Ishte vdekje e papritur dhe e dhunshme, siç ndodh me aktet terroriste

Postuar në 07 Nëntor, 2015 10:43

Vdekja e 224 pasagjerëve në tragjedinë ajrore të Sinait javën e kaluar ishte sa e papritur aq edhe e dhunshme. Ndërsa skenarët që serviren nga mediat perëndimore dhe ato ruso-egjiptiane kundërshtojnë njëra tjetrën, hetimet po i mëshojnë më shumë idesë së një akti terrorist. Televizioni “France 2”, gazetat “Le Monde” dhe “Le Point” thonë se ekspertiza e kutive të zeza ka zbuluar se shkak i tragjedisë u bë një shpërthim në brendësi të avionit që sipas të dhënave lidhet me një akt terrorist.

Në krizë martesa e qeverisë me FMN-në dhe skenarët e divorcit në Vilën 31

Postuar në 07 Nëntor, 2015 10:07

Qeveria është nën presionin e FMN-së për të rritur në masë drastike taksat, kërkesë që ka alarmuar palën shqiptare, pasi një rritje e barrës fiskale për xhepat e shqiptarëve do ishte me kosto politike të paparashikueshme për qeverinë. Në këto kushte mazhoranca mobilizoi të gjitha influencat politike për të rezistuar ndaj kushteve të FMN-së, duke organizuar edhe takimin në vilën 31, pas të cilit ministri Ahmetaj dhe ish-drejtori i doganave Shpëtim Idrizi deklaruan se janë kundër rritjes së mëtejshme të taksave dhe ashpërsimit të penaliteteve ndaj biznesit.

Kate Moss, me cigare dhe një gotë në Tamis.

Postuar në 06 Nëntor, 2015 23:59

Moss shfaqet në këto pamje gjatë xhirimit të filmit Absolutely Fabulous. 

Video/Spektakli diellor

Postuar në 06 Nëntor, 2015 22:44

Observatory Solar Dynamics ka marrë këto pamje  Diellit të cilat NASA i ka publikuar.

Deklarata shpërudhëse e Ramës

Postuar në 06 Nëntor, 2015 21:55

Gjatë emisionit Top Story të mbrëmshëm, Edi Rama i akuzoi disa herë analistët përballë tij (Mustafa Nanon, Skënder Minxhozin, Arjan Vasjarin), si edhe analistët e gazetarët shqiptarë në përgjithësi, se i marrin për të mirëqëna deklaratat e politikanëve, pa i verifikuar apo analizuar me thellësi ato.

Përpara kongresit, Ruçi: “Vlerësoj Edi Ramën për vizionin dhe përkushtimin”

Postuar në 06 Nëntor, 2015 21:00

Qeveria nuk po kalon ditë të mira. Kjo është e qartë si drita e diellit dhe një provë për këtë është irritimi kosntant i kryeministrit me mediat. Mirëpo problemet janë reale, nuk janë shpikur nga mediat dhe ndërkohë që ministra të ndryshëm përfliten për tendera e çdo gjë, poshtë, aty ku Edi Rama flet për Shqipërinë e vërtetë, gjërat janë rënduar. Sidomos ekonomikisht. Me sa duket një ndërhyrje duhet të isë dhe ajo ka zënë fill në planin politik. Meqenëse përpara është kongresi i PS-së, i pari në linjë është vënë Gramoz Ruçi, mbështetja e të cilit për Edi Ramën është e domosdoshme.

Fotolajm/"Dita" shkruan se këtu banon Shkëlzen Berisha. Jo keq, apo jo?

Postuar në 06 Nëntor, 2015 20:49

Qeveria pranon "të palarat" në dogana dhe flet për raste specifike që po hetohen

Postuar në 06 Nëntor, 2015 18:02

Qeveria është në pozitat kur i duhet të arrnojë të palara që i dalin nga njerëz brenda saj. Duke reaguar për denoncimin e ish-inspektorit të Antikintrabandës Ilir çela për kontrabandë në doganat e Kakavijës dhe Kapshticës qeveria e trajton rastin si specifik, duke pranuar se në dhjetor 2014 Departamenti Operativ Hetimor i Doganës ka zbuluar një rast kontrabandë në Degën Doganore Kakavijë dhe ky rast është hetuar nga strukturat e hetimit të këtij Departamenti’.

Deklarata e Kishave përfshin notën e Janullatos: Në Shqipëri ka ende diskriminim të të krishterëve

Postuar në 06 Nëntor, 2015 17:28

Klima e tendosur mes Kishës Ortodokse dhe qeverisë shqiptare është pasqyruar edhe në deklaratën finale të Konferencës së Ndërkombëtare të Kishave të Krishtera nga 65 vende të botës " Diskrimnim, Persekutim, Martirizim" që u mbajt në Tiranë nga datat 2-5 Nëntor.

Video/Spektakël në Dubai. Fluturim alla Bond në krah të avionit

Postuar në 06 Nëntor, 2015 15:39

Pages

Subscribe to ResPublica RSS