Projektbuxheti 2016/Cani: “Mblodhëm më shumë para se qeveria e shkuar. Për 2016-ën, 8% më shumë të ardhura”
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nisur raportimin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2015. Debati është përqendruar tek të ardhurat në buxhet, një pikë e nxehtë kjo diskutimi përgjatë gjithë këtij viti. Ministri thotë se qeveria aktuale ka realizuar të ardhura më shumë sesa qeveria e shkuar dhe për ilustrim ka sjellë shifrat e vitit 2013. “A janë rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit në krahasim me vitin 2013? Fundviti 2013 u mbyll me 327.1 miliardë lekë. Fundvitin 2015 parashikojmë ta mbyllim me 387 miliardë lekë. A është 387 më e madhe se 327.1?
Një letër profetike që të vë në mendime
Këto ditë po qarkullon në rrjetet sociale një letër që Muhameti, profeti i myslimanëve, u ka dërguar në vitin 628 murgjve ortodoksë të manastirit të Shën Katerinës në Sinai, më saktë buzë malit të Sinait, në majë të të cilit – kështu thuhet në Biblën hebraike, e më pas dhe në Kuran – Zoti d.v.
Coco Austin ka të mirën se nuk i duhet të flasë për t'u pëlqyer
Të mos veshësh të brendshme është shumë më domethenëse sesa të veshësh
Natasha Oakley di të jetë Natasha e nxehtë
Parisi dhe rënia e Romës
Nuk do të përsëris ato që keni lexuar apo dëgjuar tashmë. Nuk do të them se ajo që ndodhi në Paris ishte një tmerr i pashoq, sepse nuk ishte. Nuk do të them që bota është përkrah Francës, sepse është një frazë sipërfaqësore. Dhe as kam ndërmend të duartrokas betimin e presidentit Hollande për hakmarrje “të pashpirt”, sepse nuk besoj në të. Në vend të këtyre, unë do t’ju rrëfej se kjo është mënyra si bien civilizimet.
Emigrantët qepin gojën në shenjë proteste, Gruevski kritikohet për racizëm
11 nga emigrantët që ndodhen të ngujuar raportohet të kenë qepur gojën në shenjë proteste ndaj bllokimit të tyre në kufi dhe ashpërsisë me të cilën po trajtohen ngapala maqedonase.
Janë rreth 1 mijë njerëz të bllokuar në kufirin greko-maqedonas kryesisht nga Irani, Bangladeshi dhe Pakistani. Rreth 60 prej tyre kanë filluar grevë urie.Komisariati i Lartë për Refugjatët i OKB-së ka tërhequr vëmendjen për situatën aktuale autoriteteve të Shkupit që të mos lejojnë hyrjen e refugjatëve, me përjashtim të atyre që vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Sugjerim nga shefi i EURALIUS: Një zgjidhje është të shkarkohen të gjithë gjqytarët dhe prokurorët
Kreu i misionit Euralius në Shqipëri, Rainer Deville ka sugjeruar dje në tryezën e konsultimeve për reformën në drejtësi se një zgjidhje e mundshme është shkarkimi i 800 prokuorëve dhe gjyqtarëve. “Ushtrimi për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve është ushtrimi më i vështirë në kuadrin e kësaj reforme kushtetuese. Kemi një gjyqësor të korruptuar nga 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë, ndaj do të na duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme. E para do të ishte që t’i pushojmë këta që të gjithë dhe të vendosim të rinj.
Llalla në parim kundër hetimit ndërkombëtar për aferën CEZ: E zbardh vetë
Prokuroria e Përgjithshme është e mendimit se çështjet që kanë të bëjnë me kompaninë CEZ mund të hetohen vetëm nga drejtësia shqiptare. Në letrën dërguar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehet se mundësia e një hetimi të huaj për këtë çështje është në shkelje të Kushtetutës, teksa shton se ky organ i ka kapacitetet e duhura.
Sipas tij, akti themeltar i shtetit, ja njeh të drejtën e hetimit në Republikën e Shqipërisë vetëm organit të drejtuar nga Llalla, raporton Shqiptarja.com.
Miliona apo qindra milionë drejt Europës?
Europa mund të përmbytet nga qindra milionë imigrantë nga Azia dhe Afrika Veriore. Parashikimin me tone apokaliptike e bën një profesor i universitetit të Haifas në Izrael, Arnon Soffer, sipas të cilit njerëzimi ndodhet përballë valës migratore më të paprecedentë në historinë e vet. Sipas Soffer shkak për këtë lëvizje që ai e cilëson “një pikë kthese në historinë njerëzore” janë kushtet klimaterike si dhe faktorë të tjerë që burojnë apo ndërveprojnë me të.
