Edi Rama dhe të Rejat që mungojnë
Në intervistën më të fundit të Ramës, apo në bashkëbisedimin maratonë të paradoditshëm me Fevziun, u fol për shumëçka, duke kënaqur shumëkënd dhe duke siguruar njëkohësisht informacion dhe argëtim. Mirëpo, ajo që bie në sy, është energjia e skajshme që Kryeministri konsumon, në “mbrojtje” të qeverisë së vet, kavërdisur kjo, me shumë e shumë batuta të këndshme, ndërkohë që ministrat dhe krejt operatorët e pushtetit qeveritar qëndrojnë prej shumë kohe në hije.
Zjarr në pallat, nëna i hedh fëmijët nga kati i katërt
Dy vajza të mitura, Vanja 4 vjeç dhe Natalia 13 vjeç, kanë shpëtuar mrekullisht nga vdekja. Ndërsa në pallat kishte rënë zjarr, nëna nuk gjen tjetër rrugë veç t’i nxjerrë jashtë vajzat e saj nga dritarja. Pamjet tregojnë se si fëmijët “fluturojnë” nga dritarja e pallatit. Për fat të mirë ato kanë shpëtuar, raporton “Jutarni.hr”.
Parlamenti i Kosovës mblidhet në mesnatë dhe në sallë të improvizuar
Pas një dite të gjatë me bllokime dhe tension shumica parlamentare në Kosovë ia arriti të mbajë seancën plenare të kuvendit në një sallë të improvizuar në ambientet e kuvendit. Në këtë seancë, siç njofton televizioni publik, ku nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës u miratuan disa projekt-ligje
Kërcënimi i ri i ISIS: Do vrasim çdo hebre në botë (Video)
Një video shqetësuese, e postuar nga Shteti Islamik, kërcënon se ata do vrasin çdo hebre, kudo që të jetë në botë. Grupi terrorist e ka postuar videon në YouTube. Një militant me maskë deklaron se “nuk do të lëmë asnjë izraelit jo vetëm në Jerusalem, por në mbarë botën”.“Ne do e zhdukim këtë sëmundje në mbarë botën”, thoë militanti. Ky paralajmërim vjen pas një seri sulmesh në Jerusalem nga palestinezët. “Shumë shpejt nuk do ketë asnjë izraelit në Jerusalem”, paralajmëron ISIS.
Motorçiklista kokëkrisur
Burgu për bizneset, Jaka: Po lobojmë që ndryshimet në Kodin Penal, të mos kalojnë në Kuvend
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në një intervistë për “Monitor” thotë se do të vazhdojë të lobojë që ndryshimet në Kodin Penal, të cilat po miratohen me procedura të përshpejtuara, të mos kalojnë në Kuvend. Reagimi i tij ka ardhur pasi Qeveria ka propozuar disa ndryshime, të cilat po diskutohen edhe në Kuvend, në Kodin Penal, ku parashikohen ashpërsimi i dënimeve në rastet e kontrabandës, mosdeklarimi i mallrave në doganë, deklarimi i rremë.
“Partinë e mori Kurveleshi” – Një bisedë e dy socialistëve te kafja e selisë
-E mori prapë Gramozi edhe sot...
-Është i fortë ai, e njeh mirë këtë godinë. Mbase nuk shkojnë larg kësaj radhe...
-Ashtu është. Por kjo e sotmja nuk më duket shenjë e mirë.
-Pse?
-Si pse? Nuk e kupton? Ndarja është kaq e qartë
-Nuk e kuptoj...
-Po e mori Kurveleshi. Gramozi, Vali dhe Sajmiri janë nga Tepelena. Fatmir Toçi nga Kuçi. Një zonë janë. Pse kot u bënë bashkë. Pastaj...afrohu pak. Ti e di që Gramozi edhe vlonjatët edhe gjirokastritët i ka luftuar nën të. Kush e spostoi Bashkim Finon?
Sheshi "Skënderbej" sërish pedonale. Plani sekret i Bashkisë: Do rikthehen farat e lulediellit dhe brenda sheshit do legalizohet hashashi
Bie propozimi i Koços (Ramës) për kongresin. Pakënaqësinë Rama e reflekton me mediat (Video)
Mbledhja 3 orëshe e grupit të kordinatorëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet është mbyllur me një fund jo të lumtur për kryeministrin Rama, njëherësh edhe kryetar i partisë. Shumica u shprehën kundër propozimit të deputetit Koço Kokëdhima për shtyrjen e kongresit të Partisë parashikuar për në Janar. Burime pranë selisë rozë thanë për "Respublica" se Edi Rama ka mbetur i pakënaqur nga ky vendim, çka e ka reflektuar pasi ka dalë nga zyrat e Partisë Socialiste.
Pazari i Bllokut dhe letra(pa vlerë) e KLSH-së
Takimi i sotshëm mes drejtuesve të koalicionit qeverisës ka përmbyllur edhe raundin e dytë të tensioneve mes tyre që pas vitit 2013. Raundi i parë, kur u hap çështja “Doshi” ishte disi më i përciptë, sa kohë kaloi si testim politik me një akuzë shumë të pabesueshme. Raundi i dytë, afera CEZ, ishte serioz për Ilir Metën, kreun e LSI-së, i cili kësaj radhe vuri në lëvizje disa mjete për të mbrojtur veten. Dhe me sa duket i eci.