Misteri: Skanimi i piramidave befason shkencëtarët

Postuar në 10 Nëntor, 2015 12:00

Një ekip ndërkombëtar me arkitektë dhe shkencëtarë kanë pikasur “anomali termale” në piramidat e Gizës, raporton BBC. Kamerat termale kanë pikasur temperatura më të larta në tre gurë pranë e pranë, në fund të Piramidës së Madhe. 

Progres-raporti, Komisioni Europian nxin situatën në sistemin e drejtësisë

Postuar në 10 Nëntor, 2015 11:57

Komisioni Europian ka publikuar sot progres-raportin për Shqipërinë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, i cili mbulon një periudhë kohore nga Tetori i vitit të kaluar deri në Shtatorin e këtij viti.
Theksi vihet tek reforma në drejtësi.

Zgjedhjet

Rrjedhja e trurit ose fuga di cervello

Postuar në 10 Nëntor, 2015 11:56

“Jemi popull me fat” – shkruan Blushi për shqiptarët tek libri i tij i fundit“Kandidati”. Me fat “ngaqë kemi shpikur të parët ilaçin kundër mendimit”.  E thënë ndryshe: na kanë rrjedhur trutë. Italianët do thoshin: Fuga di cervello. Shqip: arratisja e trurit në drejtim të panjohur.

Bashkë me dorëheqjet, edhe epitetet shkojnë rrodhan

Postuar në 10 Nëntor, 2015 04:34

Nuk ke faj Ditmir për Kosovën në UNESCO. Bota vazhdon të jetë aq e përgjegjshme sa të mos kesh ti faj. Ke Greqinë aty, për të larguar vëmendjen.

Postuar në 10 Nëntor, 2015 03:54

Aventura e një femre në udhëtim/“Të kërkosh ndihmë mund të jetë gjëja më kurajoze”

Postuar në 10 Nëntor, 2015 03:47

Thuhet gjithmonë se udhëtimi e bën njeriun më të hapur dhe ta vlerësojë më shumë atë çka të vyer në jetë. Por si për çdo vendim të vështirë në jetë, edhe ideja e të udhëtuarit zakonisht lidhet me financat, ankthin dhe me faktin se gjëra të tjera kanë rëndësi. Një histori, e rrallë në përjetim dhe në konkluzionet e fituara, tregon Sarah Outen në një opinion në “The Guardian” e cila ka udhëtuar 25 mijë milje për 4 vjet. “E dija se udhëtimi im do të ishte i vështirë-do më shtynte në kufijtë e mi fizikë e mendorë e përtej. Doli se mësimi kryesor erdhi nga dështimet dhe ndryshimi i planeve.

Syzet e duhura për të verbërit. Kthejnë imazhet në tinguj

Postuar në 10 Nëntor, 2015 03:18

Disa kërkues në Institutin e Teknologjisë në Pasadena të Kalifornisë kanë realizuar një zgjidhje  optimale për njerëzit e verbër. Kjo zgjidhje konsiston në një palë syze inteligjente që  kthen imazhet në tinguj  të cilat përdoruesit mund t’i kuptojnë intuitivisht pa ndihmën e dikujt tjetër. Pajisja në fjalë, e quajtur  “vOICe” (OIC  për “Oh! I See(shikoj)”), konsiston në një palë syze të errëta, me një kamera bashkëngjitur, lidhur me një kompjuter. Algoritmi i përpunuar është i njëjtë me atë të zhvilluar në vitin 1992 nga inxhinieri hollandez Peter Meijer.

Dorëhiqet drejtoresha e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali

Postuar në 09 Nëntor, 2015 22:38

Luneda Sufali ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtoreshës së Lojërave të Fatit, agjenci nën varësi të Ministrisë së Financave. Sufali u bë protagoniste e një debati në Komisionin e Ligjeve pak muaj më parë. Ajo është një nga tri drejtoreshat "surprizë" të Edi Ramës pas ardhjes në pushtet, bashkë me Briseida Shehaj dhe Elisa Spiropali, të trija në sektorë kyç. Një eksperiment i dështuar. http://www.balkanweb.com/site/drejtoresha-e-lojerave-te-fatit-luneda-suf...

Guri i fundit i dominosë

Postuar në 09 Nëntor, 2015 20:56

Ilir Demalia dhe libri i tij 

Ata që e jetuan ndodhinë, atë që ne sot e përmendim me emrin 2 Korriku apo Ambasadat, nuk mund ta harrojnë, në cilindo krahë të barrikadës politike ishin dje apo janë ende sot.

Kush është ministri i ri i Drejtësisë që Edi Ramës i duket njeriu më i përshtatshëm (Video)

Postuar në 09 Nëntor, 2015 19:20

Për Edi Ramën, Ylli Manjani është njeriu më i përshtatshëm për të drejtuar ministrinë e Drejtësisë. Të paktën kështu thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së kryeministrit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS