Reagon Shyqyri Çoku: "Nuk kam torturuar dhe nuk kam qenë fare pjesë e Sigurimit"
87-vjeçari Shyqyri Çoku, emri i të cilit është përmendur dendur lidhur me dekorimin për 70-vjetorin e Çlirimit ka folur sot për gazetën "Shekulli". Ai deklaron se nuk ka qenë pjesë e Sigurimit, se nuk e ka torturuar At Zef Pllumin dhe se nuk e njeh Sami Repishtin. Ndërkohë, edhe kryeministri, në fjalën e tij në Kuvend, e ka cilësuar Çokun si torturues të të dyve.
Zbulohet se përse nuk janë dhënë me koncesion Shërbimet Qeveritare. Edua është talent i lindur si organizator pritjesh dhe festash
Kësaj nuk ke çfarë t'i shtosh...
Një maçok, favorit për kryetar bashkie në një qytet në Siberi. Lajm është ky? Në Shqipëri janë kandiduar thuajse të gjitha llojet e Kafshëve
Socialistët “dekorojnë” edhe Berishën. S.Pëllumbi: “I paarritshëm në rolin e trollit në komunikimin politik”
Vitet ikin dhe ata që bëjnë të majtin në Shqipëri nuk po i bëjnë dot derman Sali Berishës. Dy gjëra janë të sigurta në këtë vend: statuset në Facebook dhe denoncimet e ish-kryeministrit si dhe kundërsulmi i kundërshtarëve të tij, shumë prej të cilëve e urrejnë, që e cilësojë kriminel, të korruptuar etj.. Kjo nuk e ka skualifikuar Berishën nga debati politik, madje mund të thuhet se ky polarizim verbal i intereson.
Nënë Tereza në prag të shenjtërimit
Bamirësja me origjinë shqiptare Nënë Tereza është në prag të shenjtërimit. Papa Françeskut ka ratifikuar të enjten në mbrëmje njohjen e mrekullisë që i atribuohet Nënë Terezës. Kjo do të thotë se se ajo do të shenjtërohet së shpejti, dhe kjo ka gjasa të ndodhë më 4 shtator të vitit të ardhshëm.
Nënë Tereza ka lindur me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në Shkup më 26 gusht 1910.
Ku po shkon PS-ja?
Partia Socialiste e Shqipërisë qysh nga themelimi i saj e në vazhdim ka qenë në reformim të vazhdueshëm. Gjithmonë ajo ka pasur aftësinë të reformojë veten për t’iu përgjigjur sfidave të momentit, përgjegjësive të momenti dhe detyrave të momentit. Aktualisht, Partia Socialiste e Shqipërisë është e përfshirë në një reformë tërësore, në reformën e strukturës politike, në reformën e strukturës ekzekutive, në reformën e sistemit të menaxhimit, në reformën për përtëritjen e debatit politik dhe në reformën e dokumenteve themelore të saj.
Videolajm/Një rilindas i padëshiruar
Aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kanë detyraur kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të largohet nga sheshi i Korpusit Qendror Universitar. Studentët protestonin kundër ligjit për Arsimin dhe ndonëse Veliaj është përpjekur të negociojë, qëndrimi ka qenë i pamundur.
