"O Xhepi, sikur ta kishe vënë atë flamurin tim...". "Jo mo kot, po ngaqë jemi popuj vëllezër e thashë ç'ti duam kot dy"

Postuar në 20 Nëntor, 2015 04:10

Një foshnje në dyert e morgut(foto+18)

Postuar në 20 Nëntor, 2015 03:45

Në disa media po qarkullon kjo foto e një foshnjeje 1 muajshe, që është gjetur e vdekur dje në mbrëmje në Unazën e Re. Fotoja në fakt është bërë në QSUT dhe është lënë në disa karrige për 2 orë, përpara se të merrej nga punonjësit e morgut. Ka qenë një qytetar që ka raportuar ngjarjen dhe ka shkrepur fotot. Nuk ka një sqarim nga Ministria e Shëndetësisë, por në vetvete ky është një skandal që i shtohet aktit të braktisjes së një foshnjeje.

Kriminalizimi i shpifjes, qeveria konsulton praktikat europiane dhe sanksionet në to

Postuar në 19 Nëntor, 2015 20:45

Para disa ditësh bëri bujë të madhe propozimi i qeverisë për ligjin e shpifjes, sipas të cilit do të përfshihej edhe media si subjekt në kriminalizimin e shpifjes. Një apo dy ditë më pas kryeministri u tërhoq, duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për mediat, por vetëm për ata persona që shpifin ndërkohë që mbajnë një detyrë publike. Mirëpo është e qartë se ligji për shpifjen, një akt ky që nëse dënohet si i tillë nuk ka pse të përjashjtojë subjektet, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë, do të jetë tërësor.

Lajm i rëndësishëm: Fate Velaj ka shkruar roman

Postuar në 19 Nëntor, 2015 19:42

"Ilir, do yshtur ai Sajmiri se iu thye karrigia sot në Parlament". "Jo nuk ka gjë. Do t'i drejtohemi edhe zyrtarisht si "Sajme Qorri" dhe ikën syri i keq"

Postuar në 19 Nëntor, 2015 18:48

Incident i Taulant Ballës/"Transparenca.al" hap konkursin për Tellall, deputeti dorëzon aplikimin: "E mora për ndryshime në qeveri"

Postuar në 19 Nëntor, 2015 18:43

Kërcënohet me jetë Venigjar Begaj, biznesmeni që denoncoi aferën e matësave të energjisë

Postuar në 19 Nëntor, 2015 17:47

Denoncoi aferën milionëshe të matësave të energjisë, e bashkë me të edhe faktin se nga serveri i tatimeve ishte fshirë edhe detyrimi që CEZ i kishte kompanisë së tij dhe përfundon i kërcënuar me jetë. ABCNEWS raporton se biznesmeni Venigjar Begaj ka bërë kallëzim dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi në celularin e tij kanë mbërritur kërcënime me jetë.

Kujt i duhet ky lloj futbolli?

Postuar në 19 Nëntor, 2015 16:35

Video e mëposhtme paraqet një përballje mes Tërbunit dhe Bylis, përfunduar me rezulatin 4:2. Kronika përcjell një ndeshje, që për nga mënyra e realizimit ngrejnë dyshime të mëdha për korrektesën e ndeshjes.

Po zhduken afresket e Çetirëve

Postuar në 19 Nëntor, 2015 15:38

Në territorin e bashkisë së Roskovecit gjenden vetëm dy objekte që gëzojnë statusin e “Monumenteve të Kulturës”. Të tilla janë kisha bizantinë e Shën Nikollës në fshatin Kurjan dhe kisha postbizantine e Shën Gjergjit në fshatin Strum.

Shënim: Rreziku kryesor për Shqipërinë vjen nga kjo sallë

Postuar në 19 Nëntor, 2015 15:29

“Shullazi i thërret Tahirit “Sajme Qorri”. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe me të një pjesë e opozitës, nuk e kanë lënë rastin t’u shpëtojë dhe e kanë kthyer seancën e sotme plenare në një gjyq ndaj ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit. Deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili përmendi me emër Emiljano Shullazin dhe Arben Frrokun, e kanë vënë opozitën në një pozicion sulmi, pasi për akuzat e saj, ajo tashmë ka një konfirmim ndërkombëtar. Por ka edhe kreditimin e madh se të akuzuarit nuk përgënjeshtrojnë dot asgjë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS