Djathi 500 lek/kg është me niseshte

Postuar në 15 Dhjetor, 2023 21:30

Çmimi prej 5 mijë lekësh të vjetra për një kilogram djath nuk justifikon koston. Për një kilogram djath duhet mesatarisht 10 kilogram qumësht, që do të thotë një kosto rreth 9 mijë lekë të vjetra. Por për të ulur koston dhe rrjedhimisht edhe çmimin përdoret niseshte.

Nuk del kosto. Këtij qumështi i hidhen shtesa të tjera, pra niseshte. Duhet shkruar në etiketë që ka niseshte”, thotë Abdyl Sinani, ekspert i teknologjisë ushqimore.

Mund të ndodhë çdo gjë dhe sërish asgjë nuk ka ndodhur!

Postuar në 15 Dhjetor, 2023 21:01

 Ngjarja në burgun e Peqinit ka kaluar sot me një reagim skandaloz nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. 

Jam këtu sonte dhe do jem në vijim për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë ligjore, administrative, do t’i shkojmë deri në fund kësaj ngjarjeje 

ka thënë ndër të tjera ai. 

Kemi të bëjmë me një vrasje me armë në një institucion që thirret si i sigurisë së lartë. Ministri vetëm për përgjegjësitë institucionale, politike dhe morale nuk foli sepse kjo ngarkon atë në mënyrë taksative me detyrimin e dorëheqjes. 

Pa fjalë, por me vepra. Granata në mbledhjen e Këshillit(video)

Postuar në 15 Dhjetor, 2023 16:33

Në mbledhjen e këshillit të fshatit Koretsky në Zakarpattia në Ukrainë ka ndodhur një incident shumë i rëndë. Një prej këshilltarëve ka hedhur disa Granada në sallë duke shkaktuar vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e 26 të tjerëve. Bota ka hyrë në epokën e veprave për të lënë mesa duket pas kohën e fjalëve.

Njeriu si mall/2.6 milionë skanojnë irisin për një ID digjitale dhe Worldcoin falas

Postuar në 15 Dhjetor, 2023 16:25

Drejtori Ekzekutiv i OpenAI, një kompanie që ka gjetur hapësirë me Inteligjecën Artificiale dhe aplikimin e Chatbotit më të sukseshëm deri më tani, Sam Altman, ka nisur promovimin e Worldcoin. Një kriptomonedhë, pas së cilës qëndrojnë synime për të krijuar një rrjet financial dhe identifikimi global. Për të përshpejtuar masivizimin e kriptomonedhës, kompania pas saj, “Tools for Humanity” ka njoftuar se po synon të mbledhë 50 milionë dollarë nga investitorët edhe duke aplikuar politika agresive marketingu si shitje me çmim të ulët të xhetonave të kriptos.

Hungaria luan "turkun": Paratë për Ukrainën nëse lëvroni fondet tona

Postuar në 15 Dhjetor, 2023 15:58

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka menduar të luajë “turkun” në çështjen e vetos ndaj Ukrainës për ndihmën europiane 50 miliardë dollarë. Mediat raportojnë se drejtori politik i kryeministrisë, Balazs Orban, ka deklaruar se ndonëse fondet në fjalë dhe fondet që BE I ka ngrirë Hungarisë janë dy çështje të ndryshme, ato mund të ndërlidhen me njëra -tjetrën.

Hamasi është një Ide. Do të vrasim terroristët, por jo Idenë

Postuar në 14 Dhjetor, 2023 18:58

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-kreu i shërbimeve të brendshme të sigurisë në Izrael, Yaakov Peri, shprehet se goditja e spitalit Al-Sifa ka ardhur për shkak se aty është stacionuar një qendër komande e Hamasit. Dhe kjo sipas tij u konfirmua pas kontrolit të kryer nga forcat izraelite. Peri shprehet se Izraeli ka paralajmëruar palestinezët të largohen që aty dhe ka ofruar ndihmë për këtë gjë.

“Pesë familjet”, mafia politike që po përpiqet të rrëzojë Rishi Sunak

Postuar në 14 Dhjetor, 2023 18:56

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, kaloi një test jo të lehtë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ligji i qeverisë së tij për emigrantët kaloi pengesën e parë, por konservatorët nuk janë dorëzuar. Ata kërkojnë ashpërsimin e politikave të emigracionit dhe nuk kanë ndërmend të ndalen.

Kompleks, jo politikë shtetërore me Greqinë

Postuar në 14 Dhjetor, 2023 17:05

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës tundi një fletë lavdërimi të marrë nga Komisioni Europian. Kemi shkëlqyer tha, për punën që kemi bërë në procesin screening. Proces që është me natyrë analitike dhe lidhet me përshtatjen e legjislacionit. Me këtë kartë në dorë, z. Rama ka mbuluar një problem që i është krijuar me Greqinë dhe që ka prodhuar pasoja në refuzimin e çeljes së negociatave për grupkapitujt përkatës.

Nota serbe në Samitin e Brukselit, provon keqdashjen e diplomacisë europiane në krizën e fundit në Kosovë

Postuar në 14 Dhjetor, 2023 16:03

Kërkesa e qeverisë serbe për mbajtur rezerva mbi Deklaratën e Samitit të Brukselit, sipas të cilës Serbia nuk e njeh Kosovën, dëshmon qartë se diplomacia perëndimore e sidomos ajo europiane në Ballkan ka dështuar.

Ne mund të shohim te ky qëndrim i kryemnistres serbe edhe një manovër taktike për të mos lejuar lëshime përpara zgjedhjeve të 17 dhjetorit, por është tanimë e papranueshme që tolerimi i Serbisë në qëndrimet e saj cinike ndaj detyrimeve që vetë ka marrë të mbërrijë deri në pikën sa poshtëron përfaqësuesit e politikës së jashtme të Bashkimit Europian.

Serbia njofton me shkrim se nuk e zbaton Marrëveshjen e Brukselit

Postuar në 14 Dhjetor, 2023 14:50

Duke paraqitur rezerva ndaj deklaratës së miratuar në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Serbia ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend ta zbatojë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Raporteve me Kosovën dhe aneksin e implementimit të saj të dakorduar në Ohër. Ndonëse në Deklaratën e Samitit BE – Ballkan Perëndimor thuhet se asaj deklarate i janë bashkangjitur edhe vendet e rajonit, burimet diplomatike të KOHËS thonë se Serbia ka paraqitur rezerva përmes së cilave ka bërë të qartë se pranimi i tekstit të deklaratës nga ana e saj nuk nënkupton edhe pranimin de facto apo de jure t

Pages

Subscribe to ResPublica RSS