Video/Becchetti sërish lajm
Francesco Becchetti ka bërë lajm sërish kur pas ndeshjes së futbollit mes Orient dhe Portsmouth, ka qëlluar me shkelm, zv. Trajnerin e Orient, Andy Hessenthaler. Becchetti posedon klubin e Leiton Orient.
Rripi shpëton jetë: 36% më pak të vdekur se parvjet në automjete të aksidentuara
Numri i gjobave për shkeljen e neneve 169 dhe 170 të Kodit Rrugor (mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe i kaskos mbrojtese nga motoçiklistët) pothuaj është dyfishuar në krahasim me parvjet. Konkretisht, sipas buletineve të Policisë së Shtetit, janë vënë 96,800 gjoba për shkeljen e këtyre dy neneve në 11 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me rreth 50 mijë gjoba në të njëjtën periudhë parvjet.
Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpiak” për Ismail Morinën. Si do të mbrohet këtëj e tutje heroi i shtetit shqiptar? Sërish me dy pistoleta?
Ismail Morina, personi që pretendon se komandonte dronin që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit 2014, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka lënë sot qelitë e burgut. Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi që Morina, i njohur edhe me pseudonimin Ballist Morina, të kalojë në arrest shtëpie, nga arrest me burg siç ishte prej dy muajsh.
A janë njerëzit më të këqij se Çernobili?
Rreth 30 vjet kanë kaluar qysh kur aksidenti bërthamor në Çernobil [Ukrainë], dhe komuniteti shkencor është ende debaton për ndikimin që ka rrezatimi i tij në ekosistem rreth centralit bërthamor. Kohët fundit, së bashku me shkencëtarët e tjerë, unë studiova kafshët zonën e ndaluar për njerëzit rreth centralit.
Hetim korrupsionit, përveç LSI-së
Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës, inicioi sot një padi penale për disa ish-ministra të qeverisjes së PD-së, që sipas tij kanë favorizuar në privatizimin e realizuar prej CEZ(http://www.respublica.al/2015/12/28/gjiknuri-çon-për-ndjekje-penale-3-ish-ministra-të-berishës-për-privatizimin-e-ossh).
Gjiknuri çon për ndjekje penale 3 ish-ministra të Berishës për privatizimin e OSSH
Një auditim i Ministrisë së Energjisë konstatoi se privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga Qeveria Berisha. Në raportin e auditimit thuhet se privatizimi ka qenë i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me praktikat më të mira të privatizimit në sektorët strategjikë, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera.
Edhe Bamir Topi i zhgënjyer nga klasa politike: Asgjë s’ka ndryshuar, siç ishim jemi
Në një aktivitet të partisë së tij, ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka fshehur zhgënjimin nga klasa politike dhe sidomos nga qeveria e pas vitit 2013. Ndonëse në koalicion parazgjedhor me të majtën për zgjedhjet e pushtetit local, Topi ka konstatuar se Shqipëria është në një kaos politik dhe se gjendja është e njëjtë me atë që ka qenë edhe para zgjedhjeve.
Financat dështojnë me borxhin
Borxhi publik pritet të mbyllë këtë vit në nivelin e 72.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Parashikimi është njoftuar nga Ministria e Financave në një raport për Kuvendin. Me këtë nivel qeveria ka dështuar disa herë në programin për borxhin e vitit 2015.
Në rishikimin e Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal që u bë në korrik të këtij viti, borxhi publik në fund të vitit 2015 ishte programuar 72.2 për qind, por nga ecuria reale e treguesit, ky vit pritet të mbyllet me 0.4 pikë përqindjeje më shumë se pritshmëritë.
Raporti Javor (21 - 27 Dhjetor 2015)
Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 21 - 27 Dhjetor 2015, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe
Raporti Javor (14 - 20 Dhjetor 2015)
Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 14 - 20 Dhjetor 2015, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe
