BAROMETËR: Vetëm 750 mijë zgjedhës e vlerësojnë punën e qeverisë në përgjithësi
Pro qeverisë aktuale shqiptare, para dy vjetësh, votuan plot 1 milion zgjedhës (680 mijë votuan për qeverinë e mëparshme dhe rreth 480 mijë zgjedhës që banonin në Shqipëri nuk votuan fare ose votuan për parti e kandidatë jashtë koalicioneve).
Humor me çudirat e Lili Beqes
Universalizmi dhe Nacionalizmi
Qysh prej shekujsh vazhdon lufta midis këtyre të dy botëkuptimeve. Kjo luftë filloi aty nga i XII shekull me Kartën e Madhe. Filloi në mënyrë të dukshme kur populli englez vendosi të shkëputet prej ndikimit së kishës universale. Lufta vazhdon e ashpër edhe sot nën forma të ndryshme. Nga ana e universalistave lufta bëhej dhe bëhet në bazën e një arsyeje shumë herë gjeniale, por gjithmonë arësye të ftohtë dhe spekulonjëse. Kurse nacionalistët i ka shtytur instikti, kishte me thanë vetë natyra. Natyra i do individet, do shumëllojshmërinë ndër njerëz, ndër kafshët dhe bimët.
Ka gjasa që Sali Berisha të jetë sëmurë. Ka 24 orë me të njëjtin status në Facebook
"Rilindja" përmes vetvetes
Kanë kaluar 2 vjet e pak, por nëse dëgjon skriptet e "Agimit të Stinës së Madhe" - Rilindjes - të duket se kanë kaluar dekada. Lodhja, monotonia e gënjeshtrës, dorëzimi i qeverisë dhe i qeverisjes tek inercia, korrupsioni, mungesa e ligjshmërisë, te pandëshkueshmëria e sajmirëve, apo ilirëve, kushtëzimi i saj me brroçkullisjet e edit, me intrigat e Ilirit, këto e shumë pallavra të njohura socialistësh, të Bllokut e jashtë tij, janë një serial i njohur në Shqipëri. "Nuk keni parë gjë akoma", tha dikur kryeministri aktual.
Video/Të hidhesh pa parashutë
Spitali Amerikan, pakicë në aksionet e konçesionit të hemodializës!!!
Para disa kohësh u debatua shumë dhënia me konçesion e shërbimit të hemodializës. Fitues u shpall Spitali Amerikan, që ishte pjesë e një konsorciumi me Evita sh.p.k, kjo e fundit mazhorancë në aksione. “BIRN” shkruan sot se pas fitimit të konçesionit është bërë një manovër tjetër: “Qëllimi i kompanisë së re të quajtur Dia Vita sh.p.k është që të japë shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.
Beteja e madhe e avionëve supersonikë: 1982, Siria përballë Izraelit(video)
Siria dhe Izraeli kanë një histori të vetën të konfliktit që ka sjellë vendosjen e trupave të OKB-së në Lartësitë Golan që ndan të dy vendet. Por konflikti nuk ka qenë përherë i ngrirë. Në vitin 1982 të dyja vendet u përballën në një betejë të vërtetë ajrore, masive, e ngjashme me ato të luftës së Parë Botërore. Beteja e Luginës Bekaa, ajo vendosi përballë 96 gjuajtës izraleitë dhe një skuadron UAV dhe 100 gjuajtës supersonikë sirianë të mbështetur nga 19 lëshues tokë-ajër. Konsiderohet si një nga betejat më të mëdha të avionëve që fluturojnë me shpejtësinë e zërit.
U deh dhe e përplasi anijen 7000 tonëshe në brigjet skoceze
Një drejtues i një anijeje transporti 129 m të gjatë, u deh dhe me shpejtësi maksimale iu drejtua brigjeve skoceze. Ngjarja është e vërtetë dhe ka për protagonist një kapiten rus të transportueses “Lysblink Seaëays”, 7000 tonëshe, i cili pasi kishte pirë gjysmë litri rum devijoi itinerarin dhe u përplas në Kilchoan, në gadishullin Ardnamurchan më 18 shkurt të këtij viti. Anija u dëmtua rëndë dhe tani shkon për skrap.
Në kërkim të Grupeve Armiqësore mes tregtarëve me pakicë
Ja se çfarë xhevahiresh prodhon idealizmi për ta bërë këtë vend. Lexohet në një lajm të sotshëm: “Sektori i terrenit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Tiranë ka ndërmarrë një aksion tjetër në terren duke u kërkuar arsye specifike bizneseve se pse kanë rënë xhirot. Në fokus sërish janë pikat e tregtisë me pakicë të mallrave dhe shërbimeve. Inspektorët tatimore nëpërmjet një akt konstatimi të posaçëm kërkojnë nga biznesi arsye specifike për xhirot e ulëta. Administratori i një supermarketi në Tiranën e Re thotë se një herë në 3 ditë tatimoret i kërkojnë arsye për rënies e xhiros.
