Leximin për kënaqësi, studimi britanik e cilëson si mrekulli
Të humbasësh ndonjë orë gjumë duke lexuar duket se ia vlen. Një studim i fundit nga Britania e Madhe mbi përfitimet nga leximi ka nxjerrë disa përfundime shqetësuese: shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve nuk lexojnë çdo ditë dhe një e treta e të rriturve nuk lexojnë më thjesht për kënaqësi. Sipas studimit, leximi për kënaqësi rrit empatinë, përmirëson marrëdhëniet me të tjerët, zvogëlon simptomat e depresionit dhe ul rrezikun nga dementia: me pak fjalë përmirëson mirëqenien.
PD e Beratit, “çorap” analiza e zgjedhjeve. Astrit Veliaj akuzon Kadillin se ka marrë para
“Ke marrë 1500 euro për një vend në këshillin bashkiak”, kjo ka qenë akuza që deputeti i PD-së Astrit Veliaj i ka bërë Fatbardh Kadillit, sekretari i burimeve njerëzore të PD-së, në analizën e zgjedhjeve të PD për qytetin e Beratit. Siç njofton Syri.net, të deleguarit e qendrës, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, si dhe deputetët Genc Pollo e Astrit Veliaj, janë përballur jo vetëm me kritika dhe debate të ashpra me bazën e partisë, por shkëmbyen akuza të ndërsjella midis tyre.
Rruga "jonë" e Qumshtit
“Kangaroo”, vjen kompjuteri i xhepit
Kompjuterët me sistemin e ri të Microsoftit, Windows 10, po vijnë në forma të ndryshme. Këtu përfshihet edhe një version i ri, i cili mund të futet në xhep. “Kangaroo” sjell versionin më të ri të sistemit të Microsoftit, me shumë karakteristika dalluese nga kompjuterët tjerë. I prodhuar nga kompania “InFocus”, “Kangaroo” kushton 99 dollarë. “Kangaroo” vjen me fuqinë e një laptopi, procesor Atom x5, 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Ai ka porte HDMI dhe për USB. Pajisja ofron po ashtu “superbateri” që qëndron zgjuar për katër orë me vetëm një mbushje.
E rrallë: Marsi, Venusi dhe Jupiteri këtë javë më afër se kurrë pranë njëri-tjetrit
Një ngjarje qiellore do të ndodhë këtë javë nga ku do të mund të shndrisin njerëz si dhe qytete të tilla si Nju Jorku. Këtë do ta vini re përgjatë mëngjeseve, për aq kohë sa qiejt do të jenë të pastër mes reve. Të dy planetët e shndritshëm në qiellin e natës, Venusi dhe Jupiteri, si dhe ai qëndron në mes tyre, Marsi, do të shfaqen të kalojnë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kësaj jave. Ky takim i afërt është quajtur një kombinim i trefishtë planetar dhe nuk do të shohim asnjë tjetër si ky deri në janar të vitit 2021.
Shënim: Klient i një 5%
Viti 2013 nuk është larg. Në kuptim kalendarik jo. Kanë kaluar vetëm 2 vjet. Por në kuptimin politik e administrativ për Shqipërinë ai mundet të jetë shumë larg. Një qeveri që u votua e rivotua me shumicë, një kryeministër që arriti madje, për pervëersion të vlerave të shoqërisë, të kthehej në gati një model gjithafarësh për një pjesë të shoqërisë, është sot në kuotat më të ulëta. E shpërfytyruar, me imazh të rrënuar, që me heshtjen e vet, po i bën transparencë korruptimit total që e ka metodë por edhe qëllim të ekzistencës së vet.
Opozita kërkon mandatin e Leskajt: konflikt interesi që merr koncension fëmija e një deputeti
Demokratët kërkojnë mandatin e Valentina Leskajt, fill pasi denoncuan se konçensionin e segmentit hekurudhir Ballsh-Fier-Vlorë e fitoi djali i saj. Sipas një deklarate të Arben Ristanit, nënkryetarja e Kuvendit është në konflikt interesi pasi fëmija madhor i deputetit specifikohet në ligj që nuk mund të përfitojë nga asetet publike. “Zonja Leskaj është në shkelje të Kushtetutës, në nenin 71 të ligjit themeltar të shtetit”, tha Arben Ristani, sipas të cilit PD do të dorëzojë sot në kuvend një kërkesë për dorëzimin e mandatit të deputetes së Vlorës, Valentina Leskaj.
Një shembull mjedisor i qeverisë: Tender për prerje pyjesh në fshatrat e Përmetit, biznesmenëve nga Laçi….
Në fshatrat e Përmetit ka zbritur një firmë fantazmë që përmes një liçense po pret drurët shumëvjeçarë të Grabovës dhe Argovës. Sipas raportimit të News 24, një firmë ka fituar tenderin e organizuar nga drejtoria pyjore e Qarkut Gjirokastër, për një sipërfaqe pylli 65 ha, duke rrënuar një pasuri të mbrojtur me sakrifica nga vetë banorët. Kryeplaku i Grabovës Koço Hormoviti ka pohuar se “biznesmenë nga Laçi që as i njohim e as e dimë se ç’janë, vijnë dhe po shfarosin pyjet, me tenderat e ish kryebashkiakut Bujar Ibrahimi. Qeevria thotë se po mbron pyjet, por po i pret pyjet”.
ALBtelecom ka nisur ofrimin e infrastrukturës nëntokësore fiber-optike për operatorë të tjerë
Qeveria në krizë. Hedh në veprim Nikolla Markun dhe “çështjen Janullatos”
Para disa muajsh, në një intervistë të vetën, Ylli Rakipi, dikur një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Sali Berishës, do të zbulonte diçka për krijesën politike me emrin At Nikolla Marku. “Këtë e zgjodhën ne për t’iu kundërvënë politikave greke. Natyrisht niveli i tij intelektual është jo i plotë...Unë kam qenë një nga iniciatorët e ngritjes së tij...”, tha Rakipi. Pra njeriu që ka mbërthyer një copë tokë në Elbasan dhe përpiqet të bëjë politikë të madhe është një instrument i segmenteve politike shqiptare dhe asgjë më shumë.