"Refuzoj të jem një objekt"

Postuar në 18 Tetor, 2015 13:48

Leonora Carrington ishte një piktore e shekullit të 20-të, e cila i përkiste rrymës së surealizmit. Pikturat e saj bartin edhe aspekte të jetës së vet, duke sjellë edhe nje aspekt autobiografik. Disa prej tyre:

Video/Vullkani Colima riaktivizohet

Postuar në 18 Tetor, 2015 13:00

Vullkani Colina në Meksikë është riaktivizuar së fundmi duke ofruar këto pamje:

Rusi-Greqi, projekt për një gazsjellës të ri

Postuar në 18 Tetor, 2015 11:51

Greqia vijon të mbajë kontakte me Rusinë lidhur me ndërtimin e gazsjellësve që dalin në Europë. Mnistria e Jashtme greke njofton për një takim mes Giorgos Tsipras, sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ekonomike dhe ministrit rus për Energjinë, Alexander Novak. Në takim është folur për atë që pala greke e quan: Gazjellësi Jugor Europian dhe siç njoftohet është rënë dakord që të vijohet puna. Bëhet fjalë për një projekt të ri që pason disa të tillë që i janë refuzuar Rusisë dhe duket se Greqia është e gatshme që t’i mirëpresë.

Shenjtorë familjarisht

Postuar në 18 Tetor, 2015 11:40

Vatikani shpall sot shenjtorë edhe një çift burrë e grua dhe kjo ndodh për herë të parë. Bëhet fjalë për francezët Louie Martin (1823-1894) dhe Maria Azelia Guerin (1831-1877), prindër të Santa Teresa di Lisieux (që vdiq nga tuberkulozi vetëm 24 vjeç dhe ështëb kanonizuar më 1925). Të dy personat në fjalë janë përzgjedhur me motivacionin: “për dëshminë e jashtëzakonshme të spiritualitetit familjar” do të shpallen sot shenjtë bashkë me katër të tjerë. 

Avokati i Popullit: Kemi probleme me politikën. Rekomandimet konsiderohen sulme

Postuar në 18 Tetor, 2015 11:31

Avokati i Popullit adreson kritika të hapura për sjelljen institucionale të drejtuesve shqiptarë që sipas tij, nuk ofrojnë bashkëpunim me zyrën e Avokati. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e 9-të të Shoqatës së Ombudsmanëve dhe Ndërmjetësuesve Frankofonë (AOMF), që u mbajt në datat 13-15 tetor 2015 në Quebec të Kanadasë, Igli Totozani,  deklaroi se në vende si Shqipëria ka vërtet një rend kushtetues demokratik, por kultura e njerëzve dhe politikës është larg tij. "Puna e Ombudsmanit në vendet me demokraci ende të pakonsoliduar është një sfidë e madhe.

Edi Rama dhe Barbara Streisand…

Postuar në 18 Tetor, 2015 11:22

E fshijmë nga mendja për pak momente detyrimin e qeverisë përmes ligjit për informimin publik dhe le ta konsiderojmë nismën e kryeministrit Edi Rama për të bërë transparencën e qeverisjes përmes një faqeje te re interneti si një nismë me qëllim pozitiv.

"Shqiptarja.com" shkruan se janë 110 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në radhët e politikës

Postuar në 18 Tetor, 2015 11:16

Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se janë rreth 110 pseudonimet që politika apo media ka denoncuar gjatë viteve si etiketa të dosjeve të bashkëpunimit të personave që sot janë aktiv në politikë apo në institucione të ndryshme. Dhe kjo listë është bërë e njohur nga akuza të herëpashershme mes politikanëve që aludojnë për ish-bashkëpunëtorë të Siigurimit të Shtetit. Çështja është prezente pasi ndonëse u miratuan disa ligje, shumëkush arriti të vijonte karrierën. Këtu nuk përmenden njerëz që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes së asaj kohe, por vetëm ata që kanë dosje, e që janë të shantazhueshëm.

Frankfurti si mollë e ndalume

Postuar në 18 Tetor, 2015 11:06

Përsëri, në panarin e Frankfurtit mungon libri në gjuhën shqipe. Mungon stenda e Shqipërisë. Mbi të gjitha, në këtë hapësirë të komunikimit letrar, mungon autori shqiptar, ai që është e jo të shpiket, me ndihmën e qeveriut apo të partive politike, të lodhura nga korrupsioni dhe mashtrimet, në diell dhe shi.

Debat (edhe) për librin mes Kim Mehmetit dhe Edi Ramës

Postuar në 18 Tetor, 2015 11:00

“Gazeta Shqiptare” ka zbardhur sot një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe shkrimtarit Kim Mehmeti. Debati është zhvilluar në promovimin e librit të Rudina Xhungës, “Edhe një Shqip”.  Më poshtë një pjesë e debatit:

Ban Ki Moon viziton refugjatët në Itali: Situata, krizë e solidaritetit global

Postuar në 18 Tetor, 2015 10:18

Ban Ki Moon, gjatë një vizite në vendstrehimin “Saint Egidio Community” në Romë tha se situata e emigrantëve dhe refugjatëve është një “krizë e solidariotetit global”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, u takua me refugjatë dhe fëmijët e tyre.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS