një përpjekje për të sqaruar pozicionin e qeverisë pas deklaratave të kryeministrit në parlament dhe reagimit të kishës ortodokse, stafi i kryeministrit ka përgatitur një njoftim të publikuar në portalin e hapur me iniciativën e këshilltarit të kreyministrit, Endri Fuga, transparenca.al
Qeveria thotë se qëllimi i deklaratave të kryeministrit nuk ka qenë inventari i investimeve të Kishës Ortodokse për mirëmbajtjen e objekteve të saj të kultit, por marraveshja mes tyre për restaurimin e disa kishave dhe manastireve, pjesë e trashëgimisë kukturore.
Disa varre të pazakonta në Malësi të Madhe(foto)
“Koha Ditore” referon një lajm të “malësia.org” për disa varreza në fshatin Qye të Dolecit (në Vuksanlekaj) të Malësisë së Madhe. “Vlerësimi i lashtësisë së tyre ndryshon nga 200-400 vjet, por disa i cilësojnë shumë më të lashta. Janë diku rreth 30 varreza të gdhendura në gurë, të larta prej 1 deri 1,50 cm, të kthyera me kokë nga perëndimi. Gdhendja është bërë në pjesën e përparme dhe të pasme të gurëve mbivarrorë, si edhe në vetë pllakën mbuluese.
Një ndryshim që rrallëkush do ta provonte
Ted Richards, 56 vjeç ka bërë një zgjedhje "antievolucioniste" duke imituar përmes kirurgjisë kafshët shtëpiake. Përfundimi: një kolazh interesant ngjyrash dhe relievesh faciale që i japin me të vërtetë stampën e një metropolitani. Ose anthropozoolitani.