Partia me siglën FSHF
Ajo çfarë ndodhi pas ndeshjes kualifikuese në Europian të kombëtares shqiptare të futbollit, provon më së miri se Federata Shqiptare funksionon as më shumë e as më pak si partitë politike. Kuptohet me kryetar të përjetshëm dhe historik, Armand Dukën. Pas ndeshjes, disa media shkruan se merita e kualifikimit i takon më së shumti trajnerit De Biasi, i cili u prit mirë edhe nga tifozët, por edhe nga qeveria, kreu i së cilës nuk dihet nëse rastësisht ose jo, përmendi në fjalën e tij edhe Platininë. E kundërta me Armand Dukën, i cili fishkëllye hapur.
Megjithë aksionin e kuponit, financat minus 7 mld lekë për janar - shtator
Parashikimet e Financave kanë çaluar edhe për muajin shtator, në krahasim me realizimin faktik në mbledhjen e taksave. 7 miliardë lekë është deficiti i mbledhjes së të ardhurave në Tatime dhe Dogana për periudhën janar-shtator, thotë Panorama.
Gjyqi i imamëve, kërcënohet prokurori, një grua, pastaj dhe gjyqtari, dhe tani një dëshmitar tjetër. Edhe njëherë, gjyqi i kujt po bëhet?
Dikur ia thoshin të gjitha njëri-tjetrit. Pse u ndanë Ilir Meta dhe Dritan Prifti?
Është shembulli i dy miqve "për kokë" që janë kthyer në armiq të betuar. I bashkoi interesi për të fituar pushtet dhe para përmes politikës duke e nisur bashkëpunimin aktiv me betejën kundër Fatos Nanos në vitin 2004. Madje janë të shumtë ata që ia atribuojnë idenë e krijimit të LSI-së Dritan Priftit. Ai fitoi shumë shpejt vendin e krahut të djathtë të Ilir Metës, i cili kishte ndikuar në vitin 2001 që Prifti të merrte postin e parë të rëndësishëm, atë të drejtorit të KESH-it.
Nëndrejtori i Burgjeve, Ramës: Meta po na ha vendet e punës, të paktën të marrim burgun e Fierit…
Një letër e dërguar kryeministrit Rama nga nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, socialisti Bledar Skënderi, botuar sot në GSH, pasqyron konfliktin PS-LSI në punësimet e administratës së burgjeve. Letra është shkruar pak muaj më parë, por duket se nga disa materiale të ngjashme të zbuluara gjatë qeverisjes PD-LSI, asgjë nuk ka ndryshuar.
Letra e plotë:
“I nderuar zoti Kryeministër! Jam Bledar Skënderi Zv.Drejtor i Përgjithëm i Burgjeve. Së pari Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por ndoshta jam dhe i vonuar për këtë raportim.
Basha te Xhunga: Vendosa të pasurohesha para se të hyja në politikë?!
I ftuar dje në emisionin “Dirtare” të Rudina Xhungës, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri një deklaratë “origjinale” sa i takon pasurisë dhe pasurimit të tij dhe familjes. Basha tha se ka hyrë në politikë i pasur dhe kjo jo pa qëllim. Ja formulimi:
Të huajt marrin në dorë kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve
Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht në detyrë do t’i nënshtrohen një verifikimi të imtësishëm të pasurisë dhe lidhjeve të mundshme me krimin dhe performancës profesionale. Kështu do të konsiderohen të ligjshme vetëm të ardhurat për të cilat janë paguar taksa dhe tatime, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët që nuk do mund të justifikojnë pasurinë e tyre do të shkarkohen nga detyra.
Gazeta “Mapo” shkruan se për të bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre ligjorë do të krijohet Komisioni i Pavarur I Kualifikimit.
Hahn largohet i dëshpëruar, dështojnë bisedimet mes partive politike
Pas 12 orë bisedimesh përfundoi pa marrëveshje për çështjet e hapura nga marrëveshja e Përzhinos, takimi i liderëve politikë me ndërmjetësimin e eurokomisionerit Johannes Hahn, raporton Agjensia e lajmeve INA. “Përfundimisht, kjo nuk ishte ditë e mirë. Nuk arritëm marrëveshje, por mbetem optimist. Shpresoj se liderët e kuptuan seriozitetin e situatës.
Hakeri kosovar, 3 vjet spiunazh kundër amerikanëve
Hakeri kosovar Ardit Ferizi i arrestuar me 14 tetor ne Malajzi kishte kryer prej tre vjetësh sulme kibernetike kundër institucioneve dhe kompanive në Shtetet e Bashkuara, Izrael, Serbi, Greqi, Ukrainë dhe vende të tjerë dhe ua kishte dorëzuar ato Shtetit Islamik.
Gazeta kosovare “Zëri” kanë publikuar dokumentin e hetuesve të FBI-së prej 22 faqesh, ku paraqitet aktivitetit i Ferizit si lideri i grupit Hakerat e Kosovës.
Ferizi ka mundur të përfitojë edhe para dhe mjete me vlerë nga individë dhe kompani amerikane, të hakeruara prej tij.
Kriza, përkeqësohet gjendja financiare e individëve
Bankat tregtare kanë raportuar se gjendja financiare e individëve është përkeqësuar edhe më shumë në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas “Monitor” duke raportuar standardet e kreditimit tek Banka e Shqipërisë, subjektet bankare kanë evidentuar se, përkeqësimi i gjendjes financiare të individëve ka dhënë ndikimin më madhor në moslehtësimin e kushteve të kredisë në tremujorin e tretë, me një ndikim negativ-13 për qind, niveli më i lartë në katër tremujorët e fundit.