Rita Ora me një stil tjetër në një dasëm kosovare(foto)

Postuar në 19 Tetor, 2015 11:33

Këngëtarja mori pjesë në dasmën e kushërirës së vet, Filiz Salihu me Arlit Kastratin në Prishtinë.

Emigrantët janë ekonomikisht të domosdoshëm

Postuar në 19 Tetor, 2015 11:20

Europa duket se ende nuk po di të përshtasë planifikimin me nevojat e veta. Ka kohë që në vendet kryesore flitet për krahun e punës, por edhe për investimet në burime njerëzore që përcaktojnë zhvillimin. Por këto parashtrime  mbeten në kuadrin e konstatimeve dhe hasin në pengesa të mëdha, pasi atoo shkojnë kraha për karah me nevojën për imigrantë. Në një shkrim të vetin në “Deutsche Welle”, Richard Fuchs shkruan se imigrantët janë domosdoshmëri ekonomike, nëse Gjermania, si vendi kryesor i Europës, do të dojë të mbajë ritmin e zhvillimit që ka.

Paradokset e qeverisë. E jep me koncesion dhe investon 20 mln dollarë në Rrugën e Kombit

Postuar në 19 Tetor, 2015 10:17

Ministria e Ekonomisë programon të investojë gjatë dy viteve në vijim të paktën edhe 21 milionë dollarë. Revista “Monitor” shkruan se programi i qeverisë për investime në këtë aks ngjan paradoksal, pasi Ministri i Transporteve ka lajmëruar se, do të firmosë kontratën e koncesionit për këtë rrugë gjatë këtij muaji.

Kuvendi i Kosovës, me provë si shalqinjtë e Divjakës: “Do ta provojmë të mblidhemi prapë sot, mbase del mirë”

Postuar në 19 Tetor, 2015 10:10

KQZ, Zgurit dhe Jorgaqit u mbaron mandati. U ra shorti 3 vjeçar. A do t’i mbajnë PS e PR?

Postuar në 19 Tetor, 2015 10:03

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të rinovohet me dy emra që do zëvendësojnë Edlira Jorgaqin dhe Klement Zgurin, njofton GSH. Dy anëtarëve u mbaron mandati si pasojë e një mekanizmi “rinovues” të miratuar në 1 nëntor 2012. Pikërisht këtë datë, tre vjet më pas, u takon dy partive që i kanë propozuar ata, respektivisht Partisë Republikane dhe asaj Socialiste, që të propozojë në Kuvend dy emrat e rinj ose të njëjtët.

Rritet tensioni për refugjatët, bllokohet rruga e Ballkanit

Postuar në 19 Tetor, 2015 09:52

Janë rritur tensionet në mesin e mijëra emigrantëve, që po drejtohen për në veri nëpërmjet shteteve të Ballkanit, ndërsa rruga e tyre për në Europën Perëndimore është bllokuar nga kontrollet e reja. Kroacia i ka kërkuar fqinjit të saj verior, Sllovenisë, të pranojë 5 mijë emigrantë çdo ditë, por Sllovenia ishte dakord vetëm për gjysmën e këtij numri. Një zyrtar tha për BBC se Kroacia nuk do të ketë më dhoma në kampet e saj tranzit brenda disa ditësh. Autobusët e mbushur me njerëz u drejtuan për në Serbi në 19 tetor.

Letra e Haxhisë për djalin e Remzi Hoxhës: Babanë tënd e kanë hedhur në det

Postuar në 19 Tetor, 2015 09:50

Izet Haxhia, ish-badiguardi i presidentit Berisha i arratisur në Turqi, ka reaguar sot në gazetën Dita, ku prononcohet sa herë ka diçka për të thënë. Haxhia ka shkruar një letër për djalin e Remzi Hoxhës, Ardian Hoxhën që po ndërmerr një nismë peticioni për zbardhjen e vendndodhjes së trupit të të atit. Haxhia shkruan se pasi humbi jetën nga torturat e njerëzve të SHIK-ut Sefgjini e Koldashi, trupi i Remzi Hoxhës është hedhur në det nga autorët. Duket se në këtë mënyrë çdo kërkim i mëtejshëm është i pamundur.  

Zbardhet plagosja me armë e kambistit ne Fier, në pranga Kreshnik Berisha dhe një bashkëpunëtor

Postuar në 19 Tetor, 2015 09:26

Policia ka zbardhur grabitjen me armë të kambistit Artur Çepele të premten në Fier. Njëri nga autorët dhe një bashkëpunëtor i tij u vunë në pranga në operacionin e koduar “Porosia”.

Oregon, rikthehen 52 vjet më vonë librat e prapambetur të bibliotekës

Postuar në 19 Tetor, 2015 08:14

Bibliotekarët e Portland State University në Oregon më në fund kanë në duar librat e prapambetur një gjysmë shekulli, pasi kishin bërë kontrolle për gjetjen dhe rikthimin e tyre. Media e Oregonit (http://bit.ly/1RMoPct) thanë se dikush kish vendosur dy libra që ishin marrë në vitin 1963, shoqëruar me një shënim anonim, me shkrim dore. Bibliotekari i Universitetit Joan Petit thotë se librat janë aq të vjetër sa anëtarët e stafit nuk dinë se çfarë të bëjnë me ta.

Vegël e re muzikore

Postuar në 19 Tetor, 2015 08:11

Pages

Subscribe to ResPublica RSS