Kardashian veshur me Givenchy: "Sfilon" shtatzanë

Postuar në 08 Nëntor, 2015 11:19

Punë më shumë, rrogë më e lartë

Postuar në 08 Nëntor, 2015 11:14

Në pak muaj janë bërë shumë punë. Zakoni i ri, i ndërprerë përkohësisht, i numërimit të punëve për çdo ditë, ka sjellë rezultate për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Pak ditë më parë ai deklaroi se të ardhurat do të mblidhen një më një dhe se nëse kjo ndodh Bashkia ia del mjaft mirë. Në këtë kuadër të ri menaxhimi ndoshta, kryetari aktual i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka menduar t’i japë vetes atë që i takon: një rrogë më të lartë sesa parardhësi.

“Jemi njerëz të zakonshëm. Nuk kemi pse quhemi kaubojs përditë”

Postuar në 08 Nëntor, 2015 11:03

Eduart Ndocaj është vënë në vëmendje maksimale mediatike si rrallë herë për ndonjë deputet. Arsyet janë pamja e tij, sidomos kapelja që e bën të duket i veçantë në aradhën lukosze të vendimmarrësve shqiptarë. Sot, në një intervistë për “Panorama”, e shoqaj, Valentina bën një apel për të gjithë:  “Na pëlqen t’i përshtatemi ambientit dhe argëtohemi maksimalisht kudo që të jemi. Kapelet e para kaubojs besoj i kemi vënë në Amerikën Latine kur kemi qenë me pushime.

Modelet më të çuditshme të makinave në Panairin e Tokios

Postuar në 08 Nëntor, 2015 04:24

Shansi i fundit për Europën?

Postuar në 07 Nëntor, 2015 19:50

Bashkimi Europian po përballet me një grup vërtetë tmerrues krizash. Pas krizës të tejzgjatur të euros dhe borxhit sovran që polarizoi dhe radikalizoi kontinentin, duke krijuar një çarje të thellë veri-jug, mbërritja e qindra mijëra refugjatëve kanë vënë përballë lindjen (plus Mbretërinë e Bashkuar) kundrejt perëndimit. Shto këtu ndasitë dhe kontradiktat e shumta, dhe kolapsi i BE-së mund të duket më i mundshëm se kurrë.

Reforma e munguar: Prokurimi i parave publike që shkojnë vetëm në disa duar prej vitesh (video)

Postuar në 07 Nëntor, 2015 18:00

Qeveria flet për reforma, për pastrimin e Shqipërisë lart e poshtë, por një reformë kyçe nuk e ka kryer akoma: administrimin e parave publike. Burimin e një korrupsioni masiv dhe gjeneratorin e kapitalizmit fisnor që ekziston në Shqipëri. Këtë kritikë nuk e bëjmë ne, se do akuzoheshim për keqdashje ndaj përpjekjeve titanike për pakëz dritë të qeverisë, por një deputet i mazhorancës. Artan Gaçi në një intervistë për “Tema Tv” kërkon pikërisht këtë: ndryshimin e rregullave të prokurimit, pasi paratë po shkojnë në disa duar prej vitesh. Dhe shërbimet nuk përmirësohen.

Nga fitorja në fitorje. Publicitare kuptohet...

Postuar në 07 Nëntor, 2015 16:44

Thelbi i Kontradiktës mes FMN-së dhe Qeverisë shqiptare

Postuar në 07 Nëntor, 2015 15:45

Në 1 janar 2014, hyri në fuqi marrëveshja aktuale mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare, sipas të cilës e para zotohet t’i japë së dytës një kredi të butë 3-vjeçare prej 450 milionë eurosh, dhe e dyta zotohet që të shlyejë detyrimet e vjetra të qeverisë së mëparshme ndaj bizneseve dhe individëve në vlerën 700 milionë dollarë (me kursin e këmbimit të janarit 2014).

Fotolajm/Pasojat e ndotjes sot në Durrës

Postuar në 07 Nëntor, 2015 15:34

Cilat Reforma?

Postuar në 07 Nëntor, 2015 15:33

Zgjedhjet e vitit 2017 po afrojnë dhe qeveria ka ndërmarrë një tur të ri dialogimi me qytetarët, nga ato të cilat tanimë njihen si seriali: “Gju më gju me popullin”. “Të pastrojmë Shqipërinë” quhet turi në fjalë dhe me gjasë synon rivendosjen e kontakteve me shqetësimet e njerëzve, që janë të pakënaqur “për shkak të kostos së reformave”, siç na thotë zv.kryeministri Niko Peleshi. Që në këtë lloj ligjërimi, apo terminologjie, nis edhe problemi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS