Kura shtëpiake për flokë të tharë e të dëmtuar

Postuar në 19 Tetor, 2015 16:13

Këto kura jo të shtrenjta shtëpiake do t’i hidratojnë flokët tuaj, ndërsa do t’ju lënë me flokë të shkëlqyer e të shëndetshëm

Oferta kineze për Rrugën e Arbrit do të konsultohet nga një kompani të kontraktuar nga qeveria

Postuar në 19 Tetor, 2015 15:29

Oferta e kompanisë kineze “China State Construction” për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të shqyrtohet nga një kompani konsulence e kontraktuar nga qeveria. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, Avokatura e Shtetit ka hapur zyrtarisht procesin e kontraktimit të studios konsulente, e cila do të këshillojë komisionin e negocimit, thotë TCH.

Momente private - ditari social i yjeve

Postuar në 19 Tetor, 2015 14:47

Ligj për vullnetarizmin. E propozon Blendi Klosi nën shembullin e Nënë Terezës

Postuar në 19 Tetor, 2015 14:23

Sot është përkujtuar në rrugë qeveritare dita e lumturimit të Nënë Terezës, e cila nuk dihet se çfarë përfaqëson për shqiptarët jo katolikë. Kryeministri ka mbajtur një fjalë ku veç mburrjeve dhe lavdërimit për Nënë Terezën nuk ka thënë ndonjë gjë tjetër. Ndërkohë ministri i Çështjeve Sociale, Blendi Klosi është shfaqur shumë entuziast. Aq sa ka propozuar edhe një ligj për Vullnetarizmin. “Kur më mirë se sot, mund të bëjmë sadopak nga puna e kësaj gruaje të madhe, që e bëri të njohur vendin tonë në të gjithë botën, duke nisur së bashku punën për hartimin e ligjit të Vullnetarizmit?

PD njeh Tavon si pol pushteti në Gjirokastër. “Luftuam kundër tij, ishte e kotë”, thotë Kokalari

Postuar në 19 Tetor, 2015 14:22

A është Vangjel Tavo, ish socialist minoritar, aktualisht deputet i LSI-së, pol i fuqishëm pushteti në Gjirokastër. Po, të paktën sipas  vetë kandidatit të PD-së për bashkinë zgjedhjet e fundit lokale.

Në kryeministri tani kërcehet edhe balet

Postuar në 19 Tetor, 2015 13:33

Bashkë me promovimin e librit të Rudina Xhungës në selinë e qeverisë është luajtur edhe balet.

Brad Pitt ndryshon look për filmin e ri

Postuar në 19 Tetor, 2015 13:24

Çamëria shtet më vete në Festivalin e Fëmijëve në Berat. Organizatorët prezantojnë një hartë të re të Ballkanit (Foto)

Postuar në 19 Tetor, 2015 12:07

Dalldia nacionaliste po gjen shfaqje deri tek festivalet e fëmijëve që organizohen në Shqipëri nga autoritete lokale të institucioneve kulturore.

Në Berat u organizua së fundmi festivali Ballkanik i fëmijëve “Luajmë dhe vallëzojmë” që pati si nismëtar Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës. Motoja e këtij festivali ishte forcimi i miqësisë mes fëmijëve të Ballkanit, por edhe nxitja e ruajtja e traditave të brezit të ri.

Në të ishin ftuar të merrnin pjesë grupe fëmijësh nga Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Turqia dhe Maqedonia.

Më mirë Ilir Meta, sesa Edi Rama

Postuar në 19 Tetor, 2015 11:44

Gjithë verën dhe sidomos këtë vjeshtë, thelbi i debateve politike në vend është përqendruar te konflikti Rama-Meta. Çështja shkoi deri aty, sa Spartak Braho, njeri i afërt i Ilir Metës, të flasë për komplot ndaj kreut të LSI-së. Një çështje për korrupsion masiv me mbledhjen e detyrimeve të CEZ, me marrëveshjen për t’u dhënë çekëve 90 milionë euro dhe shmangur arbitrazhin, ishte tagjia bazë e shtypit dhe e akuzave që mbajtën gjallë zhurmën e kësaj lufte.

De Biazi-FSHF, po diskutohet në distancë kontrata e re, apo ka një sulm ndaj trajnerit?

Postuar në 19 Tetor, 2015 11:43

Euforia e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016 po ja lë vendin shpejt një shkëmbimi deklaratash në distancë mes trajnerit de Biazi dhe Federatës. Presidenti Duka deklaroi dje se FSHF nuk po kërkon trajner të ri, por është normale që nëse De Biazi mendon se ka ardhur koha të kërkojë një ofertë shumë më serioze se Shqipëria, FSHF të mos paguajë dot shumën e re që italiani do kërkonte për të qëndruar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS