Lamtumirë Jorgo Bulo!

Postuar në 28 Nëntor, 2015 17:15

Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të mikut tim të shtrenjtë dhe studiuesit të shquar të letërsisë shqipe, Akademik Jorgo Bulos.

Nëntor i ftohtë mes dehjes së turmave

Postuar në 28 Nëntor, 2015 16:36

Teksa dalldia e festimeve të njëqindvjetorit të pavarësisë i ka dehur të gjithë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi e kudo ku ka shqiptarë, zëra të kthjellët dëgjohen më rrallë se kurrë, të mbytur nga kore brohoritjesh emocionale të një tifozerie masive që ka pushtuar çdo cep të hapësirës publike.

Arrestohet Albin Kurti(video)

Postuar në 28 Nëntor, 2015 16:30

Opozita e Kosovës kërkon bashkimin me Shqipërinë, Albin Kurti në delir nacionalizmi

Postuar në 28 Nëntor, 2015 15:00

Një zhvillim që paralajmëron erëra me sfond nacionalist në ballkan vjen nga Prishtina. Në mitingun-protestë që u mbajt në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqendërn e Kosovës, opozita doli hapur me tezën e bashkimit Kombëtar. Ish-kreu i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti që mori fjalën pas Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe Visar Ymerit tha se bashkimi kombëtar nuk është pengesë për Bashkimin Evropian, që sipas tij është bashkim ndërkombëtar dhe jo mes shqiptarëve.

Përgatitje për të pritur emigrantë në kufirin shqiptaro-grek

Postuar në 28 Nëntor, 2015 14:01

Policia greke po merr masa për të përballuar një situatë të mundshme emergjence në kufirin me Shqipërinë, të ngjashme me atë që po ndodh aktualisht në kufirin greko-maqedon.Policia maqedonase ka filluar aktualisht ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit me Greqinë, për të kufizuar flukset e mëdhenj të refugjatëve dhe emigrantëve që i janë drejtuar vendit javët e fundit.

Thagmat e Ilir Beqajt

Postuar në 28 Nëntor, 2015 13:41

Ilir Beqaj ka dëgjuar që me barnat e rimbursueshme janë vjedhur 1.6 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Shifër sipas tij vjen si referencë nga mediat, pasi zyrtarisht nuk ka asnjë konsideratë për dëmin nga skema e mashtrimit ku janë të përfshirë Fondi i Institutit të Kujdesit Shëndetësore, famaci, depo faramaceutike dhe punonjës të ministrisë.

A dështoi plani Rama për të çuar në Gjyqin e Hagës marrëveshjen e detit me Greqinë?

Postuar në 28 Nëntor, 2015 11:38

Athina është veçantërisht e shqetësuar për kursin politik që po ndjek qeveria shqiptare në raport me çështjet që mbeten pezull mes dy vendeve. Gazeta Kathimerini shkruan se ajo që pengon arritjen e një marrëveshje për kufirin detar nuk janë detajet teknike por mungesa e vullnetit politik nga Tirana zyrtare.

Avancon Putin, Rusia hyn me trupa tokësore në Siri

Postuar në 28 Nëntor, 2015 10:23

Revista gjermane Der Spiegel shkruan se trupa të këmbësorisë ruse dhe artileria e saj kanë hyrë në Siri për të ndihmuar forcat e Asad të përparajonë në pozicionet e ty kundër Shtetit Islamik. Shkak për këtë u bë operacioni 12 orësh për shpëtimin e njërit prej pilotëve rus të rrëzuar nga ushtria turke. Moska nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, por sipas gazetës gjermane trupat ruse ndodhen në terren për të blinduar kufirin turko-sirian. Gatishmërinë e Moskës për të ndihmuar në terren ushtrinë siriane e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit me homologun e tij sirian.

103 vjet Pavarësi!

Postuar në 28 Nëntor, 2015 01:08

"Kemi marrëdhënie me probleme. Qeveritë shqiptare, paragjykim dhe retorikë antiruse”

Postuar në 27 Nëntor, 2015 20:41

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, shprehet se murtaja e terrorizmit nuk njeh kufij dhe kërcënon gjithë botën e civilizuar. Duke folur për “Shekullin”, diplomati rus shpjegon arsyet e angazhimit ushtarak të Moskës në Siri, qëndrimin ndaj Asadit dhe kontaktet me vendet perëndimore.

Prej disa javësh, Rusia është angazhuar në mënyrë ushtarake në konfliktin sirian. Pse Moska mori një vendim të tillë?

Pages

Subscribe to ResPublica RSS