Meta niset për në SHBA, ambasadori amerikan e viziton në Kuvend
"Prindërit që nxjerrin fëmijët për të lypur: burg deri 10 vjet"
Saimir Tahiri ka deklaruar se në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të kërkojë aplikimin rigoroz të legjislacionit për prindërit që braktisin fëmijët dhe i nxjerrin për të lypur. Gjatë fjalës së mbajtur sot në konferencën me këtë temë, Ministri i Brendshëm apeloi edhe shoqërinë të heqë dorë nga dhënia e lëmoshës për fëmijët e rrugës, duke e quajtur këtë gjest një akt po aq kriminal që i hap rrugë trafikimit.
Video/Antievazioni, sulm lokaleve që sigurojnë mbijetesën
Aksioni antievazion prodhon edhe skena të nxehta reagimesh spontane. Tatimorët në Fier kanë tentuar të sekuestrojnë ekspresin e një lokali të thjeshtë lagjeje, por pronari ka reaguar me nerva. Të shihet se ekspresi është i pafiksuar, pra është ekspres i vogël për një lokal që e shumta nxjerr një rrogë në muaj.
Krerët e së majtës takim 90 minuta në Vilën 30, Meta vazhdon t'i kërkojë Ramës ndryshime në qeveri
Dy aleatët kryesorë t ë së majtës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar sot në rezidencë qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, që njihet ndryshe dhe si Vila 30. “News 24” bën të ditur se në takim janë të pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi si dhe kreu i komisionit të Ligjeve, njëherësh kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa. Raportohet se takimi mes tyre ka pak minuta që ka nisur rreth orës 10:15 të mënjgesit, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur tema e takimit.
Si vetë emri - Coco Austin pozon gati e zhveshur edhe kur është shtatzanë
Miranda Kerr aktive në rrjetet sociale. U dhuron ndjekësve disa foto të vetat, vetëm në të brendshme
Raporti Javor (12 - 18 Tetor 2015)
Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 12 - 18 Tetor 2015, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe
George dhe Amal Clooney në shoqëri me David Miliband. A janë të vërteta ambiciet politike të aktorit?
Fleckenstein në Konferencën me krerët e komisioneve të Integrimit: Nuk ka integrim me gjyqësor të korruptuar
Kryetarët e Komisioneve parlamentare të Integrimit të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asocimit të Evropës Juglindore janë mbledhur në Tiranë në Konferencën e 11-të të radhës. Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se rajoni ynë ndodhet në një moment historik dhe në një fazë intensive të marrëdhënies kontraktuale me BE-në. “Mbarëvajtja në procesin e integrimit në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor lidhet ngushtë me shpejtësinë e reformave, e cila do të garantonte çeljen e negociatave me BE-në.
Supermikroskopi, përfitohen pamje me rezolucion të lartë
Në fushën e teknologjisë me ritme shpejtë janë zhvilluar edhe mikroskopët. Hapi i fundit në këtë fushë është bërë nga shkencëtarët luksemburgas. Grupi hulumtues ka arritur të përsosë një mikroskop, që bën të dukshme nga syri i njeriut edhe objekte 100.000 herë më të vogla sesa trashësia e një fije floku. Falë kësaj metode, hulumtuesit mund të përfitojnë pamje me rezolucion të lartë edhe për hapësira mijëra herë më të vogla sesa një e mijta e milimetrit. Teknologjia në fjalë garanton ndjekjen me lehtësi të efekteve të substancave farmaceutike në qeliza dhe të shampove në flokët e njeriut.