Ish-shefi i shtabit kallëzohet nga M. e Mbrojtjes për abuzime me fondet
Ministria e Mbrojtjes ka kallëzuar ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshi për abuzime me fondet. “Dita” raporton se Gjunkshit i kërkohet të kthejë pas 5 845 euro, të cilat pretendohet se i ka marrë nga buxheti për të paguar udhëtimet e bashkëshortes jashtë shtetit. “...vleres se biletave te udhetimit per jashte shtetit te bashkeshortes se paditesit te paguara padrejtesisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro te marra paradhenie sipas urdhrit te MM nr. 1793.
Populizmi i Bashës dhe i Ramës me bizneset e vogla
Në një takim me tregtarët e vegjël të Durrësit para një muaji, Lulzim Basha deklaroi: “Biznesi i vogël do të paguajë jo më shumë se 0.5 % të xhiros. E ke xhiron 20 milionë lekë të vjetra, do të paguash 100 mijë lekë të vjetra në vit. E ke 120 milionë, se deri në 120 milionë do ta çojmë biznesin e vogël ne, 120 milionë lekë xhiro në vit, do të paguash 600 mijë lekë të vjetra në vit.
Assadi është i qartë: “Vladimir Putin, i vetmi mbrojtës i qytetërimit kristian”
Presidenti sirian Bashar Al Assad nuk zhgënjen asnjëgerë kur është puna për t’i thënë gjërat direkt, siç i mendon, në media. Kësaj radhe, gjatë një interviste për francezen “Valeurs Actuelles”, Assad e cilëson aleatin dhe mbështetësin e vet, presidentin rus, Vladimir Putin, si të vetmin që me të vërtetë po mbron sot kristianizmin. “Kur shoh sesi janë punë aktualisht në botë, kuptoj se Vladimir Putin është i vetmi mbrojtës i qytetërimit krisitan që dikush mund të mbështetet”, tha Assad.
Akuza/Rëra e ndotur me hidrokarbure në Durrës u transferua në kanalin e ujërave
Kanë kaluar disa ditë që nga ndotja me hidrokarbure e brengdetit në qytetin e Durrrësit e më gjerë. Autoritetet kanë deklaruar se janë marrë masa për pastrimin, i cili për aq sa raportohet konsiston në heqjen e rërës së ndotur. Mirëpo sot, “News24” raporton se nga një këqyrje në terren rezulton se tonaltatat me rërë të ndotur mund të jenë hedhur në kanalin e ujërave që përshkon zonën e Kënetës deri në Porto Romano. “Përgjatë gjithë kanalit me sy të lirë shikohen gjyrmë të qarta hidrokarbyresh që qarkullojnë në ujërat e ndotur. Anës kanalit mbetjet janë ranore”, raporton News24.
Kate Moss, shumë sensuale kur është nudo
Video/Dronin e rrëmben "Toruk Makto":-))))
“Projektligji i pronave, me dispozita që bien ndesh me të Drejtat e Njeriut”
Avokati i Popullit është bërë pjesë e diskutimeve për projektligjin e ri të pronave, që ka brenda gjetje origjinale për të hequr qafe pronarët legjitimë. Vërejtjet që sugjeron zyra e drejtuar nga Igli Totozani janë pak a shumë po ato që të gjithë që kanë diskutuar për këtë nismë, kanë ngritur. Po mbajmë shënim dhe nënvizojmë vërejtjet për nenin 6:
Aplikacioni që skanon lëkurën për të zbuluar kancerin
Kërkimi për simptomat mjekësore është një praktikë shumë e përhapur, por që shpesh i lë njerëzit me më shumë pyetje se përgjigje. Një aplikacion i ri e ka thjeshtuar punën duke ofruar një diagnozë që vlerëson rrezikun për kancerin e lëkurës, i cili pretendon se mund të jetë 83 për qind i saktë.
Video/Polici gjobit qytetarin. Këtij i vjen në majë të hundës dhe e qëllon me grusht
Zëri i Amerikës ndihmon në zbardhjen e deklaratave të ambasadorit LU
Seksioni shqip i VOA-s gjatë këtij viti ka patur një raport të tensionuar me politikanë të mazhorancës që kanë replikuar ashpër me gazetarët pasi janë pyetur për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin në qeverisje dhe lidhjet e politikës me persona të inkriminuar. Duke komentuar një fjalim të fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë, “Zëri i Amerikës” koemnton se kritikat nuk ishin vetëm për gjyqësorin, por vunë theksin tek lidhjet e krimit me politikanë në pushtet
