60% e të rinjve duan të ikin. Pesimizmi është bërë dominues në vetëm 4 vjet

Postuar në 22 Tetor, 2015 19:32

Edhe sikur të marrim të mirëqenë intepretimet statistikore të qeverië për ekonominë dhe situatën në përgjthësi, gjendja sërish nuk është e mirë. Kjo sidomos për një fakto përcaktues nga i cili rrjedhin të gjitha: klima e besimit në shoqëri. Kjo klimë ka shenjën minus prej kohësh, por kur ikja kaplon si dëshirë një pjesë të madhe të rinisë, atëherë situata është vërtet keq.

Nuk u pakësua evazioni, apo u ngadalësua rritja ekonomike?

Postuar në 22 Tetor, 2015 19:16

Në kushte të tjera të pandryshuara, rritja dramatike e kontrolleve tatimore gjatë shtatorit, duhet të sillte uljen e evazionit fiskal. Thënë ndryshe, duhet të rriste ndjeshëm të ardhurat buxhetore  të muajit shtator, krahasuar me shtatorin e vjetshëm. Por në fakt, rritja ishte vetëm 1% në krahasim me shtatorin e vjetshëm.

Videosimulim/ “Thithja” e një ylli nga një vrimë e zezë

Postuar në 22 Tetor, 2015 17:34

NASA ka rindërtuar përmes kësaj videoje se çfarë ndodh kur një vrimë e zezë shkatërron një yll që kalon pranë saj. Video rindërton disa pjesë të vëzhgimeve të bëra në një galaktikë -PGC 043234 - që ndodhet 290 milionë vjet dritë larg.

Qeveria merr masa për sigurinë e “personaliteteve”. Do të blihen 29 “Jaguar” të rinj

Postuar në 22 Tetor, 2015 17:20

Tender i ri nga qeveria. Dhe do të jetë për pajisjen me makina të reja për drejtuesit e qeverisë. Tenderi do të zhvillohet në mënyrë sekrete, jo përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike, pasi kështu thuhet se ruhet sekreti, meqenëse bëhet fjalë për sigurinë e personaliteteve. “Vizion Plus” raporton se bëhet fjalë për 29 makina, tenderin e të cilave do ta zhvillojë Garda e Republikës. Interesante është se nuk është përcaktuar fondi limit, por bëhet e ditur se tipi i makinës do të jetë “Jaguar”.

Lëvizja e radhës, kreu i KLSH-së kërkon seancë dëgjimore nga Kuvendi dhe komision ekspertësh për auditin e aferës CEZ

Postuar në 22 Tetor, 2015 16:49

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leksaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që ta dëgjojë në një seancë të posaçme plenare lidhur me raportin e auditimit për çështjen e CEZ. Ai i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryetarëve të Grupeve Parlamentare(zbardhur nga "syri.net"), përmes së cilës kërkon të bëjë vetë sqarimin e auditit të kryer si dhe sugjeron ngritjen e një komisioni të posaçëm ekspertësh nga Kuvendi, me synim vlerësimin e auditit. Kjo është një lëvizje që e vendso ministrin Gjiknuri dhe protektorin e tij të fundëm, kryeministrin para një sfide.

Vjershëtorët e parlamentit: Shekspiri në të majtë, Fan Noli në opozitë

Postuar në 22 Tetor, 2015 16:20

Seanca e sotme në parlament u dominua nga replika të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës. Atyre u erdhën në ndihmë Shekspiri dhe Fan Noli për të etiketuar njëri tjetrin. I pari që recitoi disa vargje të Shekspirit ishte kryeministri Rama për të perifrazuar gjendjen e opozitës që sipas tij nuk e di ku është vetë dhe lëshon akuza për mazhorancën

Vjersha që recitoi Edi Rama në parlament:

O i shkretë i punëtuar

Jep e merr me këmbë e duar

Bam me këmbë e bam me duar

O i shkretë i punëtuar!

(Shekspir)

Shtëpia e braktisur e John Milton

Postuar në 22 Tetor, 2015 16:04

Dikur një vilë elegante, sot një shtëpi e braktisur. Mediat britanike publikojnë sot disa foto të shtëpisë së fshatit ku dikur jetonte shkrimtari dhe poeti John Milton. Ai jetoi aty me familjen e vet mes viteve 1632 – 1638. Më pas vila ndërroi pronarë, por për të nuk u kujdes më njeri qëkurse pronari i fundit Ernest Raynor vdiq në vitin 1987. 

Epidauri, një pasuri e rrallë(video)

Postuar në 22 Tetor, 2015 15:35

Qeveria në vështirësi serioze/Një provë është edhe rihapja e çështjes së Remzi Hoxhës

Postuar në 22 Tetor, 2015 15:31

Ka disa ditë që në media qarkullon sërish çështja e Remxi Hoxhës. Ka intervista dhe deklarata të djalit të tij që kërkon prej kohësh eshtrat e të atit, ka një letër të Izet Haxhisë, botuar fillimisht në gazetën “Dita” dhe së fundmi, sot, u shfaq në media edhe Ziso Kristopulli, një nga viktimat e keqtrajtimit të të SHIK-utë vitit 1994 bashkë me Remzi Hoxhën. Ky është versioni zyrtar i ngjarjeve që është përsëritur pa pushim këto vite. Por pyetja është se përse hapet tani çështja e Remzi Hoxhës?

Irani dhe Rusia bien dakord për krijimin e një banke të përbashkët

Postuar në 22 Tetor, 2015 15:11

Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë një bankë të përbashkët që synon të lehtësojë transaksionet financiare mes  të dyja vendeve. Lajmi është bërë publik nga Banka Qendrore e Iranit sipas së cilës marrëveshja është arritur gjatë vizitës së ministrit rus të Energjisë, alexander Novak dhe kreu të BQI-së, Vaiollah Seif. Nga ana e vet ministri rus ka deklaruar gatishmërinë e Rusisë për të garantuar linja kreditimi për zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Iran.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS