Shqipëria mbërrin në epokën e Adhamudhit: Kërrejini, mbase shpëtojmë!
Pikëpyetjet e skandalit të serverit të tatimeve
Kallëzimi penal që biznesmeni Venigjer Begaj ka bërë për ish-drejtuesin e CEZ-it, Arben Seferaj, vendos në kushte të paqarta pushimin e hetimikt për serverin e tatimeve. Kjo pasi siç është bërë publike, biznesmeni Begaj ka deklaruar se në momentin e konstatimit të ndërhyrjes në servera, detyrimet e CEZ ndaj kompanisë së tij të matësave të energjisë, rezultonin të fshira. Mirëpo ky pretendim bie ndesh me përfudnimin hetimor të Prokurorisë, sipas së cilës nuka ka patuyr fshirje të të dhënave në serverin e tatimeve.
Vizitat në SHBA? Dështim i plotë për të dy
Ajo që pritej të ishte një vizitë që do t’i jepte kredenciale të reja, rezultoi ndryshe. Ilir Meta kthehet nga SHBA me zero rezultate, njësoj si kryeministri me të cilin bashkëqeveris, i cili ishte aty disa javë më parë e që deri më tani nuk është pritur në Washington. Arsyet e këtij qëndrimi të SHBA-së ndaj politikanëve kryesorë shqiptarë mund të jenë të shumta, por një është e padyshimtë: lidhja me krimin dhe fakti se ekipi që drejton vendin tonë prej 25 vjetësh duket se ka rënë dakord të marrë si rol ekonomik për Shqipërinë edhe plehrat e Europës, apo paratë e pista që mbeten.
Zhdukja e një planeti, apo vëzhgim i gabuar?
Shkencëtarët kanë zbuluar një planet që është...zhdukur. Ose më saktë: zhdukjen e një planeti. Bëhet fjalë për Alpha Centauri Bb, planet në yllin më të afërt me sistemin tonë diellor: Alfa Centauri. I ngjashëm me Tokën, vetëm 4.3 vjet dritë larg, zbulimi i tij në vitin 2012, u prit me shumë entuziazëm dhe i dha shtysë edhe filmave si “Avatar”. Tani njoftohet se ai nuk shfaqet më në të dhëna dhe sipas Xavier Dumusque nga Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics, shkencëtarët “janë thuajse 100% të sigurtë se planeti nuk është më aty”.
Halloween/ 21 filmat më të frikshëm horror
Keni frikë? A ju ndjekin ëndrrat e producentëve të filmave tmerrues për një kohë të gjatë? A janë të etur ata për t’ju rikthyer dhe frikësuar sërish? Menduar këtë, po ju renditim filmat më të mirë horror realizuar nga Hollivudi në të gjitha kohërat.
21. Lubin
Interpretuar nga Ewok Warwick Davis, Lubin është një film me nota sa groteske aq edhe forma sadizmi.
20. The Creeper
Në të dy filmat “Jeepers Creepers”, Creeper, kthetra është një demon me krahë që ushqehet me mish njeriu.
Thunderstruck dhe Highway to hell në violinçel. Kush është Angus Young këtu?
“Fuck the politicians”. Cumberbatch mban fjalim në teatër për krizën e imigrantëve
Ndërkohë që Europa po përmbytet nga imigrantët, kur në Gjermani pas sirianëve po flitet për afganët e kur urrejtja dhe e dajthta po fiton terren, Britania e Madhe ka bërë një zgjedhje pragmtaiste dhe optimale: nuk pranon më shumë se 20 mijë imigrantë në pesë vite. Kjo falë edhe pozicionit gjeografik. Kriza e imigrantëve që janë të një rrace dhe feje tjetërka ndarë Europën mes humanizmit dhe kufizimeve emocionale dhe instintktive që sjell një ndryshim demografik i këtillë.
Jennifer Lopez, energji e pashtershme. Të mërkurën koncert, të enjten xhirime me Ray Liotta
Google drejt një sistemi universal operativ
Po bëhet revolucion nga ana e motorit të kërkimit Google, i cili po shkon drejt një sistemi operativ universal, i vlefshëm si për kompjuterat, ashtu edhe për smartfonët. Për t’i menaxhuar të gjitha këto do të jetë në dispozicion Android, i cili për momentin ndodhet nën lenten antitrust të Bashkimit Evropian. Sipas gazetës amerikane ”Wall Street Journal”, kjo kompani, brenda vitit 2017, mund të bashkojë në një ambient të vetëm teknologjik ChromeOS dhe Android për një ekosistem të vetëm.
PD akuza Tahirit: Pjesë e trafikut të drogës, u përgjua nga italianët
Akuzat e Partia Demokratike në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri këtë herë janë akoma më të rënda. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Arben Ristani deklaroi se në raportet e policisë italiane del gjithnjë e më shumë përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e lëndëve narkotike. Si shembul për këtë, Arben Ristani solli në kujtesë dy operacionet e fundit të policisë italiane; kapjen e grupit që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në Itali dhe e avionëve të vegjël që përdoreshin për trafik droge nga Shqipëria.